STOP – EMISIONI 197 (SEZONI 2) – TV KLAN

STOP – EMISIONI 197 (SEZONI 2)

Emision: 04.06.2019

Skandaloze, një grup adoleshentësh rrahin një bashkëmoshatar.

Një raport i Eurostat tregon, se më pak se 1% e shqiptarëve i thellojnë njohuritë pas përfundimit të shkollës.Kjo është shifra më e ulët në rajon dhe vendet e Bashkimit Europian.”Stop” sjell sot një tjetër video të dhunës së adoleshentëve. Në video, disa të rinj godasin fizikisht një adoleshent, madje dhe i bëjnë thirrje njëri-tjetrit për ta filmuar.

Skandali, si u përdhunua e mitura dhe u lirua autori me dokumenta false.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një fshat të Fierit. Nëna e një të miture 10 vjecare, tregon, se vajza e saj ishte viktimë e akteve të turpshme nga Lefter Ruko. Ajo thotë, se e denoncoi ngjarjen në polici dhe Lefteri u arrestua. Por më pas ai kaloi në arrest shtëpie me raporte të falsifikuara mjekësore e një deklaratë të babait të të miturës, të cilën ai vetë thotë, se nuk e ka bërë kurrë.Prokurori i cështjes, Saimir Smakaj dhe gjyqtarja e Vlorës, Viola Canaj,në bashkëpunim, kanë nxjerrë nga qelia autorin e një përdhunimi.Nga ana tjetër Shërbimi Social i Fierit nuk është marrë me rastin dhe prindërit kanë paguar vetë vetëm dy seanca me psikologe private.Psikologia Redina Sulstarova shpjegon trajtimin, që i duhet bërë vajzës së mitur dhe prindërve të saj dhe ofron ndihmë sociale falas për rastin e rëndë.

Festa e Bajramit gjen me shtëpi të re familjen Hoxha.

Endrra e familjes Hoxha, për një shtëpi të re, u be sot realitet falë kontributit të besimtarëve myslimanë të Xhamisë së rrugës së Kavajës dhe Selitës, emisionit “Stop” dhe fondacionit “Fundjavë ndryshe”. Sot në ditën e Bajramit në fshatin Mihaje u përurua shtëpia e re për këtë familje. Shkëlzen Krajku nga “Fuyndjavë” dhe hoxha Ahmed Kalaja thonë, se gjëja më e bukur, është të bësh njerëz të lumtur.

Kategori
STOP
0 Komente

Përgjigju

*

*





Emisione