Elbasani pa abone, qytetare e studente shpenzojne para per bileta autobusi.

Jemi në Elbasan për problemin e aboneve të transportit publik. Prej dhjetorit 2020 nuk ka abone në shitje. Vlera e abonesë është 12 mijë lekë dhe 6 mijë lek ajo e studentit. Bileta kushton 300 lekë të vjetra. Me bileta, një qytetari pagesa e urbanit i kushton minimalisht 20 mijë lekë të vjetra në muaj.Ne iudrejtuam Shërbimit të transportit në Bashkinë Elbasan dhe kontaktuam me përgjegjësin Eduart Borgi,i cili tha, se nuk ka planifikim në buxhetin e bashkisë për abonetë, ngaqë nuk ka para.

Peqin/ Debaton me ish-gruan per prona, ajo e kallzon padrejtesisht per dhune.

Jemi drejtuar në qytetin e Peqinit, pasi Ilirjan Petriti ka drejtuar në Stop ankesën, se akuzohet padrejtësisht për ushtrim dhune ndaj ish-bashkëshortes.Ai ka qenë i martuar me një grua nga Rrogozhina dhe ka dy fëmijë, vajzën 13 vjece dhe djalin 17 vjec. Është divorcuar në vitin 2013 për mosmarrëveshje. Por problemet me ish-bashkëshorten nuk i janë ndarë, edhe pse është i martuar prej 4 vitesh me një grua tjetër. Në qershor 2020 Ilirjani është takuar me ish-gruan për një firmë për të lëvizur me fëmijët në Francë. Situata është acaruar për një debat pronash dhe gruaja ka bërë kallzim në polici për dhunë nga ana e Ilirjanit.Ndërkohë komisariati ka marrë një letër nga një doktor në Rrogozhinë me gjendjen e zonjës, që kishte një gërvishtje në buzë dhe Ilirjanin e arrestuan. Gjyqi zhvillohet me letrën e një eksperti mjeko-ligjor nga Durrësi, që shprehej, se zonja ishte goditur me mjete të forta. Prej 8 muajsh Ilirjan Petriti është në arrest shtëpie, edhe pse nuk e ka dhunuar asnjëherë ish-bashkëshorten. Mjeku Agron Karaj tregon, se nga policia i është kërkuar të mbushë nje fletë dhe këtë e ka bërë për të mbrotjur gruan. Ai thotë, se zonja nuk ka vajtur me ato shenja sic shkruhet në aktin e mjekut ekspert.

Shkeljet qe cuan ne arrestimin e burrit per dhunen e pretenduar ndaj ish-gruas.

Për akuzën ndaj Ilirjan Petritit për dhunë ndaj ish-bashkëshortes, ne u drejtuam në Komisariatin e Policisë së Kavajës për të biseduar me oficerin e policisë gjyqësore Alban Nela, i cili ka marrë deklaratat e fëmijëve pa praninë e psikologut. Ai thotë, se nuk i kujtohet si cështje dhe ka marrë për bazë fletën e doktorit të Rrogozhinës.Nga ana tjetërProkuroria e Durrësit, me prokurore Edina Kurti, ka vepruar në kundërshtim me kodin e procedurës penale, pasi personi është arrestuar në 28 qershor 2020 dhe cështja është dërguar për gjykim në 5 nëntor 2020, pas gati 5 muajsh, duke kaluar afatin e hetimeve.