Masat për shtimin e popullsisë, reagimi i qytetarëve.

Pas publikimit të masave për shtimin e popullsisë, Renaldo ka realizuar intervista me humor me qytetarët për këtë strategji. Por shumë prej të intervistuarve kujtojnë kushtet e munguara në vend, për të lindur e rritur fëmijë. Ndërsa të tjerë përmendin rendjen e të rinjve drejt vendeve të Bashkimit Europian, në kërkim të mundësive më të mira.

8 vjet me furrën e bukës poshtë pallatit, Stop zgjidh problemin.

Banorët e një pallati në njësinë numër 4 në kryeqytet kërkojnë ndihmën e emisionit “Stop”, pasi në hapësirën me stola e trotuar poshtë pallatit u ka “mbirë” një furrë buke. Atyre u janë dëmtuar apartamentet, nuk gjejnë paqe nga zhurmat dhe ujërat e bardha janë përzier me të zezat.

Gazetarja e emisioni “Stop” ka shkuar në njësinë numër 4 për të pyetur banorët lidhur me shqetësimin e tyre.

Gazetarja: Çfarë është kjo shtesa e katit të parë?

Banori: Para katër vitesh është bërë një ndërhyrje. Ka qenë furrë buke. Ai e bëri për të përfituar hapësirën. Mua më është bërë shtëpia ferr. Kur vi natën them o Zot na ruaj, mos më zerë brenda. Siç ndodhi ngjarja me urën në Itali, mund të ndodhë dhe këtu tek ky pallatit.

Banori 2: Këtu është bërë një furrë buke në një pallat që është i vjetër dhe nuk ka asnjë mbrojtje për zhurmën akustike. Nuk mund t’i durojmë zhurmat e brumatriçës, pompat.

Gazetarja: Çfarë ore fillon puna?

Banori 2: Puna fillon në 2 të natës deri në mëngjes, çdo 15 minuat pompa, brumatriçja,. Nuk mund të hapim dritaret sepse vjen era e majasë, era e vajrave. Kur futem në dhomën e gjumit, sikur futem në dhomën e torturave.

Banorja: Kur kalojnë ujërat e bardha, ata kanë bërë tualetin dhe nuk mund të hapësh dot lavamanin se bije era e ujërave të zeza.

Gazetarja: Lidhur me këtë shqetësim, dalin në pah 4 problematika. E para ka zënë hapësirë publike, e dyta, probleme me ndërtesën sepse është ndërhyrë në katin e parë me kolonat dhe rrezikon ndërtesën e një qytetari. E treta, ndotja akustike dhe e katërta përzierja e ujërave të bardha me ato të zezat.

Të pyetur nëse kanë shkuar apo jo të ankohen nëpër institucionet si bashki, UKT, Ministria e Mjedisit, banorët thanë se, “na kanë thënë se keni të drejtë por aktualisht nuk na kanë zgjidhur gjë”.

Banori: Shkresa unë kam bërë tek njësia numër 4 që në vitin 2015, ka ardhur dhe Policia Bashkiake ka bërë filmime dhe në katin e parë dhe të dytë, asnjë lloj përgjigje. I kam dhënë dhe ankesën e ALUIZIN- it, se nuk privatizohet se është trotuari i pallatit. Shumë i fuqishëm ky Agron Çitozi. Ky ka qenë kryeplaku i Spillesë dhe ka qenë në ndarjen e tokave dhe sot është pas hekurave.

Pasi ka biseduar me banorët, gazetarja ka shkuar dhe ka parë nga afër gjendjen e apartamenteve të tyre, për të konfirmuar gjendjen që ata rrëfyen.

Banori: Gjatë punimeve që ka bërë më ka dhënë krisje në të gjithë shtëpinë, por krisjen më të madhe e kam në kuzhinë. Por edhe dhomat e tjera janë çarë. Nëse fut thikën, del tej për tej. Kam bërë ankesa, por nuk kam asnjë përgjigje, sesi do të zgjidhet ky problem.

Më pas gazetarja e emisionit “Stop” ka shkuar për të takuar me pronaren e furrës së bukës, por nuk e ka takaur dhe ka folur me qiramarrësen.

Gazetarja- Zonjë, më ka ardhur një ankesë, për këtë furrën këtu, për ndotje akustike.

Qiramarrësja- Kur të vijnë pronarët, hajde fol…!

Gazetarja- A mund të komunikosh me pronarët?

Qiramarrësja- Nuk janë. Janë në Spille. Kur të vijnë, hajde këtu të komunikosh sa të duash!

