STOP – EMISIONI 203 (SEZONI 4)

STOP – EMISIONI 203 (SEZONI 4)

21:02 12/06/2019

Kodit zgjedhor sipas Ylli Rakipit/ Gafa e Junker me datën e zgjedhjeve.

Sot në Prishtinë u mbajt një ceremoni madhështore në nder të 20 vjetorit të hyrjes së trupave të Nato-s në Kosovë.Në aktivitet morën pjesë ish-presidenti Klinton, ish sekretarja e shtetit Ollbrajt, por edhe Meta e Rama nga Shqipëria.Sot Partia Socialiste feston 28 vjetorin e krijimit, ose 78 vjetorin, që nga themelimi i PKSH-së.Gazetari Ylli Rakipi deklaroi gjatë një debati televiziv, se për 30 vjet, të gjithë politikanët e kanë shk…yer kodin zgjedhor.Presidenti i Komisionit Europian, Junker gjatë një konference për shtyp dje në Bruksel, tha se zgjedhjet lokale në Shqipëri duhet të mbahen në fund të prillit. Por më pas ai e korrigjoi duke thënë, se kishte ndërmend fundin e qershorit.

Fier/ prokurori, gjyqtari e shefi i qarkullimit manipulojnë aksidentin fatal.

Në 27 janar 2019 në aksin rrugor Fier-Seman rreth orës 19: 45, Arif Xhafa u përplas në pragun e shtëpisë nga një makinë dhe humbi jetën. Babai I Arifit tregon, sesi e gjeti djalin të mbuluar në gjak në kanal pas 40 minutash. Ai shpjegon, sesi u manipulua akt-ekspertimi dhe drejtuesi i automjetit, doli i pafajshëm.Prokurorja Aida Cakaj, gjyqtari Taulant Banushi dhe eksperti Bardho Vushaj manipuluan aktin, duke shpëtuar autorin e aksidentit fatal.Si të mos mjaftonte kjo, Bardho Vushaj është njëkohësisht ekspert dhe Shefi i Qarkullimit Rrugor në Fier, gjë e ndaluar ligjërisht.Familjarët e të ndjerit takojnë eskpertin-shef, i cili nuk ka justifikim për atë, që ka bërë.Pas investigimit të “Stop” organet arrestuan autorin e aksidentit.

Pajtime Fetahu kërcënon gazetarin, reagojnë ashpër shoqatat e mediave.

Një ditë më parë emisioni “Stop” transmetoi videon e gjyqtares së Elbasanit Pajtime Fetahu, e cila iu hakërrye gazetarit Genci Angjellari, ndërsa ky i fundit e pyeste për një dosje korrupsioni, ku implikohej gjyqtarja në fjalë.Shoqatat e mediave në vend, shoqata e gazetarëve profesionistë, Lidhja e gazetarëve të Shqipërisë dhe Unioni i gazetarëve shqiptarë, kanë dënuar aktin e gjyqtares dhe kanë kërkuar marrjen e të gjitha masave ndaj saj nga institucionet e drejtësisë.




Grupi
LAJMET

Të ngjashme


Grupi