Odiseja me kioskën afër bashkisë, cdo kryebashkiak e zhvendos.

Shpresa Zana, një qytetare nga Tirana, tregon në “Stop” peripecitë me një kioskë, që ka patur i shoqi dhe që e përdorte për lustrim këp[ucësh nga koha e monizmit.Kioskën e privatizoi bashkëshorti dhe kur bashkia e drejtuar nga Edi Rama u zgjerua, ajo u transferua.Disa vjet më vonë i zhvendosën dërish tek lulishtja e sahatit. Së fundi edhe Erion Veliaj ia ka hequr të vetmin mjet jetese, duke i premtuar një vend tjetër.Si të mos mjaftonte kjo, prej dy vjetësh paguan edhe enegji, se nuk ka një vendim të mbylljes së aktivitetit.

Berat,ping-pong me vendimet e gjykatave, qytetari gjobitet në hipotekë.

Viktor Hoxha, një qytetar nga Berati doli garant për një person tjetër për kredi bankare, duke lënë kolateral në bankë tokat e tij. Për shkak të problemeve me kredinë, cështja shkoi në gjyq dhe Viktori i fitoi të gjitha shkallët e gjyqësorit.Kur shkoi me vendimin e gjyqit në hipotekë për të cliruar pronën e tij, i kërkuan shumë para, pasi kishte kaluar afati i regjistrimit.Kjo pasi vendimi gjykatës së Alepit të Vlorës është zbardhur me vonesë dhe akoma më vonë i shkuar personit të interesuar.

Sot pa punë, zjarri në paraburgimin e Vlorës, djeg të njomin me të thatin.

Në muajin Prill të vitit të kaluar ambientet e paraburgimit të Vlorës u përfshinë nga flakët. Një shprehje e urtë popullore thotë që me të thatin digjet edhe i njomi. Kështu e pësoi dhe Olsion Brahimaj, të cilin e hoqën nga detyra duke e bërë përgjegjës, edhe pse zjarri nuk ra në katin ku ai shërbente.

“Unë jam ish-punonjës i paraburgimit Vlorë. Në datën 21 Prill të vitit 2017, në orën 19:30, ra zjarr në katin e poshtëm, atë të izolimit dhe të burgosurit kanë shkuar kanë djegur edhe katin e tretë. Unë kam qenë me shërbim në katin e dytë dhe kam qenë polic i rolit bazë, pra i sektorit. Drejtori që ka qenë atëherë, Besim Binaj ka bërë sikur unë kam qenë përgjegjës i zonës në katin e dytë dhe më ka hequr padrejtësisht”, rrëfeu denoncuesi.

Në këtë mënyrë, ish-punonjësi i paraburgimit nisi kalvarin e ankesave në Ministrinë e Drejtësisë. Komisioni i Apelimit të Masave Disiplinore më datë 02.06.2017 vendosi rishikimin e urdhërit për masën disiplinore “largim nga detyra”. Në Drejtorinë e Burgjeve iu tha se do të rikthehet në punë, por deri më sot nuk ka ndodhur.

“Po i bëj thirrje zotit Arben Çuko të më kthejë në punë se jam i pafajshëm. Dhe Ministres së Drejtësisë Gjonaj, të kthehet e të shikojë çështjen se s’kam lidhje fare me ngjarjen! Të tjerë që dogjën burgun janë në punë, ndërsa mua më sorrollasin”, u shpreh i shqetësuar Olsion Brahimaj, i cili prej 1 viti kërkon vetëm vendimin, në mënyrë që të dijë se çfarë do të bëjë më pas.

Në një takim me shefin e personelit, ky i fundit tha se vende bosh ka plot, por duhet të interesohet në Tiranë.

Qytetari – Komisar, c’kemi?

Shefi i personelit – Ça po bën? Si dukesh?

Qytetari – Hiç, mirë!

Shefi i personelit – Si dukesh? Çkemi?

Qytetari – Për ty erdha, të të takoja një çikë.

Shefi i personelit – Hë?!

Qytetari – Tani ça do bëhet? Do kthehem a s’do kthehem dhe unë të iki në vend tjetër, të drejtohem në vend tjetër o komisar…

Shefi i personelit – Nuk ka asnjë informacion. Ti ishe në konkurim atje?

Qytetari – Po s’isha te konkurimi se unë jam i certifikuar.

Shefi i personelit – Tashi…

Qytetari – I kam bërë unë të tëra trajnimet.

Shefi i personelit – Vende ka bosh… janë 9 a 10 policë. Nuk ka asnjë informacion për të marrë, për të qënë i sinqertë. Ti e di si funksionon këtu. Interesohu nga Tirana, ça bëhet. Unë kam çuar çdo ditë informacione, probleme. Vetëm Tirana, këtu s’ka asgjë.

Pra ish-punonjësit të paraburgimit Vlorë i duhet të vijojë të interesohet vetë në Tiranë për të zgjidhur largimin e padrejtë që i bënë nga puna.