Stop Tv Klan | Një format satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj.

Dalin ne shitje kepucet e rralla me lekure burri?!

Një reklamim i një dyqani ka shkruar, se shet këpucë me lëkurë burrash, në vend të shprehej, se shiteshin këpucë lëkure burrash.Një video e mbërritur në redaksinë tonë, tregon, se makinat e furgonët kanë zënë trotuaret, e nuk lejojnë kalimin e karrocave të paraplegjikëve apo edhe të fëmijëve.

“Lekët e shpronesimit  jepja ndërtuesit për shtëpi”, këshilla e zyrtarit të bashkisë

Jemi vendosur në qytetin e Vlorës, për një ankesë të zonjës Tatjana Hoxha. 

Ajo tregon, se prej 20 vitesh banonte në një pallat, që u shemb në 1 qershor 2023. Tatjana thotë, senë vitin 2010,  firma “Cobo Shpk” dhe “Hanxhari Shpk” kërkuan leje ndërtimi për pallat. Firma Cobo e fitoi të drejtën, ndaj u prish në atë kohë 1/4 e pallatit. Firma Hanxhari Shpk nuk e përdori lejen e atëhershme dhe pas 10 vitesh e rifreskoi lejen në gjykatë.Zonjës Tatjana, përvecse nuk iu komunikua data e prishjes së banesës, iu tha, se shtëpinë e saj e kapte projekti i rrugës, që do të ishte aty. Ndërkohë zonja shpjegon, se nuk e kap rruga, por pallati dhe rruga do të ndërtohet në funksion të pallatit.Marrëveshja e fundit ku zonja do të përfitonte nje sipërfaqe te caktuar dhe do të paguante për metrat katrorë shtesë, nuk u realizua, pasi nuk iu vu në dispozocion asnjë dokument, që zonja të krijonte siguri.

Ndërkohë përgjegjësi i buxhetit në bashkinë e Vlorës, i ofron një marrëveshje, duke e këshilluar, që lekët e shpronësimit, t’ia japë ndërtuesit dhe të përfitojë apartament. Qytetarja shkon ne zyren e Inspektoriatit të Ndërtimit Vlorë dhe kërkon shkresën e njoftimit për prishjen e pallatit, por i tregohet një shkresë me protokollin e bashkisë. 

Goditen e kyçën gazetaren dhe operatorin, noterja e bashkëshorti në gjykatë

Noterja e Fierit, Anila Haxhiu dhe bashkëshorti i saj, Ilirjan Ymeri, do të ulen në bankën e të akuzuarve në Gjykatë për dhunimin për shkak të detyrës të grupit të xhirimit të emisionit “Stop”.

Hetimet për çiftin e bashkëshortëve kanë përfunduar dhe dosja është nisur drejt institucionit të gjykimit.

Noterja Haxhiu pëveç abuzimit me detyrën, për të cilën kishte shkuar atje grupi i xhirimit, edhe e ka dhunuar këtë të fundit.

Duke mos iu përgjigjur gazetares, ajo e ka mbyllur atë me çelës në zyrë, duke pretenduar, se po e bezdiste dhe duke njoftuar sallën operative të policisë.

Gjatë kësaj kohe, thuhet në dokumentin e hetimit, ajo ka thirrur edhe bashkëshortin Ilirjan Ymeri, ndërsa dhunonte me duar gazetaren, duke i shkaktuar hematoma e humbje të aftësisë për punë për 9 ditë.

Nga ana tjetër, bashkëshorti i noteres ka goditur kameramanin e emisionit Stop, duke i shkaktuar hematoma në qafë të tilla, që gjithashtu shkaktojnë humbjen e aftësisë për punë për 9 ditë.

Ilirjan Ymeri, bashkëshorti dhe sekseri i noteres, nuk është mjaftuar me kaq. Ai ka përplasur në tokë e shkelmuar edhe telefonin e gazetares.

Raporti i prokurorisë ka përshkruar me detaje gjithë ngjarjen, që përfundoi me incidentin e dhunshëm. Për këto konkluzione, janë marrë dhe rezultatet e raportit mjeko-ligjor, si  edhe pamjet filmike të operatorit të emisionit ‘Stop’ dhe zyrës së noteres, Anila Haxhiu./tvklan.al