Përgjime shqiptare Dako-Avdylaj në mediat gjermane.

Gazeta gjermane Bild ka publikuar të tjera përgjime mes eksponentëve të bandës së Avdyljave dhe kryetarit të bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako.Në bisedat e përgjuara dalin në pah lidhjet mes pushtetit e krimit. Avdulajt kërkojnë favore e kërcënojnë punonjës të UKD e institucioneve të tjera, që të votojnë Partinë Socialiste në zgjedhjet e vitit 2017.Prej ditësh emisioni “Stop” ka publikuar rste të bullizmit mes adoleshentëve, por policia nuk ka reaguar. Për njërin prej rasteve, “Stop” ka mësuar, se ka kallzim dhe emra në zyrat e policisë, por sërish nuk është bërë asgjë.Nga ana tjetër, pas cdo proteste të opozitës, policia njofton arrestimin e protestuesve, bazuar në pamjet filmike të kamerave të sigurisë së institucioneve.

Sarandë, abuzimi me tokën, Bashkia e Avokatura e Shtetit s’njohin prokurorinë.

Përfitimi i një sipërfaqe toke me dokumente të dyshimta është denoncuar sonte nga emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan. Rasti ka ndodhur në Sarandë, ku familja Gruma ka përfituar rreth 85 mijë metra katrorë në vitin 1994, kur në fakt i takonte 12 mijë metër katrorë, pra kjo sipërfaqe është 7-fishuar.

“Prona që ne trashëgojmë, nuk kemi mundur ta regjistrojmë megjithëse kjo pronë që ne kemi trashëguar brez pas brezi është e jona. Por duke parasysh faktin që prona ka qenë e regjistruar që në vitin ’94 dhe në vazhdim në emër të familjes Gruma dhe ka mbivendosje jo vetëm me pronën tonë por dhe me shumë familje të tjera sarandiote, është fakt i ditur tashmë që këtu është një grup mafioz që gjoja në emër të interesave të shtetit mbrojnë familjen Gruma”, thotë një denoncuese për emisionin “Stop”.

Në vitin 2014 Prokuroria e Sarandës hetoi dhe zbuloi falsifikimin e dokumenteve që bënë pronar familjen Gruma. Prokurori e pushoi këtë çështjen pasi vepra penale ishte parashkruar, por urdhëroi Bashkinë Sarandë dhe Avokaturën e Shtetit që të ndreqnin pasojën.

“Në vitin 1929, familja Gruma ka patur sipërfaqe prej 50 strem. Pastaj me vendim komisioni, Komisioni i Kthimit dhe Kompensimit të Pronave i ka njohur një sipërfaqe prej 50 strem dhe në mënyrë abuzive Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë ka abuzuar me njësinë matëse strem dhe u ka kthyer një sipërfaqe prej 85 mijë metra katrorë. Aktualisht ata vazhdojnë ta posedojnë dhe ta kenë në pronësi këtë sipërfaqe në mënyrë të padrejtë, kur në vitin 1943 ata kanë patur një sipërfaqe prej 25.500 metra katrorë. Dhë në vitin 1947 kanë patur një sipërfaqe prej 12.500 metra katrorë”, shprehet denoncuesja.

Por, as Bashkia e Sarandës dhe as Avokatura e Shtetit nuk kanë reaguar ndaj vendimit të Prokurorisë për të rregulluar këtë pasojë. Jo vetëm që nuk kanë vepruar prej 5 vitesh, por Bashkia e Sarandës ka dhënë leje për ndërtim në këtë sipërfaqe toke që është marrë padrejtësisht nga familja Gruma. Gazetari i emisionit “Stop” shkoi në zyrat e Avokaturës së Shtetit për të kërkuar informacion çfarë po ndodh me vendimin që ka dhënë Prokuroria e Sarandës. Por, ky institucion na tha se duhet të dorëzojmë një kërkesë zyrtarisht për të marrë përgjigje.

Avokatura e Shtetit: Palët pretendojnë, që nuk është nisur procesi nga avokatura?

Gazetari: Jo pretendojnë, por nuk është nisur …,po! Po jo ka ardhur edhe nga Prokuroria, ku thotë …

Avokatura e Shtetit: Po këtë e kuptoj, por për qytetarët, d.m.th, cfarë përgjigje ju kemi kthyer?

Gazetari: Asnjë lloj përgjigje!

Avokatura e Shtetit: S’ka përgjigje?

Gazetari: Fare! Ideja është, pse s’është nisur? Është konstatuar gjithë falsiteti edhe cdo gjë. Janë 85 mijë m2 tokë, që janë përfituar pa të drejtë, ndërkohëqë…, sepse ideja është, ngaqë është lënë në gjëndje të lirë gjithë cështja, ata fillojnë, e kanë shitur tokën, ja kanë dhënë të tretëve, firmave të ndërtimit. Më kupton? Është bërë një kakofoni tani, që ëëë…

Avokatura e Shtetit: Për momentin, unë nuk të jap dot përgjigje, megjithatë… Bëj një kërkesë, po e protokolloj lart, pastaj do t’ju kthejmë përgjigje, ose zyrtarisht ose me email!

Gazetari: Po cfarë rëndësie ka?! Ideja është, të fillojë të marri rrugë!

Gjatë investigimit në Sarandë, gazetari i “Stop” zbuloi se në fshatin Berdenesh, që është vetëm 5 minuta larg qytetit bregdetar, familja Gruma vazhdon të ndërtojë banesa vetëm pak metra larg detit.

Tiranë/ I moshuari abuzon seksualisht me djalin e mitur.

