Hitparade i absurdit shqiptar.

Një burrë,që ka hyrë pa leje në dhomat e pacientëve në repartin e kardiologjisë, është filmuar duke dalë fshehur nga dritarja. Një punonjës ia ka marrë këngës mbi makinën, që bën mbledhjen e plehrave. Plehrat e minjtë kanë pushtuar hapësirën pranë pallateve malejziane. Një makinë policie ka futur edhe një bicikletë në bagazh. Në Poro të Vlorës vazhdon prerja e pemëve. Janë këto disa nga videot, që shfaqen e komentohen në emisionin e sotëm “Stop”, në rubrikën “Hitparade i absurdit shqiptar”.

Ngaterresa mes tatimeve e bankes, Stop zgjidh pagen e luftes se taksistit.

Ardian Kadiasi tregon në “Stop”, se prej11 vjetësh punon si taksist dhe paguan rregullisht detyrimet.Në kohën e pandemisë, kur u ndalua puna, ai aplikoi tek tatimet për pagë lufte dhe kërkesa u aprovua. Pasi mori këstin e parë, prej 26 mijë lekësh, nuk po merrte të dytin dhe të tretin në shumën 520 mijë lekë. Në drejtorinë e tatimeve i thonë, që është bërë një gabim me ibanin e bankës, por banka thotë, që nuk ka kaluar asnjë shumë. Prej 5 muajsh vijon e njejta histori. Pas interesimit të gazetares dhe koordimit mes Alfa Bank dhe Drejtorisë Rajonale të Tatimeve, qytetari Ardian Kadiasi mundi të tërheqë pagën e luftës, për të cilën sorollatej prej muajsh.

 I aksidentuari nuk operohet per mungese gjaku, Stop zgjidh problemin.

Nasif Marku është një qytetar, që është aksidentuar dhe ka thyer këmbën. Ai ka 2 javë në Spitalin e Traumës dhe nuk e operojnë, pasi duhen dy qese gjak B pozitiv. Nga dhoma, ku ndodhet i shtruar, Nasifi thotë, se shoferi, që e aksidentoi i solli një qese gjak dhe zgjidhja e vetme është blerja e qeses tjetër për 70 mijë lekë.Gazetarja e Stop arriti një gjejë një dhurues vullnetar. 26 vjecari Bani Dushku, pas thirrjes sonë bëri të mundur, që Nasif Markut t’i caktohej data e operacionit.