Pas disa ditësh gazetarja shkoi sërisht tek subjekti në fjalë, furra e bukës dhe foli me pronaren, zonjën Daniela Xhelezi.

Gazetarja-Pretendimet e qytetarëve janë që personi i cili është pronari i furrës së bukës, ka prishur të gjithë muret mbajtëse…

Pronarja- Po, e kam dëgjuar këtë…

Gazetarja- Ujrat e bardha ngatërrohen me të zeza. Pjesa tjetër, shtesa. Jemi interesuar edhe tek ALUIZN-i, kjo pjesa këtu është pa leje. Ndotja akustike e furrës…

Pronarja –Çfarë është ndotja akustike?

Gazetarja- Çfarë është ndotja akustike?! Zhurmat zonjë, zhurmat…

Pronarja-Furra ka gjithandej, moj.

Gazetarja- Je pajisur me leje mjedisore të tipit “C”?

Pronarja- Unë e kam “C”. Po, e kam.

Gazetarja- Danjelë e dashur! Të thashë, që janë ankuar për ndotje akustike, ti thua unë kam leje mjedisore të tipit “C”!

Pronarja- Të tipit “C”…

Gazetarja- Bravo i qoftë Ministrisë së Mjedisit! Për muret mbajtëse, ti thua kështu e kam blerë!

Pronarja- Kështu e kam blerë!

Gazetarja- Kjo nuk e justifikon, sepse në momentin, që ti e shfrytëzon, duhet të marrësh masa.

Pronarja- Kështu e kam blerë!

Gazetarja- Fatkeqësia jote, që e ke blerë kështu. Duhet të marrësh masa! Më tregon mua një inxhinier, që ku ta di unë, kush është inxhinieri!

Gazetarja- Inxhinier Zenun Katana, inxhinier Zenun Katana do të ballafaqofet me specialistët e IMT-së, sepse pas komunikimit, që unë kisha me një specialist të IMT-së, më tha, që neve do ta verifikojmë këtë ekspertizë, sepse eksperti privat e dashur është subjektiv. E marr unë, më mbron mua.E merr ti, të mbron ty! Iku edhe kjo pjesë.Pjesa e shtesës është trotuar është shesh përpara pallatit, është pronë publike, nuk zaptohet! Dhe ty ALUZIN-i, ta ka sqaruar thjeshtë dhe bukur : “Nuk legalizohet!”

Pronarja-Patjetër!

Gazetarja- Tani, në këto kushte…

Pronarja-Në rregull! Shumë në rregull! Faleminderit!

Lidhur me rastin në fjalë gazetarja u interesua në njësinë bashkiake numër 4 dhe komunikoi me juristin e Urbanistikës.

Juristi i Urbanistikës- Tani, përsa i përket ankesës, nëqoftëse ka ardhur tek mua ankesa nga…

Gazetarja- Ka ardhur, ke shkresat.

Juristi i Urbanistikës- Po pra! Nëqoftëse ka ardhur këtu kërkesa apo ankesa, është deleguar në Drejtorinë, e cila e ka përgjegjësi për verifikimin e ndotjes (edhe akustike, edhe të ajrit), nga emetimi, që mund të ketë kjo si furrë, në aktivitetin e saj të përditshëm.

Gazetarja-Por, më e rëndësishme se sa ndotja, është dëmtimi i godinës, i gjithë godinës.

Juristi i Urbanistikës- Në rastin, po prapë në ankesën e saj, nëqoftë se është bërë verifikimi, është shprehur ankesa mbi qëndrueshmërinë nga ndërhyrjet, që është bërë nga ky person, apo ky aktivitet, i është dërguar Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik, me pjesën e verifikimit të qëndrueshmërisë, apo të lejeve, që ai ka marrë, për ndërhyrjet në këtë godinë.

Gazetarja-Ai ka ardhur, që në 2015-tën vëlla! Që kur i ka hequr kolonat e pallatit…ai ka ardhur vazhdimisht me letra. Nuk ka reaguar bashkia. Hajde shikoje vetë! Sill një grup inspektimi, verifikoje!

Juristi i Urbanistikës- Unë të thashë, do të dërgoj këtë problem, aty ku duhet!

Gazetarja-Dakord!

Albert Gugashi, denoncues: Pas interesimit të “Stop” për çështjen e objektit te njësia numër 4 erdhi specialisti i njësisë dhe shikoi ambientet dhe më dërgoi një shkrese ku më tha drejtohu IKMT-së. Ndërkohë që unë kam tre vite që ankohem. E morën me frikë pas ndërhyrjes së emisionit “Stop”.

