STOP – EMISIONI 199 (SEZONI 4) – TV KLAN

STOP – EMISIONI 199 (SEZONI 4)

Emision: 06.06.2019

Protesta e të rinjve gjermanë krahasuar me protestat tona.

Prokuroria ka urdhëruar pasditen e djeshme, që media të ndalojë publikimin e përgjimeve nga dosja 338. Por në fakt përgjimet erdhën nga gazeta gjermane Bild.Gjatë ditës të rinjtë gjermanë protestuan, duke u shtrirë rreth foltores së parlamentit, me pretendimin se qeveria ka dështuar në politikat klimaterike. “Stop” krahason këtë protestë me ato, që janë zhvilluar së fundi në Shqipëri, ku nuk kanë munguar aktet e dhunës.

Rinas/ Kompania e sigurimit ICTS pezullon punonjësin e nuk i jep provat.

Ahmet Mema, denoncon në “Stop”, se në 1 mars 2019 ka nisur punë si agjent sigurie në kompannë ICTS në Rinas, me kontratë 3 mujore. Por në 14 maj e pezullojnë nga puna, me justifikimin, se ka kaluar një likuid më të madh se 100 ml. Ahmeti kërkon, që të hapen kamerat, për të provuar, se nuk ka faj.Në zyrën e burimeve njerëzore i premtojnë, se do të bëjnë këtë kontroll dhe do ta kthejnë në punë, nëse rezulton pa faj.Nga ana tjetër kryemenaxherin i ICTS-së deklaron, se në mënyrë kategorike nuk hapen kamerat.

Elbasan/ Përjashtohen nga taksa e pasurisë, por prej muajsh e paguajnë atë.

Një VKM e miratuar nga qeveria shqiptare vendosi heqjen e taksës së pasurisë për një kategori individësh si pensionistë të vetmuar, invalidë, veteranë lufte etj. Por disa të moshuar në zonën e Pusit që lahet vetë në Elbasan, ankohen, se vazhdojnë ta paguajnë këtë taksë.Stefan Cipi dhe Mehmet Miraku, tregojnë sorollatjen pa rezultat nëpër zyrat e shtetit.Punonjësja e UKE-së shpjegon gjithë dokumentat, që duhen plotësuar për të përfituar heqjen e taksës.Ndërsa Entela Binjaku, koordinatore për taksën e pasurisë thotë, se fluksi i aplikantëve është shumë i lartë, më shumë se 3 mijë aplikantë. Sipas saj VKM-ja ka hyrë në fuqi në janar dhe do të dalë një tjetër vendim për rimbursimin e parave të paguara pa të drejtë.

Kategori
STOP
0 Komente

Përgjigju

*

*





Emisione