Stop – Emisioni 207 (sezoni 5)



Stop – Emisioni 207 (sezoni 5)

21:02 16/06/2020

Cfare beri Turi, se na iku truri…qytetaret komentojne pyetjen qesharake.

Këto ditë janë zhvilluar disa protestatë maturantëve para Ministrisë së arsimit,  për shkak të cilësisë së tezës së provimit të gjuhë-letërsisë. Pyetja e Turit, që duhet të reagonte në varkë për të shmangur shkëmbin, u bë parullë për maturantët dhe meme për qytetarët.Edhe Klintoni ka dalë nëpër rrugë dhe ka pyetur qytetarët për tezën qesharake të gjuhë letërsisë në provimet e maturës shtetërore.

Gramsh/Bllofi i kreut te IMT-se me ndertimin pa leje, genjen per legalizimin.

Në datën 3 qershor emisioni “Stop” transmetoi rastin e një ndërtimi pa leje në zonën e kurorës së gjelbër në fshatin Pishaj në Gramsh nga ana e shtetasit Hamit Lumshi.Ky i fundit kishte aplikuar për një leje riparimi në Zyrën e Urbanistikës Gramsh, por më pasi nisi ndërtimin e një godine të re pa leje. Drejtori i Zyrës së Urbanistikës në bashki, Ali Cohodari, tha, se nuk ishte në dijeni për këtë rast dhe na drejtoi tek IMT-ja, që kontrollon, nëse qytetarët zbatojnë kriteret e lejes së dhënë.Kryeinspektori Alban Rrodhe u shpreh, se do ta verifikojë situatën dhe do të marrë masa. Sipas tij, objekti do të prishet dhe personi do të ndiqet penalisht. Gazetarja e “Stop” u rikthye në Gramsh dhe priti për të takuar kryeinspektorin e IMT-së Alban Rrodhe.Lidhur me rastin në fjalë, zoti Rrodhe tha, se afati për këtë rast është 60 ditë me ligjin e ri dhe jo 10 ditë, sic ka qenë. Por ai thotë, se ka vajtur e ka konstatuar ndërtimin pa leje, madje ka marrë dhe masa administrative. Gjatë kësaj kohë qytetarit iu la kohë të sillte dokumentacionin, dhe ai ka dorëzuar një vërtetim nga Kadastra Elbasan, që ka aplikuar për leje legalizimi.Të ndodhur para këtij fakti, Stopi interesohet tek Zyra Vendore e Kadastrës Gramsh, ku Xhilson Bajrami, përgjegjës i Kadastrës, deklaroi, se nuk ka asnjë të dhënë, që Hamit Lumshi, të ketë aplikuar për leje legalizimi.E njejta përgjigje edhe nga zyra e Kadastrës Elbasan.Alban Rrodhe, kryeinspektori i pyetur për këtë situatë, thotë, se ndërtimi i Hamit Lumshit do të prishet.Madje ai pranon, se nisur nga ky rast ka konstatuar edhe ndërtimet e tjera pa leje në lagjen 85, tek ish-SMT-ja.

Invalidi pa duar e kembe jeton me kemp, por nuk perfiton kujdestarine.

Jemi në Tiranë, ku Tefik Seferi, është invalid i grupit të parë, por nuk përfiton kujdestarinë.Tefiku tregon, se në vitin 1993 është djegur në metalurgjinë e Elbasanit dhe ka mbetur pa gjymtyrë. Në ’94-ën ka qënë përfitues i kempit pranë Institutit të Sigurimeve Shoqërore, por pagesë për shërbim nuk ka marrë asnjëherë. Prej 25 vitesh del në rrugë për të fituar ndonjë lek për qiranë. Ai jeton me gruan dhe një fëmijë të sëmurë. Megjithëse në kushte të vështira,Tefiku merr pagesën e kempit dhe karburantin, por nuk përfiton kujdestarinë, edhe pse është përcaktuar invalid i grupit të parë. Ne u interesuam pranë Institutit të Sigurimeve Shoqërore dhe rezulton, se me vendim të Komisionit Mjeko-Ligjor Elbasan, personi është vlerësuar si invalid i plotë me përkujdesje. Masa e pensionit ka ndryshuar nga 1 210 lekë në 1 370 lekë në muaj. Sot ka shkuar në 17 650 lekë. Pra kujdestaria, që ai mund të përfitojë nga Issh është 400 lekë. Në këto kushte rekomandohet, që Tefiku të aplikojë pranë Shërbimit Social, ku pagesa është shumë më e lartë.




Të ngjashme