Stop – Emisioni 209 (sezoni 6)




Stop – Emisioni 209 (sezoni 6)

21:02 24/06/2021

Ish kinostudio/ Rruga e aksidenteve dhe zgjidhjet per shmangien e fataliteteve.

Sot ju tregojmë, sesi sinjalistika e gabuar rrugore është bërë shpesh burim aksidentesh. Vetëm së fundi në zonën pranë ish kinostudios humbën jetën dy persona, të askidentuar, ndërsa ecnin në vijat e bardha, apo në trotuar. Eksperti Rrugor Fatmir Hasho na shpjegon të gjitha problemet e kesaj rruge.Sipas ekspertit, zgjidhja për këtë rrugë është kthimi me dy korsi, shtimi i një korsie të dedikuar bicikletash dhe rregullimi i stacioneve të autobusëve.

Gjakove/ Studioi ne privat, perjashtohet nga konkurimi per edukatore.

“Stop” ka udhëtuar drejt Gjakovës, sepse Vlora Deliu tregon, se i është mohuar e drejta për të konkuruar për një vend të lirë pune për edukatore kopshti, që komuna Gjakovë zhvilloi në muajin maj. Pretendimi për përjashtimin, ishte se Vlora ka mbaruar studimet në universitet privat dhe sipas ligjit të arsimit të lartë në Kosovë, kjo kategori përjashtohet. Në fakt ky ligj është rregulluar më vonë dhe barazvlerëson Universitetin Shtetëror me atë privat. Vlora Deliu ka kryer studimet Bacelor dhe Master në Kolegjin AAB në Prishtinë për edukatore.

Drejtori i Inspektoriatit të Arsimit në Gjakovë, Gjergj Gojani thotë, se Komuna Gjakovë nuk di të lexojë mirë ligjet, pasi neni, që i referohet është për mësuesit  dhe jo për edukatorët.Avokati i Vlorës, i cili ka ngritur edhe një padi për këtë padrejtësi tregon, se në raste të ngjashme, gjykata u ka dhënë të drejtë studentëve.

Kosove/ Ministria e Arsimit kthen proceduren e konkursit te komunes Gjakove.

Problemi përjashtimit të Vlora Deliut nga konkurimi për vendin e punës si edukatore, ka ardhur nga Zyra e Burimeve Njerëzore në Komunën Gjakovë.

Drejtori i kësaj zyre,Kushtrim Brahimaj, i zënë ngushtë, u mbrojt duke thënë, se nëse Ministria e Arsimit, konfirmon paligjshmërinë, ai do të ribëjë konkursin, ku do të marrë pjesë edhe Vlora Deliu.Nga Gjakova ne shkuam në Prishtinë, në Ministrinë e Arsimit dhe komunikuam me ministren, e cila përmes zyrës ligjore konfirmoi, se Komuna Gjakovë nuk e ka zhvilluar mirë procedurën. Tani pritet, që konkursi të zhvillohet sërish dhe Vlora të jetë pjesë  e tij.





Të ngjashme