Stop – Emisioni 2 (Sezoni 5)

Stop – Emisioni 2 (Sezoni 5)

21:08 03/09/2019

SPAK e BKH/ sa dhe si i kuptojne qytetaret institucionet e drejtesise!

Sot në mesditë u mblodh komisioni hetimor parlamentar për shkarkimin e kreut të shtetit Ilir Meta. Ambasada amerikane ka vijuar të shpjegojë përmes videosh, sesi do të funksionojë reforma në drejtësi, Spak dhe BKH. Pikërisht për këtë, Renaldo u është drejtuar qytetarëve, për t’i pyetur, se cfarë kuptojnë me Spak e BKH.Shumica dinë, se do të ndëshkohen politikanët e korruptuar, por vetëm kaq.

Vajzat norvegjeze bejne akuze te rreme per perdhunim e lihen te lira!

Flasin djemtë që u akuzuan për përdhunim nga turistet norvegjeze

Sulejman Alia tregon, se ka një lokal në zonën e Malit të Robit, ku punon bashkë me gruan dhe dy djemtë. Por në 3 Gusht ata janë përballur me një situatë të pazakontë. 3 vajza norvegjeze kanë porositur darkë e pije në lokal dhe më pas kanë denoncuar në polici se janë përdhunuar e marrë peng.

Policia ka bastisur lokalin dhe ka shoqëruar personelin. Pas sekuestrimit të pamjeve filmike rezultoi se akuza ishte rreme dhe vajzat norvegjeze kërkuan ndjesë e u lanë të lira.

 “Ishim në një ditë normale pune, në orën 21:45 erdhën 3 kliente. Porositën, u shërbyem. Zbuluam që ishin shtetase norvegjeze, pinë verë, mbi 2-3 gota. Njëra nga ato qëndroi mbi një orë dhe u largua. Kurse ajo tjetra ndenji me shoqen e vet, kërkuan të pinë, erdhën tek banaku. Aty na u ulën në tavolinë”, thotë njëri prej djemve të Sulejman Aliut.

“Ambienti është i filmuar me kamera. Nga orari që erdhën ne nuk i njohëm fare, vetëm i përshëndetëm. Çfarë dëshironi të pini? U dhamë menunë dhe çdo gjë vazhdoi kështu. U largua edhe vajza tjetër, kjo tjetra erdhi tek banaku për të pirë alkool. I thashë, “shoqja jote iku, tani më jep lekët që keni pirë dhe mund të ikni.” Jo, më tha, pres shoqen time që të vijë”, thotë tjetri.

“Dhjetë minuta pasi u largua vajza, arrin policia dhe na hyn duke bërë terror dhe na thotë se jeni të akuzuar për pengmarrje dhe përdhunim. Ironia më e madhe është se policia erdhi për të na kapur në flagrancë, por ne ishim duke bërë muhabet. Shiko çfarë më bëjnë mua, më shtrinë përtokë, shikoje atë tjetrin që më gjuajti në fytyrë…”

Një prej të arrestuarve ishte edhe një djalë që kishte një biznes ngjitur.

“Unë nuk kisha lidhje fare me ngjarjen, kisha 5 minuta që kisha ardhur dhe shoh policinë, shtrirë të gjithë përtokë dhe një gocë që më akuzon që ti je përgjegjësi për gjithë këtë ngjarje këtu. Unë nuk kam lidhje fare me lokalin, sepse unë jam biznesi ngjitur dhe atë natë erdha vetëm për të përshëndet miqtë e mi. Mua nuk më kishte ndodhur ndonjëherë që një vajzë që nuk e njihja fare të më akuzonte për përdhunim. Është komplet absurde ndërkohë që kisha vetëm 5 minuta aty. Thjeshtë u gjenda në vendin e gabuar, në çastin e gabuar, ndoshta edhe me njerëzit e gabuar. Megjithëse nuk kisha lidhje me situatën dhe të gjithë dëshmitarët thoshin se nuk kanë të bëjnë, policia na shoqëroi pa na dëgjuar fare.”

