Vlora ne kaos/ Rruge te prishura e plehra, pensionisti italian ngre alarmin.

Në prag të sezonit turistik dhe kur vendi ynë pret një bum turistësh edhe për shkak të përmirësimit të situatës së covid 19,Vlora duket më kaotike se kurrë. Rrugë të pashtruara e plehra është ajo, që ofron qyteti bregdetar. Një pensionist italian, që prej më shumë se një viti jeton në Vlorë, tregon problematikën, duke dhënë edhe shembuj, se edhe kur bashkia zgjidh ndonjë problem, ai mbetet gjysmak dhe vetëm në sipërfaqje.                                               

Vlore/ Gjyqtari zvarrit divorcin e gruas: Ka dhe me keq, Stop i jep zgjidhje.

Jemi në Vlorë, për problemin e zonjës Ilda Malaj. Ilda është nënë e dy vajzave 7 dhe 3 vjec.Prej 3 vitesh është larguar nga shëepia e bashkëshortit në Qeparo, për shkak të dhunës. Prej një viti e gjysmë, ajo ka hapur procesin gjyqsor dhe gjyqtari Hektor Sinanaj i shtyn seancat me pretekste të ndryshme. Vetë qytetarja kërkon një shpjegim nga gjyqtari,se pse nuk po mundet të marrë zgjidhje divorci i saj.Por gjyqtari i thotë, së presë, se ka edhe më keq. Gazetarja e “Stop” shkon dhe takon gjyqtarin Hektor Sinanaj dhe ky i fundit shprehet, se do ta përfundojë këtë cështje, për shkak të ndjeshmërisë, që ajo ka.Pas këmbënguljes së “Stop”, qytetarja Ilda Malaj arrin të marrë divorcin në muajin shkurt 2021.

Premtoi zgjidhje, bashkia Vlore genjen per trajtimin e vajzes me autizem.

Në 21 maj transmetuam një problematikë nga qyteti i Vlorës.Babai i një vajze 15 vjecare, e cila vuan nga crregullime të spektrit autik, denoncoi neglizhencën e stafit të qendrës komunitare të fëmijëve me aftësi të kufizuara. Vajza e tij ka rreth 4 muaj, që nuk e frekuenton qendrën, duke humbur dhe terapinë, për shkak të neglizhencës së mësueses, e cila merrej me vajzën në qendër.Gazetari i “Stop” shkoi bashkë me babain e vajzës në qendrën e fëmijëve, për të takuar mësuesen e vajzës. Prindi dhe mësuesja debatuan para kameras për kujdesin e munguar ndaj 15 vjecares.Në këto kushte strukturat e bashkisë premtuan, se 15 vjecarja do t’i rikthehej sërish qendrës dhe trajtimeve, që bënte më parë.Por bashkia ka gënjyer prindin e vajzës dhe gazetarin e emisionit “Stop”, ndaj babai i 15 vjecares kërkoi sërish ndihmën tonë.Pas një debati me drejtoreshën e burimeve njerëzore në bashkinë e Vlorës, kjo e fundit premtoi sërish zgjidhjen e menjëhershme të problemit.