Folktori parlamentar/Batuatat pikante te seances se sotme.

Parlamenti u mblodh sërish në seancë plenare si cdo të enjte.Nuk munguan as sot fjalimet e kryeministrit dhe deputetëve të tjerë, mbushur me batuta për cështjet e ditës. Kryesisht u debatua për reformën zgjedhore, që megjithë përpjekjet e negociatat, nuk ka arritur të përfundojë.

Prokurori bllokon anijen turke, interpoli e ministria e nxjerrin te paster.

Në 25 gusht 2019 anija turke me vela “Libertas” bllokohet me një urdhër nga interpoli. Në bordin e saj ishte kapiteni dhe dy turistë rusë. Informacioni për bllokimin e anijes kishte ardhur për shkak të një denoncimi nga një shtetase turke, e cila pretendonte, se pas vdekjes së babait të saj, anija me vela ishte zhdukur.Por babai i saj ia kishte shitur anijen një kompanie private Hakan Kucukoglu.Përfaqësuesi i kompanisë Acqua Marinë në Turqi tregon gjithcka për emisionin “Stop” duke theksuar, se ky keqkuptim, u sqarua. Por prokuroria e Sarandës dhe prokurori Ilir Hoxha, prej 9 muajsh e mban të bllokuar anijen me vela.Dëmi më i madh nga kjo histori iu bë kapitenit, i cili mbahet i bllokuar në Sarandë, prej gati një viti. Devrim Ugurlar thotë, se nuk i jepet asnjë shpjegim nga prokurori Ilir Hoxha dhe ai është detyruar të strehohet në një familje, që e mban me ushqim. Këshilltari i ministrisë turke, një shqiptar nga Prizreni, i cili është në brendësi të cështjes, pohon, se shteti dhe interpoli Turk ka dërguar dy shkresa, që sqarojnë situatën dhe kërkojnë lirimin e kapitenit dhe anijes, por prokurori Ilir Hoxha, nuk po e mundëson këtë. Përmes kameras së fshehtë, Stop merr versionin e prokurorit, i cili pretendon, se kapitenin po e mashtrojnë, pasi nuk ka ardhur asnjë informacion nga Turqia dhë cështja është në vend-numëro. Kjo, në një kohë, kur ne kemi siguruar shkresat, që tregojnë, se dokumentat e anijes janë të rregullta dhe kërkohet zhbllokimi i saj dhe kapitenit të mjetit lundrues.

Ankesa/ 8 vjecari rezulton debitor miliona leke ne OSHEE.

Jemi ndalur në kthesën e Kamzës, pasi qytetari Dëfrim Ndreu ka një problem me OSHEE-në. Në objektin e tij 3-katësh ka 4 sahatë, nga të cilët 3 janë funksionalë dhe i katërti nuk është vënë në punë. Që prej vitit 2009, ky sahat rezulton në emër të nipit të tij, i cili ka qenë 8 vjec në kohën e lidhjes së kontratës e mbi të gjitha, rezulton debitor.Kur shkuan të kërkonin shpjegim, u thirrën ekspertët dhe sahati u cua në laborator, ku u vërtetua, se matësi nuk ishte përdorur. Dëfrimi ka bërë ankesa, por nuk i është dhënë zgjidhje, ndërkohë debia ka shkuar në shumën mbi 2 milionë lekë të vjetra.Ardi Kola, i marrëdhënieve publike në OSHEE, sqaron se atë kohë janë bërë shumë gabime me regjistrimet e kontratave me të dhëna të pasakta. Megjithatë me një skemë lehtësimi dhe me verifikimet, që do të bëhen, zotërisë do t’i duhet të paguajë vetëm 40 mijë lekë të reja.