Denoncimi/ Stafit te spitalit Peshkopi i marrin te dhenat personale per votime.

Në seancën e sotme parlamentare u miratua kodi i ri zgjedhor. Por gjatë diskutimeve Damian Gjiknuri u përplas me deputetin e opozitës së re Halit Valteri dhe ky i fundit tha, se Gjiknuri e kishte kërcënuar në telefon. Valteri nuk i kurseu epitetet ndaj kolegut socialist. Në redaksinë e “Stop” ka mbërritur një denoncim, që tregon, sesi drejtuesit në spitalin e Peshkopisë, i kanë kërkuar stafit kartat e identitetit dhe të dhëna të tjera personale të tyret dhe të familjarëve mbi 18 vjec, për t’i përdorur për zgjedhjet e ardhshme të 25 prillit.

Kavaje/Strehoi te semurin ne Azil, Sherbimi Social kerkon largimin e drejtorit.

Në 18 shtator të 2020-ës, emisioni Stop trasmetoi rastin e një 46 vjecari me probleme mendore, që jetonte i vetëm e në kushte të vështira në Kavajë.Naim Stërniqi, një i afërm i tij, i ishte drejtuar redaksisë sonë, për të kërkuar një zgjidhje për kushëririn Arben Haxhiaj.Të afërmit kërkuan sistemim në Shtëpinë e të moshuarve Kavajë, por në këtë institucion kufiri moshor është 60 vjec.Pas apelit në “Stop” reagoi drejtori i “Shtëpisë së të Moshuarve “ Kavajë, Neritan Bajaziti. Ai tha, se do të merrej me dokumentacionin, për ta strehuar në këtë institucion. Pas miratimit në mbledhjen e këshillit Bashkiak Kavajë dhe pas gjithë procedurës së dokumentacionit të kontrollit shëndetsor, drejtori Bajaziti, bashkë me gazetaren e “Stop”, e morën Arbenin nga banesa e tij dhe e shoqëruan në Shtëpinë e të Moshuarve.Por pas këtij momenti, drejtori i institutucionit, Neritan Bajaziti, tregon, se ka marrë një propozim për largim nga detyra nga ana e Shërbimit Social Shtetëror.Bajaziti thotë, se i ka ardhur një grup monitorimi nga Shërbimi Social Shtetëror, i cili ka pretenduar shkelje të masave anticovid, gjë që nuk është e vërtetë.Gazetarja komunikon me drejtoreshën e shërbimit social, Luneda Sufali, e cila thotë, se kontrolli është bërë para dy muajsh. Por nëndrejtoresha thotë, se kontrolli është bërë në 9 shtator. Sipas drejtueseve të këtij institucioni, nëse do të ketë pasakatësi, do të mbajë përgjegjësi grupi i kontrollit.Nga ana tjetër Guxim Kola, nënkryetari i bashkisë Kavajë, shprehet se, bashkia e hedh poshtë këtë propozim, pasi monitorimi në Shtëpinë e të Moshuarve para, gjatë dhe pas pandemisë, ka rezultuar në rregull.

Pas transmetimit ne Stop, Qendrat shendetsore pajisen me mjete mbrojtese.

Para disa ditësh transmetuam problematikën e qendrave shëndetsore në kryeqytet. Një infermiere denoncoi, faktin se ajo dhe një kolege tjetër janë përzgjedhur për t’u bërë injeksionet në shtëpi pacientëve me korona virus. Por personeli shëndetësor nuk ka pajisje mbrojtëse. Përvec dorezave,që ua jep qendra, maskat i blejnë vetë. Ndërsa për veshjet speciale mbrojtëse, as që bëhet fjalë. Gazetarja e “Stop” bëri një vëzhgim në qendrat shëndetsore dhe me kamera të fshehtë, personeli shëndetsor pranoi, se nuk ka maska, doreza dhe veshje mbrojtëse. Pas këtij transmetimi i menjëhershëm ishte reagimi i Ministrisë së Shëndetsisë dhe Mirëqënies Sociale, duke cuar veshje e pajisje anti covid në qendrat shëndetsore.Dy infermiere falenderojnë emisionin Stop për këtë zgjidhje, duke treguar edhe me video, se tashmë janë furnizuar me pajisjet e domosdoshme mbrojtëse.