Hitparade i absurdit shqiptar.

Në rrugën e Arbrit shkarkohen inerte. Në Valias, një kamioncinë shkarkon plehrat buzë lumit. Makina e policisë së Fierit lëshon tym, sikur të ishte fabrikë, që punon me qymyr. Në rrugën “Islam Alla” punohet rreth mesnatës dhe kalimi për automjetet është thuajse i pamundur. Këto janë disa nga videot që transmetohen dhe komentohen në emisionin e sotëm “Stop”, në rubrikën e përjavshme “hitparade i absurdit”.