3 djemtë i çuan në komisariatin e Kavajës, por nuk u dhanë asnjë procesverbal, as për sekuestrimin e kamerave dhe as për dëshmitë.

Tashmë djemtë e akuzuar padrejtësisht denoncojnë se policia e Golemit dhe Kavajës nuk bënë asgjë duke i lënë vajzat e lira, madje as kopjet e deklaratave nuk u janë dhënë. Ndërsa OPGJ Ilir Dizdari thotë se djemtë e akuzuar nuk duhet të merren më me këtë histori, pasi vajzat u tërhoqën.

“Vajzat u lanë të lira dhe shkuan të flinin në hotel. Kur morën vesh se në lokal ka kamera, kërkuan falje. Ishin regjistruar të gjitha veprimet e tyre dhe kërkuan ndjesë”, thotë një prej djemve.

Por gazetarja e “Stop” thotë se ata bënë njoftim të rremë në sallën operative dhe sipas nenit 272, “Njoftimi i Rremë në Organet e Rendit: Njoftimi i rremë i bërë në organet e rendit për kryerjen e një vepre penale, për t’i vënë ato në gjendje gatishmërie dhe alarmi, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë, ose me burgim gjer në një vit.”

Gazetarja: Ju kishit bërë një bisedë paraprake me vajzat? Kur ju kërkuan falje, i falët?

“Jo, ne deshëm të bëjmë denoncim për vajzat që bënë denoncim të rremë, por policia na tha lërini, nuk ka problem, ju jeni të pafajshëm, pse doni të bëni denoncim?”

Gazetarja: Por edhe sikur ju të tërhiqeshit nga denoncimi, vetë organi i policisë duhet minimalisht t’i merrte dhe vajzat të mbanin përgjegjësi për kundërvajtje penale.

“Asgjë nuk është bërë nga këto, vajzat janë lënë të lira dhe janë kthyer në vendin e vet, kurse ne nuk na jepet procesverbali që ne kërkojmë nga policia. Kërkojmë nga policia që të merrte masa për vajzat, por nuk i mori sepse ato ishin shtetase të huaja dhe kësaj i bie të jemi ca të nënës, ca të njerkës, dhe ne shqiptarët gjithmonë kemi qenë poshtë.”

Ndërsa babai i dy djemve, Sulejman Alia ka vetëm një kërkesë: Dua që nderi i familjes sime të vihet në vend, sepse më kanë njollosur shumë.

Gazetarja dhe qytetarët denoncues iu drejtuan Stacionit të Policisë Golem:

Qytetari- Duam të dimë, çfarë është bërë?

Punonjësi i Policisë- Kush ka qenë atë natë Inspektor hetimi? Iliri?

Qytetari- Po!

Punonjësi i Policisë- Është Iliri aty? ( Sheh parkimin)

Punonjësi i Policisë- S’është përgjegjësi!

Qytetari- Si veprohet zakonisht?

Punonjësi i Policisë- Po duhet të takosh Ilirin, se ai e ka çështjen, se Iliri është marrë me letrat. Në qoftë se i ka çuar në Prokurori, do të shkosh në Prokurori, s’i ka çu, do të flasësh me Ilirin! Iliri të sqaron tamam. Numrin ia ke Ilirit?

Qytetari-Po!

Telefonata e OPGJ Ilir Dizdari:

OPGJ Ilir Dizdari- Alo?

Qytetari- Alo, mirëmëngjesi!

OPGJ Ilir Dizdari- Si kalove?

Qytetari- Çfarë bëre ti? Si je?

OPGJ Ilir Dizdari- Mirë!

Qytetari- Desha me të taku pak!

OPGJ Ilir Dizdari- Nuk jam në Golem unë, jam në Shkodër. Për çfarë mor vlla? Për çfarë?

Qytetari- Për “përdhunim e kapje me zor” mor vlla! Për çfarë na erdhët, që na futët brenda?

