Dy data zgjedhjesh, filxhani i Ramës dhe hëna e Metës.

Në ditët e fundit të fushatës zgjedhore, filxhani i Ramës, duket se ka qenë “platforma” dhe “alternativa” e këtyre zgjedhjeve.Qytetarët nuk kanë mundur të dëgjojnë as programe e as të krahasojnë kandidatë.Presidenti Meta hyri sot në presidencë, që në orën 5 të mëngjezit, për të pritur, sic njoftoi mbrëmë, kryeministrin Rama në takim për krizën e zgjedhjeve.Por Rama vijoi takimet elektorale, madje u shpreh, se Meta është me hënë.

Vlorë/ Studio ligjore Cunaj, humb gjyqin, por nuk i kthen paratë.

Historia e radhës na çon në Vlorë, ku është denoncuar “Studio Ligjore Cunaj”. Një denoncuese anonime tregon se ka një problem me avokaten Luljeta Cunaj, të cilën e ka marrë para 3 vjetësh për një çështje prone. Për njohjen e rastit, avokatja kërkoi 500 euro, pastaj me premtimin se këtë rast do ta zgjidhte, kërkoi 8 mijë euro. Pas dy javësh kërkoi edhe 6 mije euro të tjera, domethënë 14 mijë euro në total.

Këto para iu dhanë në mirëbesim, me premtimin se do të ktheheshin nëse humbiste gjyqin. 3 muaj më pas, denoncuesja zbulon se e kishte humbur gjyqin, por avokatja nuk e kishte njoftuar.

Tashmë zonja kërkon paratë mbrapsht dhe pas shumë sorollatjeve.

Me anë të kamerës së fshehtë qytetarja ballafaqohet me avokaten, e cila i thotë se do t’ia kthejë paratë më 28 Qershor.

Qytetarja-Ne të kërkojmë të 14 mijë eurot, si t’i kemi dhënë, sepse nuk keni bërë asnjë gjë, sepse s’keni nxjerrë rezultat pozitiv.

Avokatja Luljeta Cunaj-Atëherë brenda datës 28 do të kthehen të gjitha! Do kthehet llogaria e lekëve, me gjithë dokumentacionin e plotë! Nuk ka më shtyrje! Mund të mbyllet edhe javën tjetër!

Qytetarja-Kjo është kaseta që unë kam dëgjuar ditë për ditë!

Avokatja Luljeta Cunaj-Jo, nuk ka gazetë këtë radhë!

Qytetarja-Shumë herë! Kasetë, jo gazetë!

Avokatja Luljeta Cunaj-Nuk ka as kasetë e as gazetë.

Qytetarja-Po këtë kasetën, unë e kam dëgjuar shumë herë!

Avokatja Luljeta Cunaj-Nuk ka kasetë më!

Qytetarja-Po të them, këtë lloj kasete që ti po e thua tani, unë e kam dëgjuar shumë herë!

Avokatja Luljeta Cunaj-Tani lëri ofendimet, s’e di që as të kam fyer, as të kam ofenduar dhe as të kam kanosur deri më sot!

Qytetarja-S’ta kam dhënë të drejtën unë të më ofendosh!

Avokatja Luljeta Cunaj-Moj ti, po dhe unë s’ta kam dhënë të drejtën ty si kliente të më fyesh, të më kanosësh, të më bësh…

Avokatja Luljeta Cunaj-T’i lëmë të gjitha mënjanë! Brenda datës 28 i keni të gjitha në rregull! Nesër në 1 e gjysmë po i them Sevit të vijë këtu, t’i marrë, të marrë dosjen komplet. Të firmosi një për një dokumentet dhe brenda 28-s…

Qytetari-Je e sigurtë? Je e sigurtë?

Avokatja Luljeta Cunaj-Ta ka dhënë Luftari (Përgjegjësi i zyrës) me shkrim.

Qytetari-Je e sigurtë?

Avokatja Luljeta Cunaj-Është i sigurtë ai. Do të përgjigjet me shkrim.

Qytetarja-Po me shkrim e ke atë me shkrim, se edhe në shkrimin e parë ashtu thoshte ai.

Avokatja Luljeta Cunaj-I ka të gjitha ai!

Qytetarja-Shkrimi i parë ishte më datë 23 Maj.

Avokatja Luljeta Cunaj-Një minutë, e ka me shkrim ai. E ka në telefon.

Qytetarja-14 mijë euro, po.

Avokatja Luljeta Cunaj-Atëherë, 14 mijë euro, 15 mijë euro, të gjitha janë marrë me dokumente.

Qytetarja-Po janë lekë gjaku ato, moj, janë lekë gjaku!

Avokatja Luljeta Cunaj-O zonjë edhe njëherë! Lekët janë me dokument, nuk t’i mbulon asnjë! Asnjë s’ti fsheh!

Qytetarja-Po jo të tallesh ti tani me neve kështu!

Avokatja Luljeta Cunaj-Nuk po tallet njeri dhe ti s’ke të drejtë të më bërtasësh mua kështu! Dakord? Hakun tënd do e marrësh!

Pas kamerës së fshehtë një komunikim me avokaten pati edhe gazetarja e Stop.

“Është çdo gjë e dokumentuar, janë dosjet përkatëse. Është përfaqësuar, janë dosjet përkatëse. Përveçse personi tërhiqet nga çështja, ne jemi të detyruar të bëjmë një llogari të punës që është kryer deri më sot dhe në bazë të llogaritjes së punës t’i kthehet shuma e pretenduar.”

E pyetur se sa para duhet t’u kthente personave në fjalë, avokatja tha: “Nuk mund të bëj llogari në rrugë, do të bëhet një llogari, prandaj është edhe data 28, të bëhet një llogari e punës së tyre dhe t’u kthehet përgjigje me shkrim”.

Mbetet për të parë nëse avokatja do ta mbajë ose jo premtimin…

Tiranë/ Gjobitet dhe i merret leja e qarkullimit, Stop zgjidh problemin.

Flogert Luzi i është drejtuar emisionit “Stop”, pasi e ka ndaluar policia duke lëvizur me makinë dhe pasi e ka gjobitur, i ka marrë edhe lejen e qarkullimit. Flogerti tregon, se ka licensë taksisti, por makina i harxhonte shumë, ndaj e ndërroi dhe bëri dokumentat, për t’i cuar në bashki. Sot ai kërkon vetëm lejen e qarkullimit, që ta shesë makinën, për të marrë një tjetër. Në drejtorinë rajonale të transportit rrugor Tiranë, Marjan Guri përgjegjës sektori në regjistrimin e mjeteve, shpjegon, se rasti u mor në shqyrtim. Sipas Gurit, leja e qarkullimit i kthehet qytetarit Flogert Luzi, por ai duhet të ndryshojë ngjyrën e makinës, që të mos bëhet sërish objekt penaliteti nga policia e shtetit. Flogeeti duhet të azhornojë sa më shpejt lejen, ose të ndryshojë ngjyrën e të pajiset me licensën përkatëse.