Vipa ne karantine/ Irma Libohova flet per izolimin e projektin “bella ciao”.

Me një këngë për infermierët në ditën botërore të tyre e në këtë kohë pandemie globale, nis programi i sotëm.Giovanni Rotolo dhe Ola 1 kanë dizenjuar maska mbrojtëse enkas për emisionin Stop dhe stafin tonë me logon e programit. Klintoni ka realizuar intervista me personazhe VIP nga ditët e tyre të karantinës. E para është Irma Libohova, që tregon përvojën e saj të izolimit dhe projektin e këngës Bella Ciao, ku mori pjesë mes artistëve të tjerë ndërkombëtarë.

Skandali/21 vjecarja vdiq nga infeksioni, mjeket nuk e vizituan nga frika e covid.

Jasemina Luarasi u nda nga jeta në 17 prill 2020 në moshën 21 vjecare. Shkaku i vdekjes është përcaktuar arrest kardiak, por se pse erdhi kjo situatë, nuk shpjegohet. Jasemina kishte lindur me mungese të qiellzës (palatoksinë), por falë disa ndëryrjeve, kishte korrigjuar këtë problem.Megjithatë, kjo anomali i krijoi probleme me shëndetin mendor. Në fillim të muajit prill Jasemina u sëmur nga një infeksion në vesh. E ëma tregon, se ka qenë gjithë kohën në komunikim me mjeken e familjes, e cila i ka dhënë trajtim përmes telefonit. Por gjendja nuk u përmirësua dhe infeksioni kaloi në mushkëri.Megjithë përpjekjet e mamasë, Jasemina nuk ia doli, ndaj Luli Luarasi thotë, se askush nuk u tregua i gatshëm të ndihmonte vajzën e saj, për shkak të situatës së pandemisë.Stop ka siguruar dëshmi të stafit mjeksor, ku provohet, sesi është rënduar situata e të ndjerës, si pasojë e mosmjekimit të duhur. Mjekja e familjes pranon, se e ka konsultuar Jaseminën me telefon nga frika e koronavirusit.Në ambulancën 11 nuk e vizituan me pretendimin, se mjekja ishte pediatre, ndërsa vajza 21 vjec.

Në kushte rëndese dhe dëshpërimi prindërit e cojnë vajzën në spitalin e Traumës, por mjekja e urgjencës tregon, se gjendja e vajzës ishte kritike. Sipas mjekes, Jasemina nuk ishte ekzaminuar në kohë, gjë që i kushtoi edhe jetën.

 I mbajten pagen e karantines, Stop zgjidh problemin e sanitares ne Durres.

 Më 13 prill të 2020-ës, emisioni Stop transmetoi rastin e zonjës Luljeta Kapreli.Pas viktimës së parë me korona virus në Shqipëri, personeli i spitalit të Durrësit hyri në izolim të detyruar. Një ndër to, ishte dhe Luljeta Kapreli, sanitare e kompanisë “Sanitary Cleaning sh.p.k”,e cila pas disa ditësh iu rikthye punës, pasi rezultoi negative.Por Luljeta konstatoi, se ditët e izolimit i ishte mbajtur paga nga menaxherja e kompanisë Sofie Xhaferri.Për këtë arsye iu drejtua emisionit “Stop”. Sot një muaj më pas, Luljeta tregon, se pas ndërhyrjes së gazetares së “Stop”, bashkë me pagën e muajit maj, ishte hedhur edhe 100 mijë lekëshi i muajit të kaluar.