STOP – EMISIONI 194 (SEZONI 4)

STOP – EMISIONI 194 (SEZONI 4)

21:02 30/05/2019

Kusuret e Rudina Hajdarit dhe një debat televiziv banal.

Parlamenti u mblodh si zakonisht në seancë plenare.Në fjalën e saj, deputetja e opozitës, Rudina Hajdari, theksoi, se nuk ka asnjë kusur, të dëgjojë kusuret e Ramës dhe asnjë kusur, të dëgjojë nga opozita jashtë parlamentit, se ajo është palë me Ramën.Ish deputeti demokrat Mark Marku, u shpreh në një debat televiziv përballë Ervin Bushatit dhe Alfred Pezës, se ata edhe m…t, po t’u japin, janë gati ta hanë.

Lezhë-Ungrej/ 8 nxënës fiktivë në shkollën e mesme, askush nuk i njeh.

Emisioni “Stop” është ndalur 30 km larg Lezhës, në fshatin Ungrej, pas një denoncimi për shkelje në shkollën e mesme të bashkuar “Gjergj Bib Gjergji”.

Në këtë shkollë janë të regjistruar 8 nxënës, që nuk paraqiten në shkollë dhe nuk marrin mungesa. Si të mos mjaftonte kjo, gjithçka ka ndodhur në dijeni të drejtoreshës Yllka Leka. Kjo e fundit fillimisht tha se ka një problem shëndetësor dhe se nxënësit ishin në mësim, por më pas urdhëroi mbylljen e dyerve të shkollës.

Nga ana tjetër mësuesit nuk dhanë asnjë informacion për 8 nxënësit fiktivë, si dhe nuk pranuan të hapnin dyert e shkollës. Ndaj dhe gazetarja e emisionit “Stop” komunikoi me drejtoreshën Leka nëpërmjet një telefonate.

Gazetarja: Të lutem, unë po pres sa të mbarojë dhe ora e gjashtë. Mund të më vesh në dispozicion një mësues që të më sqarojë për problematikën që kam ardhur? Në lidhje me nxënësit që janë regjistruar dhe nuk kanë ardhur?

Drejtoresha Leka: Jo!

Gazetarja: Si jo?

Drejtoresha Leka: Jo sot, jo!

Gazetarja: Nuk është me preferncë kjo moj zonjë!

Drejtoresha Leka: Meqë s’është me preferencë, por ti e ke preferencën sot…

Gazetarja: Në mungesën tuaj, ke një zëvendësues?

Drejtoresha Leka: Unë nuk kam nëndrejtor…

Gazetarja: Në rregull, një mësues kujdestar të këtyre nxënësve. Dikush duhet të flasë sot këtu!

Drejtoresha Leka: Flasim një moment tjetër, dakord?

Por gazetarja e emisionit “Stop” nuk mund ta lente me kaq këtë çështje, ndaj vendosi të kapërcejë kangjellat dhe të hyjë në shkollën e mesme të bashkuar “Gjergj Bib Gjergji”. Edhe pse orari mësimor kishte mbaruar, dyert e shkollës vijonin të qëndronin të mbyllura.

Mësuesit u shprehën të shqetësuar dhe të bezdisur nga prezenca e gazetares, duke thënë se nuk ka asnjë të drejtë për të kërkuar informacione të tilla. Ata gjithashtu pohuan se nxënësit që u përmendën e frekuentojnë mësimin. Ndërsa nxënësit e shkollës u shprehën se nuk i njohin.

“Jashtë kamerave” 2 mësuese vijuan me pretendimin se një prej nxënësve e frekuenton shkollën, madje bëjnë bashkë rrugën me të njëjtin furgon çdo ditë.

Gazetarja: Këtu vendi është aq i vogël, saqë njihet çuni i filanit e i fistekut, ai andej… S’e njihni juve këtë listën këtu? Ju e njihni shumë mirë këtë listën!