OPGJ Ilir Dizdari- O zotni, nuk kan ba, se s’kan ba kallzim ato. Ato e pranuan atë natë, ishe edhe ti prezent aty. Ajo ka qenë e dehur, ka ik, kaq! Shnet! Mirupafshim!

Qytetari- Po pra, po qysh edhe ne kur na çuan tek Rajoni, t’kujtohet që na thanë, na kanë kap me zor. Kanë ardhë, na kanë marrë në telefon, që na kanë kap me zor.

OPGJ Ilir Dizdari- Kush mor vlla?

Qytetari- Po Policia pra!

OPGJ Ilir Dizdari- Ato janë policë të FNSH-së, mor burrë! Aq dinë ato! Mos u merrni me atë punë! Është muhabet kot ai tashi!

Me shefin e krimeve, Ilir Dizdari foli edhe gazetarja e “Stop”.

Gazetarja- Unë jam Odeta, jam gazetare e emisionit “Stop”, interesohem për rastin e ndodhur tek Mali i Robit, 3 norvegjezet që ka ardhur një njoftim për përdhunim dhe pengmarrje. Në momentin që juve ju erdhi njoftimi dhe pronari bashkë me punonjësit e restorantit u ndaluan, ju sekuestruan edhe pamjet filmike, po shtetaset norvegjeze, pse nuk i ndaluat?

OPGJ Ilir Dizdari-Për çfarëdolloj informacioni, drejtohuni në Komisariatin e Policisë Kavajë.

Gazetarja- Juve vajtët atje në vendngjarje

OPGJ Ilir Dizdari-Faleminderit!

Gazetarja- Shtetaset norvegjeze kishin bërë një kallëzim të rremë, një kundërvajtje penale.

OPGJ Ilir Dizdari- Nuk jam i autorizuar, t’ju jap shpjegim!

Pasi nuk mori shpjegim nga shefi i krimeve tek komisariati i policisë Golem, “Stop” iu drejtua Komisariatit të Kavajës.

Gazetarja- Në momentin, që shoqërohen çunat në Polici, vajzat norvegjeze nuk shoqërohen. Tani, në qoftë se unë do të njoftoj, jam në ambientet e shtëpisë, më vjen një agresor, komshiu me rreh, a ku di gjë unë..

Shefi i Komisariatit Kavajë-Thoni, që kallëzuesi duhet të bëjë kallëzim.

Gazetarja-Jo, personi që bën njoftimin, duhet të shoqërohet minimalisht, deri sa të jetë i verifikuar.

Shefi i Komisariatit Kavajë-Jo gjithmonë është kështu!

Gazetarja-Të lutem, do ta shikojmë, që do të jetë ashtu, unë do të dal me fakte!  Nuk i keni thërritur për deklaratë shtetaset norvegjeze. Të lutem, neni 272 thotë” që në momentin, që del një njoftim i rremë, personi ka kryer kundravajtje penale dhe dënohet me gjobë, ose deri në 1 vit burg. Gocave iu tek të hanin darkë, i futën dhe një nofkë, njollë personit, më përdhunuan dhe nuk është marrë asnjë masë.

Shefi i Komisariatit Kavajë-Nuk jam dakord! Nuk jam dakord!

Gazetarja-Përveç kësaj, Komisariati i Kavajës ka marrë disa pamje filmike, që i ka sekuestruar.

Shefi i Komisariatit Kavajë-Nuk është bërë fare, fare, fare sekuestro. Është bërë këqyrje e pamjeve filmike, në prezencë të një prej pjesëtarëve të lokalit.

Gazetarja-Po pse duhet të vish ti, ta kontrollosh, pa një vendim Gjykate apo urdhër të prokurorit?

Shefi i Komisariatit Kavajë-Pa diskutim, pa diskutim në rastet e flagrancës, po.

Gazetarja-Po nuk e gjete në flagrancë.

Shefi i Komisariatit Kavajë-Të lutem tani! Do të jap përgjigje zyrtare të thashë! Bëni kërkesën për të gjitha këto argumente, që ju jepni dhe të jesh e sigurt, që do të jem shumë i pastër, shumë i sinqertë!

