30 vjet nga 2 korriku i ambasadave mbyllen kufijte/batuta parlamentare.

Sot mbushen plot 30 vjet nga vala e parë e eksodit të shqiptarëve, të cilët rrëzuan dyert e ambasadave perëndimore në Tiranë, në kërkim të lirisë dhe një jete më të mirë. Por si për irani, pas 30 vjetësh, Europa na ka mbyllur sërish dyert si vend i rrezikshëm në përhapjen e pandemisë së covid 19.Si cdo të enjte edhe sot u mblodh parlamenti dhe nuk munguan debatet e batutat mes deputetëve të mazhornacës dhe opozitës.

Anija e ndaluar per mbetje toksike rezulton e paster, kapiteni ne arrest shtepie.

Emisioni “Stop” trajton sot rastin e një anijeje në Vlorë,që fillimisht, në shkurt 2020 udyshua, se transportonte mbetje toksike.Pas hetimit dhe bërjes së  analizave për materialet edyshuara, prokuroria vërtetoi, se nuk bëhej fjalë për mbetje toksike. Informacioni rezultoi i pavërtetë dhe duket se u prodhua, për shkak se anija DAMIAN kishte ulur ndjeshëm cmimet e biletave dhe transportit.

Ironia është, se edhe pse mbetjet nuk rezultuan toksike dhe anija u la e lirë dhe vazhdon punën normalisht, kapiteni i saj, Festim Tefa, mbahet sërish në arrest shtëpie.Prokurori i Vlorës, A.Xh nuk jep shpjegime për këtë absurd, duke kërkuar shkresë zyrtare.

Sensibilizimi i “Stop”/ mbi 75 vjec do t’i kene kartat per gjithe jeten.

Emisioni investigativ Stop, ka trajtuar një sërë problematikash, ku të moshuar të ndryshëm, pasi i ka kaluar afati 10 vjecar për karta, e kanë pasur të vështirë të riaplikojnë, për arsye fizike dhe shëndetsore në zyrat e Aleatit. Për këtë arsye shumica e të moshuarve, nuk kanë marrë dot as pensionin. Pas sensibilizimit tonë, Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile, pranë Ministrisë së Brendshme, ka hartuar një projektligj të ri për të gjithë të moshuarit mbi 75 vjec.Drejtori Bledar Doraci shprehet, se kjo kategori do të aplikojë për kartën e re, që do ta ketë deri në fund të jetës.Vec kësaj, duke parë fluksin e madh të personave, që aplikojnë tek njësitë e tyre, është mundësuar, që cdo person të aplikojë për kartë identiteti apo pasaportë në cdo zyrë të “Aleat”, pa qenë banor i njësisë përkatëse.