Stop Tv Klan | Një format satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj.

Hitparade i absurdit shqiptar

Në Shkozë kabina elektrike është e hapur e me telat jashtë. Në Isakas të Beratit telat elektrike janë lidhur në një pemë.Në Elbasan telat e energjisë shtrihen si merimangë përgjatë murit të një pallati.Në Gjermani një qeni i kanë lidhur një qafore, që bën dritë, duke ndricuar edhe vendin ku kalon. Jën këto disa nga episodet, që shfaqen e komentohen në pjesën e parë të emisionit, në rubrikën “Hitparade i absurdit shqiptar”.

Roskovec, la shkollen që i pikon tavani, bashkia i jep sërish miliarda firmës

Jemi në shkollën 9 vjecare “5 dëshmorët” në Suk të Roskovecit. Në periudhën gusht-shtator 2022 është zhvilluar një tender për rikonstruksionin e kësaj shkolle në vlerën e 80 milionë lekëve të reja. Në përfundim janë shpallur fituese dy firma B.O.E ASI -2A CO SHPK DHE SHENDELLI SHPK. Në tabelën afër shkollës është vënë njoftimi, por jo data e fillimit dhe përfundimit. Thuhet vetëm, se punimet do të zgjasin 6 muaj. Edhe drejtoresha e shkollës Violeta Cjapi nuk di më shumë, por po përgatit nxënësit për transferim në një tjetër shkollë.Shkolla, ku do të transferohen fëmijët “Ajet Toska” në Suk 2 ka më pak se tre vjet, që është rikonstruktuar, por ka probleme dhe nevojë për ndërhyrje.Ironia është, se kjo shkollë është rikonstruktuar sërish nga e njejta firmë “Shëndelli shpk”. Bashkia thotë, se nuk e ka marrë në dorëzim shkollën, por kjo nuk penguar, t’i japë firmës problematike tenderin e rradhës.

Emisioni Stop në Tv Klan ka ndjekur rastin e shkollës 9-vjeçare “5 Dëshmorët” në fshatin Suk 1 të Roskovecit, që do të rikonstruktohet. Tenderi u zhvillua në periudhën Gusht-Shtator 2022 në vlerën e 800 milionë Lekëve të vjetra. Tenderi u fitua nga dy firmat ‘B.O.E ASI -2A CO SHPK’ dhe ‘SHËNDELLI SHPK’.

Në tabelën afër shkollës është vënë njoftimi për rikonstruksionin, por jo data e fillimit dhe përfundimit. Thuhet vetëm se punimet do të zgjasin 6 muaj.https://www.youtube.com/embed/vjTld3EF2lg

Edhe drejtoresha e shkollës Violeta Cjapi nuk di më shumë, por po përgatit nxënësit për transferim në një tjetër shkollë.

Shkolla tjetër ku do të transferohen fëmijët në fshatin Suk 2 ka më pak se tre vjet që është rikonstruktuar, por ka probleme dhe nevojë për ndërhyrje. Ironia e fatit është se kjo shkollë është rikonstruktuar sërish nga e njëjta firmë “Shëndelli shpk”.

Gazetarja e Stop Domenika Bajraktari shkon në Bashkinë e Roskovecit, por aty përballet me një situatë të pakëndshme me rojen e policisë bashkiake të Roskovecit, që përplas derën dhe nuk pranon që gazetarja të hyjë brenda institucionit.

Megjithatë, pavarësisht këtij problemi gazetarja arriti të takonte zyrtarë të Bashkisë së Roskovecit, të cilët thanë se punimet zgjasin 6 muaj por nuk arritën të shpjegonin përse nuk kanë nisur punimet.

Por Stop mësoi se shkak është bërë mosdhënia e lejes së punimeve për rikonstruksionin e shkollës, leje që jepet pikërisht nga kjo bashki.

Administratori i firmës “Shëndelli shpk” thotë se pasi të dalë leja e ndërtimit nga Bashkia Roskovec atëherë do të nisin punimet.

Pritet të dalë leja e ndërtimit këto ditë dhe do fillojnë punimet”, thotë administrator i firmës.

Por e njëjta firmë ka rikonstruktuar shkollën e fshatit tjetër dhe vetëm 2 vite nga rikonstruksioni, muret kanë lagështirë dhe në zona të caktuara pikon uji nga jashtë.

Të pyetur për këtë problem, zyrtarë të Bashkisë së Roskovecit shprehen se pikërisht për këtë arsye shkollën e parë nuk e kanë marrë ende në dorëzim nga firma.

Kam marrë informacion sot, kam njoftuar operatorin, do bëhet kontrolli nesër në mëngjes. Objekti nuk është marrë në dorëzim nga ne vetëm për atë arsye akoma. 3 vite, deri sa të riparohen defektet”.

Kurse administratori i firmës që ka bërë rikonstruksionin mohon problemet në atë shkollë.

“Bashkia nuk e ka marrë në dorëzim. Kanë bërë proces verbalin e përfundimit të punimeve, por jo përfundimtare, pra është 5 % brenda si garanci 2 vjet dhe ka mbaruar garancia, por shkolla nuk pikon. Kjo që thoni ju nuk qëndron, absolutisht”, thotë ai.

Pas shumë përpjekjesh, gazetarja e Stop arriti që të takonte edhe kryetaren e Bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi, e cila thotë se bashkia është e hapur për median, edhe pse veprimet e disa prej punonjësve të këtij institucioni treguan të kundërtën.

Prindërit e sëmure me tre fëmijë jetojnë me pension invaliditeti

Emisioni Stop dhe Alb Market kanë cuar ndihma në familjen e Esmeralda Dukës, pas mesazhit të vajzës 14 vjecare. Dy prindërit janë të sëmurë dhe kanë tre fëmijë. Ata jetojnë vetëm me një pagesë të vogël invaliditeti.Më pas kthehemi sërish te motrat në Lushnjë, Desiana dhe Xhuliana Bali, të cilat nuk mund të lëvizin për paaftësi muskulare.Pasi i dhuruam një motorr elektrin, kthehemi, pasi Gëzim Beshka dhe Sulejman Xhepa kanë dhuruar nga 100 euro secili.