Stop – Emisioni 212 (sezoni 5)


Stop – Emisioni 212 (sezoni 5)

21:02 23/06/2020

Skandali/Personeli i QSUT-se pa maska mbrojtese, kthehet ne rrezik per covid.

Sot përfundon gjendja e fatkeqësisë natyrore, por jo epidemia, sic u shpreh në një dalje publike ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu.Ajo bëri apel për masa mbrojtëse, respektimin e distancave dhe përdorimin e maskave. Emisioni “Stop” sjell një vëzhgim përmes kameras së fshehtë në QSUT, aty ku luftohet me coronavirusin dhe ku masat e sigurisë lënë për të dëshiruar.Policët pa maska e po kështu personeli shëndetsor që duhet të japë ndihmën e parë, kanë bërë që QSU të kthehet nga vendi i shërimit, në vatër të përhapjes së virusit covid-19.

Pamjet/Si u dhunua gruaja ne Durres nga dy te rinj, qe i kerkuan buke.

Bore Uka, një shtetase me banim në zonën e Plazhit të Durrësit,tregon sesi u përball me agresionin e dy të rinjve në dyqanin e saj në 7 prill të këtij viti, në kohën kur vendi ishte në karantinë të detyruar.Rreth orës 23.00 të mbrëmjes dy të rinj, 15 dhe 30 vjec, të cilët ajo i njihte, i kërkojnë dicka për të ngrënë dhe ajo hap dyqanin, për t’u shërbyer.Në këtë kohë, M.S dhe shoku i tij, D.e kapin nga fyti, i mbyllin gojën dhe e qëllojnë me grushte e gërshërë, duke e lënë pa ndjenja e duke i grabitur bizhutë, paratë e xhiros dhe telefonin.Pasi u përmend, Bore Uka thërret vajzën e cila njofton policinë dhe ambulancën. Më pas nga spitali i Durrësit përfundoi në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku qëndroi për 6 ditë e shtruar me dëmtime në nofull, fytyrë, gjoks e bark. Pavarësisht, se njoftoi policinë, Bore tregon, se deri me sot nuk është thirrur nga policia. Ndërsa ajo ka mësuar, se pas 10 ditësh dy të rinjtë janë arrestuar nga policia kufitare e Maqedonise, ku kishin mbërritur me bicikleta. Bore Uka kërkon ndihmë dhe drejtësi, për të zgjuar institucionet, pasi sic thotë ajo, ato flenë për rastin e saj.

Plazh Durres/Viktima e dhunes, pasi i shpetoi vdekjes, kerkon drejtesi.

Për rastin e shtetases Bore Uka pyesim Shefin e Stacionit të Policisë Plazh, i cili shprehet, se është ndjekur gjithë procedura dhe agresorët u shpallën në kërkim, pasi u arratisën me bicikleta nga Durrësi drejt Maqedonisë, në një kohë izolimi dhe kur kontrollet kanë qenë të shumta. Cështja, thotë, ai,i ka kaluar Prokurorisë së Durrësi, prokurorit I.T.Ne iu drejtuam këtij të fundit dhe Ilir Turja u shpreh, se cështja është drejt përfundimit e në pak ditë do të ketë vendim për agresorët e zonjës.Prokurori mundësoi edhe një takim me viktimën e dhunës Bure Uka dhe e njohu këtë të fundit me të drejtat e saj dhe gjithcka mund të bëjë për hapjen e një gjyqi civil për dëmshpërblim.




Të ngjashme