Pas interesimin në njësinë administrative numër 4, gazetarja e emisionit “Stop” u interesua edhe tek Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit.

Ky është problem që ka mbi 7-8 vite dhe në momentin që jemi informuar në fund të vitit 2016 fillim 2017 për këtë problem kemi konstatuar që ka qenë në proces legalizim dhe referuar ligjit i bëhet kërkesë zyrës së legalizimit, e cilat duhet të shprehet për ta nxjerrje nga legalizimi, pasi ne nuk kemi të drejtë ligjore për të vepruar mbi këtë objekt.

Gazetarja: Për rastin konkret ALUIZN-i është shprehur dhe ka thënë se nuk përfiton legalizim, pasi është pronë publike.

Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit: Ju informoj se referuar dokumentave ne kemi filluar procedurat ligjore, do të prishim objektin dhe kthimin në gjendjen fillestare. Më tepër procedura do të vazhdojë dhe me raportin e qëndrueshmërisë së objektit.

Pas ndërhyejes së emisionit “Stop” shtesa e furrës së bukës u zhduk.

Por, pavarësisht se shtesa u prish, pronarja e këtij subjekti shprehet:

Pronarja- Pse zotërinjtë nuk janë ngritur në këmbë? Ky zotëria përpara…

Gazetarja-Po janë ngritur o zonjë,sepse unë kam ankesat e banorëve.

Pronarja- S’janë ngritur, por janë ngritur tashi vitet e fundit!

Gazetarja-Thjesht, nuk kanë ardhur institucionet. Institucionet duhet të vinin me “Stop-in”.

Pronarja- Po jo…

Gazetarja-Erdhi “Stopi”, erdhën institucionet!

Pronarja- Po na kanë ardhur, që…

Gazetarja-Kur erdhi, hë kur erdhi?

Pronarja- Për shtesën?

Gazetarja- Po këtë javë të kanë ardhur!

Pronarja- Po jo pra, se nuk më kanë ardhur këtë javë.

Gazetarja-Hë, kur të kanë ardhur?

Pronarja- Nxirre letrën o Flutra( qiramarrësja), kur kanë ardhur..

Gazetarja-Kush ka ardhur?

Pronarja –Bashkia ka ardh.

Gazetarja-Po nuk është prishur. A është prishur?

Pronarja- Unë e kam prishur , kur unë kisha mundësinë time, për ta prishur.

Gazetarja-I di afatet, që të lihet një muaj afat dhe nëqoftëse vetë subjekti nuk e prish, vjen vetë institucioni.

Pronarja- Unë s’e kam prish as nga “Stopi”, dhe as nga Bashkia. Unë e kam prishur, se më sillte shqetësime. Shihe mykun aty, sillte lagështirë.

Gazetarja- Po kështu është, kur ndërton pa leje!

Pronarja- Po pra!

Pronarja- Kjo do të bëhet një gjë akoma më e bukur!

Gazetarja- Ti e ke kërkuar lejen në Bashki, je interesuar edhe tek Aluizni, dhe nuk të legalizohet, sepse është pronë publike, është trotuar zonjë!

Pronarja- Mirë, është arsyeja ime, si do ta marr unë lejen. Lejen do ta marr këtu, dhe do ta bëj prapë!

Gazetarja-Bravo! Toke, gocë gangstere! I kam shumë qejf gocat gangstere!

Më në fund pas ping-pongut të radhës, shtesa e pallatit u shemb dhe banorët morën frymë të lehtësuar.

Kullat e vrojtimit pa vrojtues dhe shumë të mbytur në det.

Në vitin 2014 u inauguruan kullat e para të vrojtimit në plazhe dhe u certifikuan dhe 40 vrojtuesit e parë.Por edhe në verën, që sapo u mbyll, nuk munguan viktimat e mbytura në det. Një vëzhgim i “Stop” nxjerr në pah, se në shumicën e plazheve private mungojnë vrojtuesit, edhe pse bëhet fjalë për një detyrim ligjor.Nga Gjiri i Lalzit, në Durrës e Shëngjin, bashkitë kanë dhënë licensa për shfrytëzimin e plazheve nga subjekte private, edhe pse këto të fundit nuk plotësojnë detyrimet.Nga ana tjetër në prokurorinë e Durrësit nuk ka asnjë rast hetimi për viktimat e plazhit,ndërsa në prokurorinë e Lezhës po hetohet vetëm një rast i tillë.