Një lutje për politikanët/ debati Rama-Meta, kush ka të drejtë?!

Gjatë paradites së sotme u publikua lajmi mbi kërcënimin e Lulzim Bashës.Pas thirrjes publike të Saimirit, që hoxha të bëjë dua për udhëheqësit e Shqipërisë, kjo ndodhi. Renaldo u është drejtuar qytetarëve, për t’i pyetur, se kush ka të drejtë në debatin mes presidentit Meta dhe kryeministrit Rama.Nuk mungojnë përgjigjet me humor për situatën politike absurde në vend.

Fiton të drejtën e pronës me 6 vendime gjyqi, përmbarimi s’ia ekzekuton.

“Stop” është ndalur në Ndroq-Zhuri, për një problem të shtetasit Fatmir Dobrolishti. Ai tregon, se KPP nuk ia ka njohur pronën e trashëguar prej 217 mijë m2, por Gjykata i dha të drejtë dhe sot Dobrolishti ka plot 6 vendime të formës së prerë, që i japin të drejtë, por nuk i ekzekuton dot. 10 ministra drejtësie janë njohur me problemin e Fatmirit, por vetëm e kanë percjellë, duke injoruar vendimet e gjyqësorit.Fatmir Dobrolishti ka depozituar edhe 4 denoncime në prokurori, por të gjitha janë mbyllur.Përmbarimi shtetëror për 20 vjet nuk e ka regjistruar cështjen. Pyetur nga “Stop” përmbaruesi shtetëror justifikohet me faktin, se dosja është voluminoze.në fund dritë jeshile hapet në drejtorinë e përgjithshme të kadastrave, ku premtojnë zgjidhje për kalvarin e zotit Dobrolishti dhe pronës së tij.

Berat/ nuk i kthejnë motorrin e bllokuar, shkresa peng në prokurori.

Armando Dervishi, nga Berati kërkoi, ka kërkuar ndihmën e emisionit ”Stop”, pasi prej nje muaj nuk merr dot motorrin e bllokuar.Policia i ka bllokuar një motorr “honda” pa dokumente dhe materialet iu referuan prokurorisë. Procedimi penal u pushua dhe prokurori vendosi kthimin e objektit tek i zoti. Armandi endet cdo ditë sa në polici, sa në prokurori, por motorrin nuk ka mundur ta marrë. Në Drejtorinë vendore të Policisë Berat, zëdhënësja tha, se vendimi për mosfillimin e procedimit penal nuk ka ardhur në rrugë zyrtare.Në fakt në Prokurorinë e Beratit shkresa nuk ishtë nisur prej një muaji dhe u nis në 29 maj 2019, kur “Stop”-i po merrej me rastin. Në pak kohë cështja u zgjidh dhe Armando Dervishi mori motorrin nga pika e bllokimit.