Karantina e shqiptareve shtoi me 47% perdorimin e internetit.

Izolimi i detyruar, që nisi në 10 mars për shkak të pandemisë së covid 19, detyroi shqiptaret, të gjejnë mënyra për të përballuar mungesën e lirisë së lëvizjes. Sipas të dhënave të AKEP-it, komunikimet me telefonata pësuan ulje, ndërsa përdorimi i internetit u rrit me 47.3%.Në shtimin e përdorimit të internetit, ndikoi edhe rritja e numrit të papunëve.

Aksidenti/Shtetasja fluturon ne rruge, komisioni e vlereson 90 % te demtuar.

Florida Fejza tregon, se në 5 shkurt 2018, e ëma e saj, Shpresa Fejza, rreth orës 9.40 është aksidentuar në rrethrrotullimin e Bradasheshit, nga një makinë tip benz në pronësi të shtetasit I.H. Në vend shkon ambulanca, që con në spital Shpresën dhe shoqet e saj, që mbetën të aksidentuara dhe policia, pasi bëri ekspertizën shpalli fajtor drejtuesin e makinës.

Gjykata e dënoi shtetasin I.H me 5 vite burg. Ndërsa për familjen Fejza nisi saga e interesimit për dëmshpërblim.Shpresa është dëmtuar tek e gjithë pjesa e majtë. Legenin e krahun nuk lëviz dot, e po kështu gishtat.Syri i majtë i ka humbur shikimin e nuk ka fuqi për punë. Më parë Shpresa trajtohej me kemp për artrit, por tani edhe për melanomë nga mpiksja e gjakut prej aksidentit. Sipas Komisionit Mjeko-ligjor, dëmi është 90% dhe i takojnë 45 milionë lekë, por mjeku i kompanisë së sigurimit e cilëson dëmtimin vetëm 15 %.Florida tregon, se është ndjerë e fyer dhe e irrituar, kur kompania e sigurimit ka kontrolluar edhe facebookun e prindërve të saj, për të provuar, se Shpresa është aktive dhe për të ulur vlerën e dëmshpërblimit.Avokati fillimisht u ka thënë, se do të marrë 4 milionë lekë, pastaj 9 dhe pas 2 javësh, dy persona nga kompania e sigurimeve, i kërkuan marrëveshje për 25 milionë lekë, me kusht, që të hiqnin dorë nga avokati.

Skandali/Kompania e sigurimeve pazar per demshperblimin e te aksidentuares.

Ajo që ndodh me dëmshpërblimin ezonjës Shpresa Fejzo, është një pazar i turpshëm.Në një regjistrim me kamera të fshehtë, familjes Fejzo i thuhet, se nuk do të përfitojë 90% të dëmit, por vetëm 15 %. Por nëse arrijnë marrëveshje,përfaqësuesit e kompanisë së sigurimit i thonë, se do t’i japin 25 %, pra 15 milionë lekë të vjetra.Avokati i familjes, A.J, shprehet, se të kasientuarës i takon shumë më tepër nga kjo histori.Shpresa Fejzo shprehet, se me hallin e saj po bëjnë pazar, por ajo thotë, se kërkon drejtësi e vetëm atë, që i takon.