Tërmeti i Bild dhe pazaret e ministrave socialistë në zgjedhjet e Dibrës.

Gazeta gjermane Bild publikoi sërish 10 përgjime të reja, lidhur me procesin zgjedhor të shtatorit 2016 në Dibër. Në përgjime janë kapur, ish ministrat socialistë Damian Gjiknuri e Saimir Tahiri,deputeti Xhemal Qefalija e Ulsi Manja, si dhe Imer Lala.Në disa biseda ministri Gjiknuri flet për tejkalim objektivash me një mijë vota me Imer Lalën. Deputetët socialistë flasin me shefin e komisariatit të Dibrës, i cili është angazhuar në zgjedhje dhe kërkon shpërblim, për kontributin, duke e transferuar në Bulqizë.Me shefin e komisariatit flet dhe ish ministri i tij Saimir Tahiri. Nga ana tjetër, Imer Lala vihet në dijeni nga një person, se disa anëtarë të FRD-së kanë votuar për Sherefedin Shehun, se i kanë parë votat.Nga burgu i Fierit ka mbërritur një mesazh në redaksinë e “Stop”, që flet për lirim të burgosurish, në prag të protestës së nesërme.

Savër/Rrethrrotullimi pa sinjalistikë, qytetari gjobitet për aksident.

“Stop” është ndalur në rrethrrotullimin e Savrës, në urën mbi linjën hekurudhore, ku mungojnë elementët e gominave që bashkojnë rrugën. Për këtë arsye, ky vend është kthyer në një burim aksidentesh.Ledian Saliaj, tregon, se duke udhëtuar në këtë aks, ka humbur kontrollin e automjetit, në përpjekje për të shmangur gropën e krijuar nga mungesa e gominave. Për pasojë ai devijon disa metra, duke dëmtuar barrierat anësore të rrugës. Pas verifikimeve, Lediani u gjobit me 150 mijë lekë të vjetra, por pa marrë parasysh elementin rrugë, dhe kushtet atmosferike. Gjobën e ka paguar, por sot Ledian Saliaj, kërkon të mos ketë fatkeqë të tjerë.Në Drejtorinë vendore të qarkullimit rrugor, thonë, se gjoba tashmë nuk c’bëhet, sepse ka dalë në sistem.Shefi i seksionit, Klodian Caushi tregon, se shqetësimi i është përcjellë ARRSH-së në mars 2019,por ky institucion nuk e ka vënë ujin në zjarr.Ndërsa në një përgjigje zyrtare për “Stop” ARRSH sqaron, se projekti është në fazën e miratimit, dhe pritet, që së shpejti të fillojë implementimi i tij në terren.

Tiranë/ Mungesa e sinjalistikës në rrugën “Asim Vokshi”, burim aksidentesh.

Banorët e rrugës “Asim Vokshi” në segmentin, që e lidh me Gjykatën e Krimeve të rënda, ankohen për mungesën e sinjalistikës, që është bërë burim i shumë aksidenteve. Pranë kësaj rruge ndohet edhe shkolla 9-vjecare “7 Mars”.Edhe pse ka vija të bardha, ato nuk respektohen nga drejtuesit e automjeteve. Eksperti Gëzim Hoxha, shprehet, se sinjalistika është e nevojshme dhe ajo hapësirë nuk duhet të ishte hapur fare, pasi fëmijët e shkollës, nuk duhet të mësohen me edukatën, për t’u futur në fluksin e makinave, por meqë rruga është hapur, ajo ka nevojë për sinjalistikë.