Stop Tv Klan | Një format satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj.

Nisma për ndalimin e veprave të komunizmit, jo filmave po librave!

Një nismë e Partisë Demokratike, e përfaqësuar nga Enkelejd Alibeaj, ka marrë formë ligjore dhe është depozituar në Kuvend. Në bazë të saj, filmat, dokumentarët, këngët, programet televizive apo edhe momentet e ndryshme, që i thurin lavde sistemit komunist do të ndalohen në Shqipëri. Ajo që projektligji nuk përmend e nuk zgjidh, është cështja e veprave letrare, prej të cilave kanë marrë jetë filmat.Kështu psh filmin Ballë për Ballë nuk do të mund ta shohim dot, por mund të zhvillojmë fantazinë duke lexuar veprën e Kadaresë “Dimri i Madh”.Po kështu duhet të ndahemi me filmat Radiostacioni, apo krevati i Perandorit, por do të shijojmë veprat “Nëntori i një kryeqyteti” apo poemën e Dritero Agollit per hyrjen e Patizanit Mece në Pallatin e Brigadave.

Mashtrimi 180 mijë euro: Po vdes e nuk kam njeri, trashego paratë e mia!

Shpëtim Qosja, një qytetar nga Elbasani, tregon, se jeton prej 5 vitesh në Suedi dhe një ditë merr në facebook një mesazh nga Afërdita Kakuj, e cila i thotë, se do i dhurojë 180 mije euro. Afërdita ishte shprehur, se ishte duke vdekur dhe nuk kishte njeri, ndaj do i linte atij pasurinë e saj.Ajo kishte lënë një avokat kosovar me nënshtetësi franceze, Fransis Boyer, i cili premtoi nisjen e procedurës për kalimin e shumës.Por avokati kërkoi fillimisht 250 euro dhe më pas 600 euro, në mënyrë që të realizohej transaksioni. Fillimsht Shpëtimi i kaloi 250 euro, por më pas u step.Ndaj kërkoi ndihmoën e “Stop” e bashkë i kaluam me ëestern union, 10 euro, sa për një kafe.Tomi Kallajxhi, Specialist teknologjie tregon për fenomenin e mashtrimit në rrjet dhe shpjegon mekanizmat filtrues që duhet të kemi, para se të biem viktima të mashtrimit online.

“Po vdes dhe nuk kam njeri, do të të dhuroj 175 mijë Euro”, qytetari kërkon ndihmën e Stop

Një qytetar nga Elbasani ka rënë pre e një mashtrimi për një shumë të konsiderueshme parash. Është fjala për qytetarin Shpëtim Qosja, i cili prej 5 vitesh jeton në Suedi, dhe ka kërkuar ndihmën e emisionit Stop në Tv Klan.

Një ditë ai merr një mesazh në Facebook, që pretendonte se ishte një zonjë e quajtur Anita Kakuj, e cila i thotë se është “e dënuar me vdekje” nga një sëmundje e pashërueshme dhe do t’i dhurojë pasurinë e saj e 175 mijë Euro. 

Ajo kishte lënë një avokat kosovar me nënshtetësi franceze, që pretendonte se quhej Fransis Boyer, i cili premtoi nisjen e procedurës për kalimin e shumës.

“Unë jetoj prej 5 vitesh në Suedi. Papritur më dërguan ftesë në Facebook, Anisa Kakuj. E pranoj ftesën dhe thotë që jam e sëmurë, kam jetuar në Francë, tani jam për momentin në Kanada në spital dhe kontaktoni me avokatin tim dhe pasuria ime do hidhet në emrin tënd. 175 mijë Euro”, thotë Shpëtim Qosja.

