Hitparade i absurdit shqiptar.

Një sherr me grushta ka ndodhur në një klasë në kryeqytet. Edhe pse nxënësit konfliktohen fizikisht në mes të klasës, e vetmja që nuk shqetësohet është mësuesja, që vijon e qetë komunikimin në celular.Më pas shfqaet një video e autobuzit që lëshon tym. Një person vjedh tasa makinash në rrugën Jordan Misja, Një komposto kumbulle shoqërohet me krimb. Gjendja e kopshtit 34 i ngjan një magazine sendesh të vjetra.Qytetari ecën mbi divanët e ngarkuar mbi dum dum. Tragu pranë shkollës “Petro Nini” ka afër koshat e plehrave. Janë këto disa nga situatat, që shfaqen dhe komentohen në emisionin “Stop”,, ne rubrikën “hitparade i absurdit”.

6 vjet sorollatje për statusin e paraplegjikut, Stop zgjidh problemin e qytetarit.

Bajram Shkreta, dikur shofer në TVSH, tregon, sesi u diagnostikua rastësisht me diabet.Për shkak të agravimit të sëmundjes, është detyruar të presë të dyja këmbët.Por si të mos i mjaftonte fatkeqësia e tij, prej 6 vjetësh endet për të marrë statusin e paraplegjikut.Gazetari i emisionit “Stop” shkoi pranë KMCAP-it dhe gjithë zyrave të nevojshme dhe atë nuk bëri dot zoti Shkreta, e zgjidhi “Stop” në pak ditë.

Festa e Bajramit, Stop dhe Albtelekom ndihmojnë familjet në nevojë.

Me rastin e ditës së Bajramit,Albetelekom ka shpërndarë ndihma për familjet në nevojë. Familja Hatiaj në Arapaj të Fierit, familja e Periklie Potjas në Qerret të Durrësit, familja Vojdulla në Qerret, familja e Gëzim Ndoit në Qerret dhe e Suzana Dakavellit në Shijak, u bënë përfituese të ndihmave të kompanisë Albtelekom.