Dhuna cnjerezore e mjekeve te Fierit, reagon Ministria e Shendetsise.

Një ditë më parë transmetuam rastin e një akti dhune të paprecedent të disa mjekëve të Spitalit të Fierit ndaj një qytetari.Stop” siguroi audio regjistrimin e dhunës barbare, që 4 mjekët e Fierit ushtruan ndaj qytetarit Ardit Klima.Në material dëgjohej, sesi mjeku neurolog Enver Halili bashkë me disa kolegë të tij, mjeku i Hemodinamikës, Ndriçim Kallashi, dhe një tjetër i quajtur Luli, e rrahën dhe fyen në mënyrë cnjerëzore Arditin.Mjekët mohojnë ta kenë prekur me dorë, por fotot e Arditit dhe audio regjistrimi treguan të kundërtën.Ministria e Shëndetsisë reagoi, duke dënuar dhunën e duke kërkuar hetim të plotë për ngjarjen në Spitalin e Fierit.Ministria e Shëndetësisë ka ngritur një grup pune për një hetim administrativ, ndërsa nxit dhe organet kompetente për zbardhjen sa më të shpejtë të ngjarjes.  

Peshkopi/ Polici dhunon ciftin e te moshuarve, dosja dy vjet ne prokurori.

Bana Muca, emigrante prej 25 vitesh në Itali, denoncon në “Stop” dhunën, që kanë pësuar prindërit e saj 69 dhe 72 vjec, nga një bashkëfshatar i tyre, polic nëPeshkopi, Bukurosh Zagrati.Konflikti ka nisur për një pjesë betoni, që të moshuarit kishin bërë para portës së tyre. Rexhep dhe Emrije Muca tregojnë për dhunën nga ana e Bukurosh Zagratit.Duke qenë se ishin në shtëpi vetëm me nusen e djalit dhe fëmijët e vegjël, të moshuarit lajmëruan djalin dhe vajzën në Itali, të cilët u nisën me urgjencë për të asistuar prindërit në fshatin Steravec në Peshkopi. Të nesërmen u drejtuan për të bërë kallzim ë polici për Bukuroshin.Në ambientet e komisariatit të Peshkopisë, të moshuarit qëndruan 14 orë para se t’u merrej kallzimi.Në të njëjtën kohë, Bukuroshi montonte cështjen, duke sajuar histori, sikur dy pleqtë mbanin armë në shtëpi.”Stop” komunikoi me Bukurosh Zagratin, i cili mohoi dhunën ndaj dy të moshuarve.Prokurori i cështjes, Rifat Kojku, nuk ka bërë asgjë për të zbardhur ngjarjen, edhe pse dosja ka dy vjet, që fle në sirtarin e prokurorit.

Peshkopi/ Polici i denuar me pare per dhune, prokurori:Nuk behet Shqiperia!

“Stop” ka mësuar, se Bukurosh Zagrati në periudhën 1982-‘83 ka dhunuar një bashkëfshatar dhe është dënuar me 6 muaj burg, gjë, që nuk e lejoj atë, të jetë efektiv policie.Fillimisht Bukuroshi e mohoi këtë fakt, por më pas u detyrua ta pranojë.Një vit e gjysmë nga konflikti me të moshuarit Muca dhe në kushtet e mosvendosjes së drejtësisë, djali i të moshuarve konfliktohet me Bukuroshin,  dhe ky i fundit mbeti i plagosur, ndërsa djali përfundoi në burg.I pyetur për këtë pasojë të moszbardhjes së dosjes, prokurori Rifat Kojku, thotë, se kjo është Shqipëria, që nuk ka për t’u bërë kurrë, ndaj të mos lodhemi kot.