Mbrëmjet tona sportive dhe përmbytja e bibliotekës kombëtare.

Në ekranet shqiptare transmetohen cdo mbrëmje të paktën 8 programe sportive, të dedikuara për botërorin e futbollit.Nga Top Channel, Vizion Plus, e deri tek ABC neës, neës 24, ora neës, komentojnë sfidat e përnatshme të futbollit.Një ditë më parë u përmbyt dhe shpalli gjendjen e jashtëzakonshme biblioteka kombëtare. Librat u ndërën në tela si rrobat qëmoti, ndërsa ministrja e kulturës Mirela Kumbaro na përshëndeti në mbrëmje me një status, duke na kujtuar “kohë për libër”…?!

Magazina e sekuestruar nga AKU prodhon e hedh ushqime në treg.

Në datën 8 Maj 2018 Autoriteti Kombëtar i Ushqimit dhe krimi ekonomik arrestuan në flagrancë Luan Çuliqin dhe vunë nën sekuestro magazinën e tij në Shkodër, ku prodhonte produkte ushqimore jashtë çdo kushti sigurie.

Produktet ushqimore u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, si dhe iu referuan Prokurorisë së Shkodrës për veprat penale “fshehje e të ardhurave” dhe “prodhim i kundraligjshëm i artikujve dhe mallrave industriale e ushqimore”.

Por “Stop” zbuloi se këto prodhime tanimë shpërndahen në treg nga i biri i Luan Çuliqit, ndërkohë që duhet të qëndronin të sekuestruara në magazinë. Nëpërmjet kamerës së fshehtë u provua me zë dhe figurë se këto produkte ushqimore vijojnë të tregtohen në Milot dhe Shkodër.

Klienti – Ça bëre?

Shitësi – Mirë! Si kalove?

Klienti – Një pyetje, reçel ke? Ç’a çmimi ka?

Shitësi – 250 lekë, 500 lekë.

Klienti – Po të marr kështu, me shumicë për mëngjes te hoteli?

Shitësi – Nuk shes me shumicë. Shkodër thotë.

Klienti – Po, Shkodër! M’i bëj t’i marr! Nuk ka kokërr the ti ëëë?

Shitësi – Jo, s’ka! Këto janë të mirë, këto të mëdhajat.

Klienti – Janë të mira!

Shitësi – E kam një vetë në shpi, kurse këto veç me të rrejt se s’i kam provu.

Klienti – Po me e marr te këta, si mund ta marr vetë, mos e mar më lirë. A sjellin këta?

Shitësi – Vijnë ato furgonat e na i lejnë ne ato furgonat e mallit.

Klienti – Rrofsh! Faleminderit!

Ndërkohë që në një nga pikat e shitjes, kamera e fshehtë e emisionit “Stop” shfaqi vetë transportuesit e produkteve. “Kjo është kova më e shtrenjtë në treg, që e marrin edhe Tirana….”, u shprehën ata për të bindur blerësin.

Gjatë komunikimit të gazetarit të emisionit “Stop” me drejtoreshën e AKU Shkodër për këtë çështje, kjo e fundit tha se është mbajtur një preocesverbal me produktet e sekuestruara dhe nëse ato nuk gjenden në magazinë, do të merren sërish masa ndaj subjektit.

Por ende nuk është dhënë asnjë përgjigje zyrtare as nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit Shkodër dhe as nga krimi ekonomik në lidhje me shitjen e produkteve ushqimore, të cilat janë jashtë çdo lloj standardi ushqimor.

Abuzimi në poliklinikën 8, Fundjava rehabiliton shtëpinë e Hoxha Tahsinit.

Kryeministri Edi Rama përsërit shpesh në dëgjesat publike se zgjidhja e çdo shqetësimi të qytetarëve është portali “Shqipëria që duam.al”. Por qytetarët nuk marrin as zgjidhje dhe as përgjigje. Kjo ndodhi edhe me rastin e ambulancës numër 8, drejtoresha e së cilës, Nevila Shtino, është emëruar pa asnjë kriter, pa eksperiencë pune dhe pa specializime. Ajo madje e ka kthyer edhe institucionin të tillë, duke rikthyer në punë një infermiere të dalë në pension, e duke mbajtur laborante pa arsim përkatës.

Por në portalin “Shqipëria që duam.al” thuhet se Nevila Shtino është emëruar si drejtoreshë e përkohshme në këtë qendër shëndetësore, ndërkohë që kanë kaluar 4 vjet në këtë post. Përsa i përket rikthimit në punë të infermieres së dalë në pension, Burbuqe Lazajt, u tha se i është shtyrë mosha e daljes në pension dhe se po zëvendëson një infermiere që është me raport mjekësor.

Ndërsa për laboranten Nexhmije Vellku thuhet se është diplomuar në Biokimi Klinike dhe ka mbaruar një specializim 5-vjeçar në Itali. Por kjo e fundit vulos përgjigjet e analizave, ndërkohë që këtë gjë duhet ta bëjë vetëm një mjek. Në vulën që shoqëronte analizat shkruhej Dr. Nexhmije Vellku, por pas denoncimit të qytetarëve në portalin “Shqipëria që duam.al” u zhduk emri nga vula.

Pas denoncimit të emisionit “Stop” mbrëmjen e së hënës, Ministria e Shëndetësisë ngriti një grup pune dhe shkuan për të verifikuar situatën në Poliklinikën numër 8.

Gjithashtu sot u transmetua një kamera e fshehtë në qendrën shëndetësore numër 8, ku shfaqet mungesa e mjekut pediatër ditën e dielë.

Infermierja – Po?

Qytetarja – Si je? Si kalove? A ka pediatër sot?

Infermierja – Po, ja doktoresha!

Qytetarja – Si kaloni doktoresha?

Doktoresha – Mirë. Si je ti?

Qytetarja – Mirë, kam një fëmijë 3-muajsh, por vetëm të vjella ka. Nuk ka as temperaturë, as heqje barku. Ta sjell një herë ta shohësh?

Doktoresha – Po e ke vizituar te mjeku pediatër tamam?

Qytetarja – Jo, unë them… ia kam lënë vapës.

Doktoresha – Sille një herë!

Qytetarja – Deri në çfarë ore do të jesh këtu?

Doktoresha – Deri në 1:30, pastaj vjen mjeku tjetër. Ka deri në 8 të darkës mjek. Mirë?

Qytetarja – Në rregull!

Moderatorët e emisionit “Stop” u shprehën se janë në pritje të raportit të grupit të punës nga Ministria e Shëndetësisë për ta krahasuar me provat që posedojnë për abuzimin që është bërë në këtë qendër shëndetësore.