Femijet ne shtepi me Stop/Fantazi nga memet e karantines.

Shumë fëmijë, që performojnë në kushtet e izolimit, kanë sjellë videot e tyre në redaksi në kuadër të nismës “Rri në shtëpi-rri me Stop”. Më pas shfaqim disa nga memet më të bujshme të karantinës. Shumë qytetarë e kanë shfrenuar fantazinë në kushtet e qëndrimit në shtëpi, për shkak të pandemisë së koronavirusit.Një i moshuar gëlltit cigaren me raki. Një video tregon, sesi prodhohen maskat në Indi. Një tjetër video tregon, sesi mposhtet koronavirusi në një spital, duke ia marrë këngës e valleve tallava.

Elbasan/Gabimi i gjendjes civile “vdes” e le pa pension 80 vjecaren.

“Stop” është ndalur në Elbasan, në lagjen “5 maj” për problemin e një të moshuare 80 vjecare. Ilir Duraku tregon, se punon në Greqi dhe para 5 muajsh e kanë njoftuar, se në lagje ka ndërruar jetë Aishe Hamit Duraku, emri dhe mbiemri i së cilës është i njejtë me atë të nënës së tij. Për këtë arsye, zyra e gjendjes civile Elbasan, ka cregjistruar gabimisht nënën e Ilirit, ndaj që nga janari e ëma nuk përfiton pensionin.Vetë e moshuara tregon, se është në gjendje të mirë shëndetësore, por gjendja civile e ka shpallur të vdekur, duke i mohuar edhe ato pak të ardhura, që ka nga pensioni.Për këtë problematikë i jemi drejtuar Zyrës së Gjendjes Civile Elbasan, ku na thonë, se është bërë një gabim njerëzor, duke hqeur nga sistemi të moshuarën në vend të asaj, që ka ndërruar jetë. Behar Tashi, Përgjegjës i Zyrës së Gjendjes Civile Elbasan thotë, se me marrjen e të dhënave të sakta, do t’i zgjidhet problemi zonjës Aishe.Jonida Beqiri, Kryetare e Degës së Përfitimeve, ISSH Elbasan shpjegon, se askush nuk e ka përfituar pensionin e zonjës, pasi që të dyja kanë dalë nga sistemi, për shkak të gabimit të Zyrës së Gjendjes Civile. Në momentin e sistemimit të të dhënave, zonja do të marrë sërish pagesën edhe për muajt e munguar.

Solidariteti/Ndihma per te pamundurit e katergorite ne nevoje.

Stop në bashkëpunim me ICC ALBANIA dhe Arkivin Dixhital Elbasan janë ndalur në Belsh, për të shpërndarë pako për 30 familje, që jetojnë në cadra pas tërmetit të 26 nëntorit.Ndërsa në bashkëpunim me International Cooperative Centër kemi ndihmuar 20 familje në Peqin.Fondacioni Firdeus në bashkëpunim me emisionin Stop kanë ndihmuar me ushqime 4 familje, që kishin një pjesëtar të sëmurë.Po kështu lokali Mabel në rrugën “Xhanfize Keko” dhe pronari i tij, Taulant Coku, tregon, se ka menduar, që nëpërmjet emisionit Stop, të dhurojë disa pako ushqimore për familjet në nevojë.në u ndalëm në fshatin Prush të Tiranës, për të shpërndarë këto pako ushqimesh.