Gazetarja-Meqë po më thoni përgjigje zyrtare, më datë 10 gusht të 2019-ës, vetë qytetarët kanë bërë një kërkesë.

Shefi i Komisariatit Kavajë-Qytetarëve i është kthyer përgjigja zyrtarisht sot.

Gazetarja-Ka vetëm kuponin, në qoftë se mund të quhet, si numër protokolli.

Shefi i Komisariatit Kavajë-Ju thoni, që qytetarët s’e kanë marrë! Unë nuk mund të shkoj pas….

Gazetarja-Po nuk e kanë marrë pra, qytetarët! Qytetarin e ke poshtë, mund ta marrësh dhe ta ballafaqojmë!

Shefi i Komisariatit Kavajë-Po nuk e marr unë qytetarin tani!

Gazetarja-Po një procesverbal mund t’ia japësh ti!

Shefi i Komisariatit Kavajë-Absolutisht!

Gazetarja-Do ta nis shkresën në …

Shefi i Komisariatit Kavajë-Do t’ia nisni Drejtorisë së Përgjithshme, Zyrës së Zëdhënësit./tvklan.al

Shet makinen ne vitin 2014, por i vijne taksat prej 5 vjetesh!

Revina Selmanllari tregon se ia ka shitur mjetin e saj tip “Ford”në vitin 2014, Agim Mansakut. Shitja është bërë para noterit dhe Revina disponon kontratën e shitblerjes. Por blerësi nuk ka bërë ndryshimin e pronësisë dhe taksat prej 5 vjetësh dalin në emër të Revinës.

Nga Drejtoria e Transportit Rrugor në Kashar dhe nga Policia nuk ka marrë asnjë zgjidhje.

“Më datë 8 Korrik të 2014-s, shes makinën tip Ford tek Agim Mansaku, që është blerësi. Edhe sot e kësaj dite, ai nuk ka ndërruar lejen e qarkullimit dhe të gjitha taksat janë akumuluar në emrin tim. Domethënë, nëse unë duhet të bëj një blerje të re të një makine, më duhet të paraqes këtë noteri, sepse për ndryshe nuk mbaroj dot punë tek targat, sepse më nxjerrin mua debitore”.

“Nga 2014-ta deri më tani ka arritur një shumë mbi 600 mijë lekë të vjetra. Jam drejtuar tek targat, tek Financa, më kanë adresuar tek Drejtoria e Përgjithshme e Policisë Rrugore, ku kam takuar dhe drejtorin atje dhe më tha që ne nuk kemi asnjë lloj përgjegjësie dhe duhet të drejtohesh përsëri tek targat. Shkoj tek targat sërish dhe unë, edhe sot e kësaj dite, jam pa asnjë lloj përgjigje, të gjitha detyrimet janë në kurrizin tim… U drejtova tek Stop sepse nuk kam çfarë të bëj më, duke qenë se kam mbi 5 vite që nuk kam gjetur një zgjidhje. Ju lutem më ndihmoni”.

Eksperti Artur Sulçe thotë se nuk ka kuptim që pronarit të mjetit t’i ngarkohen taksat, në një kohë kur ka një kontratë shitblerjeje, të bërë para noterit.

“Mjeti ndryshon pronësinë nëpërmjet aktit të shitblerjes, në momentin që është bërë shitblerja midis palëve, aty mbarojnë detyrimet e shitësit. Ai mund të ketë detyrime, gjoba që ka qenë përpara se të shitet, por edhe kjo mund të vendoset në kontratën e shitblerjes, që nëse i merr përsipër edhe ato që janë (blerësi), pra është një element që zgjidhet atje. Nga momenti që është bërë ky akt i shitblerjes dhe ai është zhveshur nga kjo pronë, nuk ka më detyrime”, shpjegon eksperti.

Pas interesimit të “Stop”, në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor na thanë se do ta çlirojnë nga çdo lloj detyrimi Revina Selmanllarin.

Të ngjashme