Mësuesja 1: Kush është kjo Xhensila?

Mësuesja 2: Kjo është biondja, biondja moj, që ka thonjtë…

Mësuesja 1: Ueeeehaa kam harruar. Ajo vjen në furgon me ne çdo ditë.

Gazetarja: Vjen me ju?

Mësuesja 1: Po! Të betohem, po!

Gazetarja: Po duhet të kthehet me juve sot!

Mësuesja 2: A duhet të ta sqarojmë? Eshtë një bionde moderne…

Gazetarja: Bionde, po me lesh të verdhë ama…

Mësuesja 2: Me thonj pak…

Gazetarja: Ku iku?

Mësuesja 1: Sot nuk ka ardhur me ne, thashë unë.

Gazetarja: S’ka ardhur, që në mëngjes?

Operatori: Sot s’ka ardhur fare?

Mësuesja 1: S’e kam parë! Sot s’ka ardhur me ne. Ata (nxënësit) e Lezhës, ato kanë ardhur vërtetë për të kaluar, 3 nxënës drejtoresha nuk i ka pranuar sepse kanë ardhur me 4-ra. Ata kanë ardhur, kush është regjistruar është regjistruar, kush vjen në shkollë, merr shkollën, kush nuk vjen në shkollë, nuk ka për ta marrë edhe 1 mijë vjet këtu në këtë vend.

Përpos 8 nxënësve fiktivë, këto mësuese zbuluan një detaj tjetër interesant.

Gazetarja: Po mësues, sa jeni këtu? Po ku janë ato të gjimnazit, pse kanë firuar ato? Nuk po i shoh.

Mësuesja 1: Po këto jemi ne.

Mësuesja 2: Po 3 janë vendali, të gjimanzit… ikën ato.

Gazetarja: Po kur s’ke nxënës do ikësh, çfarë do bësh? Këtu, këtu s’qenkan vetëm këto të 8-të, këtu qenka i gjithë gjimnazi që nuk vika në shkollë.

Mësuesja 1: Nesër kemi “Lojrat Olimpike”, nesër vini!

Gazetarja: Nesër keni “Lojrat Olimpike” dhe në të vijmë dhe t’ju bëjmë një video?

Mësuesja 1: Po, bëje!

Gazetarja: T’jua nxjerrim, sesa bukur e keni organizuar? Seriozisht e ke?

Mësuesja 1: Hajde nesër!

Gazetarja: Mos u tall, mos ia fut kot!

Emisioni “Stop” u nis për të zbardhur një shkelje në shkollën e mesme të bashkuar “Gjergj Bib Gjergji”, në lidhje me një denoncim për 8 nxënës që nuk frekuentonin mësimin, por zbuluan që këtë gjë e bënin të gjithë nxënësit, duke përfshirë edhe vetë drejtoreshën…

Durrës, studentëve të shtetërorit u mbyllet dega në prag diplomimi.

50 studentë të Universitetit Aleksandër Moisiu në Durrës, ngrenë në “Stop” shqetësimin e tyre. Ata janë në prag diplomimi në degën “Ekspert në Proceset e Formimit në Fakultetin e Edukimit”, por kanë mësuar, se dega po mbyllet. Ata kanë paguar nga 25 mijë lekë të reja cdo muaj për studimet e në këtë situatë, askush nuk mban përgjegjësi.Dekania e fakultetit, Griselda Abazaj,debatoi me studentët, por tha vetëm, se ata do të marrin përgjigje me shkrim.Ndërsa nga rektorati thonë, se janë të prirur, për t’i sistemuar studentët aktualë në degë të përafërta.Përsa i përket të diplomuarve, duhet ndërhyrja e ministrisë së arsimit.Nora Malaj, ish zëvendësministre e arsimit, tregon, se problemi është i vjetër, por duhet marrë seriozisht për zgjidhje.





Grupi
LAJMET

Të ngjashme




Grupi