Hapja e kazinove/Qytetaret komentojne vendimin e qeverise.

Pas vendimit të qeverisë për hapjen e kazinove, Klinton u është drejtuar qytetarëve, për t’i pyetur, nëse do argëtohen e do lenë paratë në këto biznese.Banorët e kryeqytetit janë përgjigjur me batuta për këtë nismë të qeverisë, duke theksuar, se nuk kanë para për t’ia dalë me shpenzimet e muajit, e jo të lenë në kazino, ato pak të holla, që fitojnë.

Infermiere pa maska e veshje mbrojtese ne shtepite e pacienteve me covid 19.

6 muajsh pas shpërthimit të pandemisë së Covid 19, situata në qendrat shëndetësore është e vështirë. Një infermiere ka denoncuar në redaksinë e emisionit “Stop”, faktin se ajo dhe një kolege tjetër janë përzgjedhur për t’u bërë injeksionet në shtëpi pacientëve me korona virus. Por personeli shëndetësor nuk ka pajisje mbrojtëse. Përvec dorezave,që ua jep qendra, maskat i blejnë vetë. Ndërsa për veshjet speciale mbrojtëse, as që bëhet fjalë. Infermierja thotë, se është konfliktuar me drejtoreshën, për këtë arsye, por ajo e ka detyruar të shkojë në shtëpitë e pacientëve.Gazetarja e “Stop” bëri një vëzhgim në qendrat shëndetsore dhe para kameras, mjekë e infermierë shprehen, se gjithcka është në rregull.Ndërsa më kamera të fshehtë, personeli shëndetsor thotë, se nuk ka maska, doreza dhe veshje mbrojtëse. Blerina Duka, presidente e Urdhrit të Infermierëv, thotë, se nuk ka qenë në dijeni të këtij problemi, por tani do të verë dijeni Ministrinë e Shëdetsisë dhe Autoritetin e Qendrave Shëndetsore.

Denoncoi korrupsionin ne privatizim, akuzohet i infiltruari i kameres se fshehte.

Kohë më parë emisioni “Stop” transmetoi me kamera të fshehtë rastin e Nebi Brahimllarit, qytetarit nga Elbasani, i cili prej 27 vjetësh sorollatej për të privatizuar objektin, që i takonte. Sektori i Privatizimit në Ministrinë e Financave nuk përfundonte procedurat, derisa u pagua ryshfeti prej 1 milionë lekësh. Në këtë moment procedura për privatizimin e objektit përfundoi brenda muajit.Pas këtij publikimi Prokuroria regjistroi procedimin për korrupsion aktiv-pasiv dhe cështja i kaloi Spak-ut. Por absurdi është se prokuroria po dërgon për vepër penale edhe denoncuesin, Nebi Brahimllari, i cili denoncoi fenomenin dhe ishte viktima e burokracive korruptive. Avokati i Brahimllarit, Arben Llangozi, shpjegon ku ka gabuar Spak, që po con për ndjekje penale edhe denoncuesin.