Mbrëmjen e kaluar emisioni “Stop”transmetoi rastin e përdhunimit të një të miture 10-vjecare në një fshat të Fierit nga 67- vjecari Lefter Ruko. Por ky i fundit është lënë i lirë, falë manovrave të prokurorit Saimir Smakaj dhe gjyqtares së Vlorës Viola Canaj.

Kjo histori ka ndodhur pak muaj më parë në një fshat të Fierit. Mamaja e 10-vjeçares ka rrëfyer si e mësoi që vajza e saj ishte abuzuar.

Mamaja e vajzës: Tani i thuaj mamit ti historinë, sesi ndodhi, që nga fillimi? Ku të cova unë, qysh të thashë?

Vajza: Të vija në dyqan, të blija bukë, mos kaloja nga rruga e shkurtër. Unë kalova dhe aty doli xhaxhi dhe më mori, më futi te koteci i pulave…

Mamaja e vajzës: Qysh të tha ty xhaxhi? Ma thuaj pak mamit, që ta di?

Vajza: Hajde të vemi pak aty brenda..

Mamaja e vajzës: Po!

Vajza: Edhe vajtëm, më çoi atje …dhe atë të tijën e futi tek unë. Më kapte nga gjoksi dhe pastaj më kapte, më fërkonte edhe pas 10 mintutash erdhi kyci derën edhe unë ika në shtëpi. Më dha 500 lekë, për të mos treguar.

Ruko u arrestua dhe u la burg, por më pas u nxorr nga gjykata dhe u la në “arrest shtëpie”. Më datë 27 Janar, prindërit e vajzës denoncuan në polici 67-vjeçarin Lefter Ruko, i cili u arrestua menjëherë. Por më pas, abuzuesi i vajzës së mitur bëri kërkesë për ndryshim mase sigurie, nga “arrest në burg” në “arrest shtëpie”. Dhe kështu ndodhi. Ai u lirua nga Gjykata, e cila vendosi “arrest shtëpie”. Vendimi absurd u dha pas raporteve mjekësore të dyshimta dhe një deklarate të babait të vajzës që prokurori Saimir Smakaj ka administruar në dosje. Në deklaratën e administruar nga prokurori Smakaj, pretendohet se i ati i vajzës ka thënë që nuk ka probleme me familjen e autorit dhe marrëdhëniet mes tyre janë rregulluar!? Mirëpo, babai i 10-vjeçares thotë se këtë deklaratë nuk e ka bërë kurrë, pasi është absurde të thotë diçka të tillë.

Sikur të mos mjaftonte vetëm kjo deklaratë e pretenduar, arsyeja e dytë e lirimit të 67-vjeçarit është raporti mjekësor, ku thuhet se Lefter Ruko ka probleme me shikimin, është miop, dhe për këtë arsye nuk duhet të qëndrojë në qeli!? Por, edhe ky raport që është administruar në dosjen e prokurorit Smakaj, nuk është hartuar nga mjeku-ligjor, por nga mjeku i burgut të Fierit ku qëndronte i arrestuar Lefter Ruko. Kjo dosje e prokurorit Saimir Smakaj shkoi për gjykim në Gjykatën e Vlorës, aty ku ndodhet seksioni për të miturit, dhe gjyqtarja Viola Canaj ka nxjerrë nga qelia përdhunuesin e vajzës 10-vjeçare.

Gazetari i emisionit “Stop” shkoi në Gjykatën e Vlorës për të takuar gjykatësen Viola Canaj, e cila ndryshoi masën e sigurisë, duke lënë të lirë 67-vjeçarin të akuzuar për abuzim seksual me të mitur. Por, gjykatësja Viola Canaj nuk pranoi të bënte asnjë koment për vendimin që kishte dhënë dhe kërkoi që gazetari të dilte jashtë.

Psikologia Redina Sulstarova tha se në të tilla raste, përpos fëmijëve të abuzuar, duhet të ofrohet trajtim dhe mbështetje psikologjike edhe për prindërit. Për shkak se 10-vjeçares së mitur iu mohua ky shërbim nga shteti, psikologia Sulstarova premtoi se do ta ofrojë falas trajtimin për të miturën e abuzuar.

Menjëherë pas transmetimit në “Stop” pas skandalit të abuzimit seksual me një të mitur 10 vjeçare nga 67 vjeçarit Lefter Ruko në një fshat të Fierit dhe në përgjigje të interesit tonë ka reaguar Prokuroria e Përgjithshme.

Prokuroria e Përgjithshme i është drejtuar me një shkresë zyrtare prokurorisë së Vlorës, ku i kërkon informacion të plotë për rastin e rëndë lidhur me hetimin e këtij rastit, afatet hetimore, prokurorë dhe oficerë e Policisë Gjyqësore që kanë hetuar ngjarjen dhe çdo të dhënë tjetër që nuk cenon sekretin hetimor. Ky reagim vjen pas dyshimeve për shpërdorim detyre nga prokurori Sajmir Smakaj në ndryshimin e masës së sigurisë së Lefter Rukos, i akuzuar për kryerje të marrëdhënieve seksuale me një të mitur.

Më pas “Stop” transmeton një tjetër rast abuzimi me të mitur. Një i moshuar abuzon me një djalë të mitur në anë të Lanës në kryeqytet.

Më pas i moshuari duket i kapur për dore së bashku me djalin e mitur teksa ecin në rrugë.

Drejtuesit e emisionit “Stop” iu bënë thirrje autoriteteve përkatëse që të reagojnë pas publikimi të këtyre pamjeve dhe të arrestojnë të moshuarin.