Rama shërben drekën me përparëse, ndotje në Elbasan.

Kryeministri Rama dhe kryebashkiaku Veliaj veshën përparëset e kuzhinës dhe shërbyen drekën në kopshtin numër 38.Ndotja është një ndër problemet më të mëdha e të pazgjidhura në vend.Elbasani vazhdon të vuajë “mjegullën” e tymit, nga ndotja e fabrikës Kurum.

 

Skandali, dentistja pa licensë, i ofron pacientes 1 milionë lekë, që t’i mbyllë gojën për dëmin.

Bukurie Saliu jeton prej 27 vitesh në Itali dhe si shumë emigrantë të tjerë, rregulloi dhëmbët në Shqipëri, për kosto më të ulët. Edhe pse pagoi plot 1 milion e 300 mijë lekë të vjetra, pas shërbimit në klinikën dentare “Korbi” i nisën komplikacionet.

Dentistja Nezi Korbi i ofroi 1 milion lekë dëmshpërblim, me kusht që ta linte këtë histori. Por Bukurie, pasi e verifikoi se mbushjet ishin punuar me probleme, denoncoi stomatologen në emisionin “STOP” dhe “Urdhrin e Stomatologut”.

Klinika “Korbi” rezultoi me liçensë të skaduar që prej vitit 2011…

“Quhem Bukurie Saliu dhe jam emigrante prej 27 viteve në Itali. Në Janar iu drejtova dentistes Nezi Korbi, në klinikën e saj private. Fillova punimet, brenda 4 ditëve mbarova punë, e pagova 1 milion e 300 mijë lekë (të vjetra) dhe u nisa për në Itali. Pas 10 ditëve filloi acarimi i mishit të dhëmbëve, hemorragji, dhimbje e madhe e kokës.”

Bukurie rrëfen se u detyrua t’i drejtohet një dentisti italian, i cili tha se dhëmbët e saj nuk ishin të puthitura me rrënjët, ndaj i janë krijuar infeksione të mëdha. Ai i sugjeroi të rikthehej te dentistja që t’ia hiqte të gjithë dhëmbët që i kishte vendosur dhe t’ia rivendoste, kur të qetësohej mishi i dhëmbëve.

Pas komunikimit nëpërmjet telefonit, Nezi Korbi tha se nuk ishte e mundur, pasi kishin punuar shumë mirë. Bukurie u detyrua të rikthehej në Shqipëri për të komunikuar personalisht me dentisten Korbi, e cila u shpreh se mund të kishte alergji nga metali i porcelanit që i ishte vendosur. Ajo bëri analizat dhe dolën negative. Nuk kishte alergji nga metali, por kishte infeksion të rëndë në mishrat e dhëmbëve.

“Asnjë lloj stomatologu nuk më prekte me dorë, më thonin duhet të kthehesh atje. Vazhdova telefonatat me Nezin, nuk përgjigjej. I kam nisur me dhjetëra mesazhe, nuk më ka kthyer asnjë përgjigje, duke qenë mospërfillëse dhe indiferente në maksimum. Unë e di se çfarë jam duke hequr prej asaj, prandaj ju lutem dua që të shikohet gjendja e kësaj stomatologe, që të mos ketë viktima të tjera si puna ime.”

Bukurie Saliu rikthehet në klinikën dentare “Korbi”, për t’u ballafaquar sërish me Nezi Korbin.

Bukurie

– Më njeh mua se kush jam?

Dentistja – Të njoh moj motër, si jo?

Bukurie

– Po atëherë, pse silleni me mua në këtë mënyrë?

Dentistja – Çfarë do ti tani, më fal?

Bukurie

– Çfarë dua unë? Unë te ty, në muajin Janar kam hequr 9 dhëmbë të shëndoshë. Më ke prishur 9 dhëmbë dhe më ke vënë 9 këllëfë, që qëkur i kam vënë, ti e di shumë mirë gjendjen

.

Bukurie

– Po, se me dhëmbët e kujt jam?

Dentistja – Po, po të pyes!

Bukurie

– Ok! Unë jam me dhëmbët që me ke vënë ti. Jam me probleme të mëdha, duke u kuruar me antibiotikë te doktorët në Itali, siç të kam shkruajtur dhe me mesazh, që ti i ke injoruar komplet mesazhet e mia!

Dentistja – Nuk ka nevojë me bërtit! Urdhëro, fol!

Bukurie

– Mua më bën përshtypje, domethënë, qëndrimi i ftohtë karshi meje.  

Dentistja – Mos u merr me mua ti, vazhdo me problemet që ke, që ta zgjidhim! Kaq!

Bukurie

– Shkova në Itali, më dhe emrin e metalit që ka porcelani, shkova i bëra (analizat), nuk jam alergjike tesoro mio (shpirti im).

Dentistja – S’më ka ndodhur ndonjëherë. Se po të më kishte ndodhur, se po të isha kështu do ta kisha mbyllur (klinikën) dhe jo të vazhdoja punën. Dhe unë vazhdoj të punoj në mënyre ritmike, të rregullt dhe pa asnjë problem. Unë dhe sot nuk jam e qartë se përse më ka ndodhur kjo.

