Humori i qytetareve/ Si ia bejne me partneret ne keto dite te nxehta.

Sot në ditën e fundit të qershorit, u jemi drejtuar qytetatrëve, për t’i pyetur sesi po e përballojnë të nxehtin afrikan të këtyre ditëve.Në c’mënyrë i menaxhojnë raportet intime me këtë të nxehtë.Nuk mungojnë përgjigjet plot humor nga ana e qytetarëve, të cilët herë gjejnë shpëtim tek kondicioneri e herë te dushi me ujë të ftohtë.

Burrel/ Pas vdekjes se burrit i shfaqet e biresuar pa dijeni, mbesa e te ndjerit.

Nurije Cevani, e cila jeton në Burrel, na tregon, se pasi i vdiq i shoqi në 2017-ën, pas 6 muajsh i del në skenë një fëmijë i birësuar, vajza e kunatit.Nurija iu drejtua organeve kompetente dhe në përfundim të hetimeve, u provua, që ishin bërë falsifikime. Kjo ka ndodhur për shkak të pasurisë, apartamenti dhe dyqani në qendër të qytetit. Zonja tregon, se ka mbajtur fëmijët e të afërmve, por nuk ka bërë asnjë birësim.Prokuroria e Matit ka dalë në përfundimin, se vendimi i birësimit i 1991-shit, është i bazuar në dokumente të falsifikuara, por duke qenë, se vepra penale ishte e parashkruar nga koha e gjatë, është kërkuar pushim dhe është rekomanduar, që e interesuara t’i drejtohet një procesi civil. Gjykata Adminstrative e Tiranës ka zeruar hetimin e Prokurorisë së Matit, përsa i përket falsifikimit dhe ka rrëzuar kërkesë padinë, duke marrë të mirqenë vendimin e birësimit të 1991-shit.  Sot zonja është në Apelin Administrativ, për të hequr V.C nga trungu i familjes.2 vëllezërit e të ndjerit Rifat Cevani dhe babait biologjik të vajzës, Nuredin Cevani, mohojnë të kenë dëgjuar si nga njeri ashtu dhe nga vëllai, që është gjallë, cështjen e birësimit.

Burrel/ Si u falsifikuan dokumententet per biresim, per te zhvatur pronat.

Për cështjen e birësimit pas vdekjes në Burrel, takuam dhe prindërit biologjikë të vajzës, Nuredin dhe Hanke Cevanitë cilët mbajnë mend cdo gjë, përvec faktit, nëse kanë qenë në procesin gjyqsor të vitit 1991. Madje ata thonë, se e gjitha kjo, është bërë nga Rifati, i ndjeri dhe zonja Nurije nëpërmjet gjykatës.Ne takojmë arkivisten e Gjykatës Mat, e cila thotë, se është bërë gabim, por dosja ka qenë në Lundër, pasi ajo vetë e ka nisur në 2016-ën. Fajin ajo ia le ish-punonjëses së arkivës, që nuk ka bërë regjistrimin në indeksin përkatës.Stop ka mësuar, se gjithë skema është bërë nga nga gjendja civile e Matit në bashkëpunim me gjendjen Civile të fshatit Derjan, ku punonjës ka qenë daja i vajzës, Adem Doda.