Pasojat e c’dekretimit të zgjedhjeve/ Basha në prokurori për paratë ruse.

Kreu demokrat Lulzim Basha u paraqit sot në prokurori, ku është marrë i pandehur për cështjen e lobimit në SHBA, financuar me para ruse me origjinë të dyshimtë.Basha tha, se në dosje nuk ka asnjë provë, asnjë shkresë të falsifikuar dhe asnjë rus të vetëm.Në 10 qershor presidenti Meta anuloi zhvillimin e zgjedhjeve, në emër të gjetjes së zgjidhjes së krizës politike dhe nxitjes së dialogut. Por ajo, që prodhoi c’dekretimi i zgjedhjeve, ishte djegia e shkollave dhe ambienteve, ku ishte sistemuar baza materiale për votimet e 30 qershorit, në bashkitë, që drejtohen nga PD e LSI.Në këtë situatë ka reaguar Jozefina Topalli, duke u shprehur, se demokratët nuk djegin as shkolla e as mandate.Bild pritet të publikojë nesër 10 përgjime të reja, por “Stop” sjell në vëmendje një video të blerjes së votës në Vorë në qershor 2017. Arben Marku u dënua për korrupsion zgjedhor e është sot sërish në fushatë për PS-në.

“Njolla në biografi” përjashton të riun ekselent nga Akademia e Policisë.

Një qytetar, që kërkon të mbetet anonim, denoncon procedurën e konkurimit në Akademinë e Policisë.Ai thotë, se ishte student i ekselencës dhe pas të gjitha fazave të konkurimit, fitoi të drejtën e studimit në Akademinë e Policisë. Dy javë pasi nisi shkollën, e thërrasin dhe i thonë, se ka një ngjarje problematike në familje. Më pas i vjen vërtetimi i besueshmërisë negativ, me pretendimin, se një familjar është përfshirë në një ngjarje kriminale. I riu thotë, se prej muajsh kërkon informacion konkret, mbi problemin, që i dogji shkollën, por asnjë përgjigje. Pas interesimit të emisionit “Stop”, mbërriti përgjigja zyrtare, ku thohet, se në bazë të ligjit 139, përjashtohet nga e drejta e shkollimit në Akademinë e Policisë. Por ministria thotë, se nuk ka dokumenta, për ngjarjen e ndodhur. Di thjesht, se ka patur një ngjarje…!!!

Probleme dëgjimi/pacienti fiton në gjykatë 65 milionë lekë dëmshpërblim.

Një ditë më parë “Stop” transmetoi problematikën e fëmijëve, që nuk dëgjojnë. Ata rrezikojnë të mos dëgjojnë gjithë jetën, për shkak të moszhvillimit të tenderit nga ana e QSUT-së dhe spitalit francez.Drejtuesi i këtij spitali, Besim Boci, sqaron për “Stop” detaje nga tenderi i dështuar dhe pse ka ngecur procedura.Nga ana tjetër avokati i organizatës “Together for life” tregon, se gjykata ka dëmshpërblyer me 65 milionë lekë të vjetra një pacient, që nuk kishtë vënë dot implantin. Po kështu, Komisioneri për diskriminim e ka quajtur diskriminim këtë situatë.