Në mesazhin që Anisa Kakuj i kishte dërguar Shpëtimit, shkruhej: Përshëndetje, si jeni vëlla. Emri im është zonja Anita Kakuj me origjinë shqiptare. Unë dua t’i dhuroj gjërat e mia një personi të ndershëm që i nevojitet. Vuaj nga një sëmundje e rëndë e cila më dënon me vdekje të caktuar. Është kanceri në fyt për të cilin nuk kisha shërim. Nuk mund të martohesha deri më tani, nuk kam pasur fëmijë. Do të doja të bëja një donacion me mbështetje të besueshme dhe të sinqertë, dua dhurimin e kësaj shume para vdekjes sime”.

“Avokati” Fransis Boyer kërkoi fillimisht 250 Euro dhe më pas 600 Euro nga Shpëtimit për procedurat në mënyrë që të realizohej transaksioni. Fillimisht Shpëtimi i kaloi 250 Euro, por më pas u step. Ndaj kërkoi ndihmën e “Stop” dhe së bashku me gazetaren i kërkuan informacion për të dhënat se ku t’i dërgonin paratë. Ai dërgoi një emër, Edon Gjoka në Kosovë. Këto para do t’i merrte pikërisht Edoni. Gazetarja e Stop dhe Shpëtimi i dërguan vetëm 10 Euro, me qëllim për t’i zbuluar atij të dhënat personale.

Tomi Kallajxhi, specialist teknologjie, tregon për fenomenin e mashtrimit në rrjet dhe shpjegon mekanizmat filtrues që duhet të kemi, para se të biem viktima të mashtrimit online.

“Këto skemat kanë filluar që në 1600, quhet skema e të burgosurit spanjoll. Ishte një pirat shumë i famshëm që ishte burgosur dhe ai në qoftë se do i sillje ca të holla dhe do ta ndihmoje gjatë kohës që ai ishte në burg, do merrje gjithë pasurinë e këtij pirati dhe tashmë jemi në vitin 2022 që nuk është më piratët e Spanjës, por janë piratët e Afrikës, por ndonjëherë përdoren edhe si tranzitorë individë në shtete të caktuara për të krijuar besueshmëri më të lartë. Më i madh është probabiliteti që ne të gjithë të vdesim nga një meteor se sa ty të të dhurojë dikush nga gjithë planeti pasurinë e tij. Dhe asnjëherë nuk vjen asgjë rastësisht. Gjithmonë transaksionet do bëhen me PayPal sepse nëse bëhesh pishman edhe brenda 30 ditëve mund t’i tërheqësh ato para mbrapa ose nëpërmjet institucioneve bankare. Gjëja më e rëndësishme është mos t’i bëjnë fare këto transaksione sepse nuk ka vendosur askush t’ju lërë disa milionë Dollarë pasuri”, thotë specialisti i IT, Tomi Kallajxhi.  /tvklan.al

Mori 600 euro për dëshmi penaliteti të pastër, procedohet zyrtari.

Në emisionin e djeshëm transmetuam rastin e marrjes së një dëshmie të pastër penaliteti me 600 euro. Një tjetër qytetar tregoi, se në vitin 2012 ishtë dënuar me 8 vite burgim. Duke përfituar nga amnistia, ai doli i lirë pas 5 viteve vuajtje dënimi. Në vitin 2022 kërkoi një dëshmi penaliteti, por i thanë, se kishte 3 vjet dënim të pakryer.Qytetari dëshmoi, se i kishin kërkuar një shumë prej 600 eurosh për ta pastruar dëshminë. Në drejtorinë e burgjeve, qytetarin e drejtuan në sektorin juridik, ku i kërkuan 600 euro për t’i dhënë dëshminë e kërkuar. Ditën e caktuar “nevojtari” u paraqit pranë institucionit dhe në pak minuta mori dëshminë në dorë, që nuk kishte qenë i dënuar më parë.Sot Femi Sufaj, zëvendësdrejtor i përgjithshëm i Drejtorisë së Burgjeve, tha, se personi i përshirë në aferën korruptive është Arben Tusha, i cili po ndiqet penalisht. Për këtë rast është bërë dhe pezullimi i dy punonjësve të policisë.