Shqiptaret dhe shprehjet popullore me te cuditshme.

Shumë shprehje të urta popullore nuk dihet nga e kanë origjinën dhe si janë krijuar.Klintoni u është drejtuar qytetarëve, për t’i pyetur për disa nga shprehjet më “pikante” nga kultura e të folurit tonë të përditshëm. Nuk mungojnë përgjigjet me humor nga ana e banorëve të kryeqytetit.

Roskovec/ Djalin me probleme autizmi e lene vetem me dy ore mesim.

Kemi udhëtuar drejt Roskovecit. Prindi i një djali me nevoja speciale është i shqetësuar pas vendimit, që mori komisioni multidisiplinor, i cili vendosi, që ky fëmijë në klasën e tretë, duhet të bëjë 2 orë mësimi me mësuesen mbështetëse dhe 2 orët e tjera të qëndrojë në klasë pa të, por me mësuesin e klasës.Sipas nënës, fëmija i saj, e ka të pamundur, që të qëndrojë pa mësuesen mbështetëse, pasi nuk rri dot në klasë si të gjithë fëmijët dhe bëhet shkak i prishjes së orës së mësimit. Megjithëse zonja e ka bërë ankesën disa herë pranë ZA-së Roskovec, nuk ka marrë zgjidhje.Mësuesja mbështetëse e fëmijës, thotë, se Elio është shumë i lidhur me të, madje e ka mbajtur edhe vullnetarisht atë, pasi i vogli ka nevojë për 4 orë mësim.

 Roskovec/ Stop zgjidh problemin e shkollimit te femijes me autizem.

Mamaja e fëmijës me probleme autizmi, Matilda Zeka thotë, se ndjehet e diskriminuar, në një kohë, kur fëmijët me aftësi të vecanta, duhet të kenë gjithëpërfshirje në shoqëri e kudo.Ne shkojmë në Zyrën Arsimore Roskovec, ku na konformojnë, se zonja Zeka ,si prind, ka bërë disa kërkesa për djalin e saj. Kërkesa është marrë në shqyrtim, ka ardhur edhe një grup inspektimi nga DRAP për këtë cështje dhe në raportin e vlerësimit nga DRAP Fier, u vlerësua si e ligshme dhe e rregullt procedura, që është ndjekur dhe komisioni i vlerësimit për nxënësin. Pas kërkesave të përsëritura të prindit, komisioni i vlerësimit u mblodh sërish dhe vendosi që fëmija me probleme të autizmit të marrë 4 orë mësim, sic i takon, dhe sic kërkoi e ëma.