Stop Tv Klan | Një format satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj.

“Color Day”, djemtë ngjyrosin vajzat dhe tregojnë përjetimin

Në fundjavë në Tiranë u zhvillua aktitiveti “Color day”. Ne ishim aty dhe sjellim atmosferën dhe intervistat plot humor me pjësëmarrësit në këtë aktivitet. Djemtë treguan, se i kishin bërë vajzat me bojë. Ata treguan, sesi është ta shohësh botën më ngjyra, dhe si ndryshon dita e tyre në varësi në humorit.

Skandali i policisë, kosovari me azil politik në Gjermani ndalohet në Kukës

Problemi, që trajtojmë sot në emisionin “Stop” vjen nga Gazmend Zeqiri, një shtetas kosovar, por që prej vitit 2018 ka pasaportë gjermane, pasi ka fituar azil politik në Gjermani.Gazmendi tregon, se nuk ka të drejtë të shkojë në Kosovë, por nënën e sëmurë ia sjellin ta takojë në Tiranë.Herën e fundit, në mes të majit 2023, kur po kthehej për në Gjermani nga aeroporti i Kukësit, i thonë, se ka shkresë nga Kosova për ekstradimin e tij.I marrin dokumentat dhe e mbajnë gjithë natën aty, duke ia anulluar fluturimin e kthimit. Të nesërmen në mëngjes, i kanë të firmosë, që policia e ka trajtuar shumë mirë dhe e kanë lënë të udhëtojë me një biletë të re.Ne komunikuam në telefon me punonjësin e policisë, Hilmi Jakaj,i cili thotë, se pas verifikimeve, pretendimet e Gazmendit rezultuan të drejta dhe ndaj ai u la i lirë. Në pasaportën e qytetarit , thuhet, se ky shtetas nuk lejohet të shkojë në Kosovë. Por tani shqetësimi i Gazmendit, është dekonspirimi i adresës dhe të dhënave të tij, në një kohë, që kjo nuk duhet të ndodhte.

Hidhet sërish vaj në Qafë-Thanë, kamerat miliona lekë s’punojnë

Në 11 maj transmetuam denoncimin e qytetarëve për hedhjen e qëllimshme të vajit në rrugën e Prrenjasit. Pretendimet e qytetarëve lidhen me punonjësit e serviseve dhe karrotrecëve, të cilët, sipas tyre, e hedhin vajin me qëllime përfitimi, që të dëmtohen makinat dhe t’i rregullojnë aty. Qytetarët shprehen, se i janë drejtuar punonjësve të policisë, por askush nuk mban përgjegjësi. Ne u drejtuam në stacionin e policisë Përrenjas, ku biseduam me komandantin Emin Spaholli. Ky i fundit thotë, se kanë shkuar në vendin e pretenduar për hedhje vaji, por nuk kanë gjetur gjurmë vaji dhe kanë pastruar rrugën. Ne jemi rikthyer sërish, pasi në këtë aks rrugor dhe saktësisht rreth 200-300 m larg karburant Pengu Oil ndodhen plot 7 kamera të cilat dikur përdoreshin nga Ministria e Mjedisit.Kamerat janë vendosur në vitin 2016, kur është hapur edhe procedura e tenderit nga Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit me fond limit 133 milionë lekë. Këto kamera funksionuan deri në vitin 2020 me burim financimi, buxhetin e shtetit.Ne iu drejtuam Ministrisë së mjedisit dhe Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit dhe asnjëra prej tyre nuk i ka në përdorim kamerat e sigurisë.U drejtuam në stacionin e policisë së Prrenjasit dhe na u tha nga Shefi i Stacionit, se ka materiale që janë dorëzuar në prokurori dhe nuk kanë informacion nga cfarë kanë vëzhguar.Gjithashtu u drejtuam në Drejtorinë vendore te policisë së Elbasanit, ku na u tha, se aksidentet, që kanë ndodhur, nuk kanë qenë prej vajit apo naftës në rrugë. Përsa i përket Shefit të Shërbimeve Emin Spaholli është nën hetim disiplinor për shkelje të kodit të etikës.Gjithashtu u interesuam në Prokurorinë e Rrethit Pogradec dhe Elbasan dhe nuk rezulton asnjë cështje në lidhje me këtë fenomen./tvklan.al