Ngrënien e dhëmbëve e kam bërë normal, gjatësinë e kurorës ta kam bërë normal…

Bukurie

– Nervat nuk i ke hequr të gjithë, veçse…

Dentistja – Jo, të thashë…

Bukurie

– Jo, jo , jo më vjen shumë keq! Më the i kam hequr. Unë të kam sjellë ekografinë nga atje dhe atëherë më ke thënë, ne s’i paskemi hequr të gjithë nervat. Prandaj, të lutem shumë, te këto gjëra duhet të jesh e sinqertë dhe e pastër!

Dentistja – Unë të kam thënë që këto s’i kemi hequr… por unë s’e mbakam mend momentin…

Bukurie

– Ti mua nuk ma ke thënë që s’i kemi hequr këto nerva. Absolutisht!

Dentistja – Unë mendoj që duhet ta kem thënë.

Bukurie

– Jo, jo, jo! Ti mund të mendosh, por ti mua nuk më ke thënë.

Dentistja – Unë e pranova, tani të vazhdojmë më tutje. Të vazhdojmë te zgjidhja.

Bukurie

– Të shkruaj, nuk më përgjigjesh. Të them më jep një mendim, ç’të bëj, nuk më përgjigjesh. Kjo është një maleducazione (mungesë edukate) nga ana jote si doktoreshë.

Dentistja – Ma ke thënë nja 10 herë. Prisni këtu! Ke 1 milionë lekë!

Qytetarja

– Dua dhe shpenzimet që kam ardhur këtu! Nuk i pranoj.

Dentistja – Ok, në qoftë se nuk i pranon. Ok! Këto kisha brenda mundësive.

Bukurie

– Ok, unë do të eci përpara me timen! Ti vazhdo me tënden!

Dentistja – Vazhdo.

Bukurie

– Mirupafshim!

Bukurie Saliu i drejtohet dy klinikave dentare të ndryshme për të bërë një konsultë dhe për të marrë gjykime rreth gjendjes së dhëmbëve të saj.

Dentistja 1

– Është një punim jo i mirë! Më kupton? Por e rëndësishme është të jenë mbushur dhëmbët mirë, që ti të mos kesh probleme të mëdha te dhëmbët. Dhëmbi ka një kanal, ku rri nervi. Më kupton?

Duhet të më japësh një grafi, si t’ja shpjegoj tani! Kjo e zeza është nervi, mbaron këtu deri këtu. Kjo është maja e dhëmbit. Atëherë, nëse një kanal është mbushur deri këtu do të thotë që nuk është mbushur korrekt… e bardha. Ja, ky është i mbushur korrekt se ka shkuar deri në fund te maja. Nëse do të ishte e bardha deri këtu, do të ishte mbushur në gjysmë.

Bukurie – Pse i rri kështu, që i lëviz ajo (këllëfi)? Pse i ka kërcyer mishi?

Dentistja 1 –

Nuk është puthitur mirë.

 

Dentisti 2

– Punimet nuk janë ashtu siç duhet. Duhet të ishin normalisht poshtë lingitës, për të mos dhënë inflamacione, por qoftë edhe për rritjen në gjatësi dhe mos të zhvishet dhëmbi. Duhet të heq menjëherë të gjithë këto, ose do i vë provizorë, që të rrijnë shumë larg mishit.

Bukurie Saliu i drejtohet zyrës së ankimimit të Urdhrit të Stomatologut të Shqipërisë për të denoncuar dentisten Nezi Korbi, ku iu tha se do të verifikohet gjithçka në bazë të provave që paraqiti.  

Gazetarja e emisionit “STOP” komunikoi me kryetarin e Urdhrit të Stomatologëve të Shqipërisë, Nikoll Deda, i cili shpjegoi si funksionon ankimimi i bërë nga qytetarët për stomatologët. Ai thotë se dënimet fillojnë me gjobë nga 15000 lekë deri ne heqje të liçensës për 3 vjet.

Por klinika dentare “Korbi” është pa liçensë që prej vitit 2011 dhe nuk ka bërë asnjë pagesë të detyruar ndaj shtetit.

I vjedhin armën e gjahut, denoncon nga frika e krimit me ciften e tij.

Imer Debrova nga fshati Shinavlash, ankohet në “Stop”, se në dhjetor 2016, i grabitën shtëpinë e bashkë me të edhe ciften, që e kishte me leje.Edhe pse e ka denoncuar në polici, Imeri i druhet faktit, se dikush mund të bëjë krim me armën, që rezulton në emër të tij.Plot humor Imeri tregon, sesa i mungon arma e tij. Ndërsa gazetarja e emisionit, merr përgjigjen zyrtare, se në momentin, që arma deklarohet e humbur apo e grabitur, zotëruesit automatikisht i hiqe përgjegjësia penale.