Stop Tv Klan | Një format satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj.

Burg për seks jashtë martesor në Katar, gjobë po urinove në Spanjë

Katari ka shpallur, se tifozët e pamartuar, që kryejnë marrëdhënie seksuale jashtëmartesore, gjatë kampionatit botëror, do të dënohen deri në 7 vjet burg. Spanja ka marrë vendim, se pushuesit, që do të urinojnë në brigjet dhe plazhet e këtij vendi, do të gjobiten me 750 euro.

Peshkopi, polici dhunoi të moshuarit, gjyqtarja mban anën e tij

Në 26 maj të një viti më parë,Bana Muca, emigrante prej 25 vitesh në Itali, denoncoi në “Stop” dhunën, që kanë pësuar prindërit e saj 69 dhe 72 vjec, nga një bashkëfshatar i tyre, polic në Peshkopi, Bukurosh Zagrati.Konflikti ka nisur për një pjesë betoni, që të moshuarit kishin bërë para portës së tyre. Rexhep dhe Emrije Muca treguan për dhunën nga ana e Bukurosh Zagratit.Duke qenë se ishin në shtëpi vetëm me nusen e djalit dhe fëmijët e vegjël, të moshuarit lajmëruan djalin dhe vajzën në Itali, të cilët u nisën me urgjencë për të asistuar prindërit në fshatin Steravec në Peshkopi. Të nesërmen u drejtuan për të bërë kallzim në polici për Bukuroshin.Në ambientet e komisariatit të Peshkopisë, të moshuarit qëndruan 14 orë para se t’u merrej kallzimi.Në të njëjtën kohë, Bukuroshi montonte cështjen, duke sajuar histori, sikur dy pleqtë mbanin armë në shtëpi.”Stop” komunikoi me Bukurosh Zagratin, i cili mohoi dhunën ndaj dy të moshuarve.

Pas transmetimit, shkolla e Laprakës vë mësues ndihmës për vajzën

Ne 5 maj të këtij viti ishim në Laprakë në shkollën “28 Nëntori”.Arjan Karriqi tregoi, se kishte vajzën në klasën e tretë, të diagnostikuar me prapambetje mendore. Pavarësisht, se kishte dorëzuar dokumentet në Drejtorinë Arsimore, e bija nuk kishte mësues ndihmës.Ne takuam drejtorin e shkollës, Albert Prifti, i cili u shpreh, se me këtë rast është njohur që në klasën e parë. Por sipas tij, prindi i vajzës, vetëm në mars 2022, ka cuar raport mjeko-ligjor. Pas një ballafaqimi mes prindërve dhe drejtorit rezultoi, se ishte komisioni mjeko ligjor, që nuk i kishte lëshuar dokumentin, duke pretenduar, se kërkohej dokument për kemp dhe jo për mësues mbështetës.

Kastriot Xhika, një shqiptar me banim në SHBA, ka sjellë 8 karrike me rrota për personat me aftësi të kufizuara, në mënyrë, që emisioni “Stop” t’i shpërndajë tek ata, që kanë më shumë nevojë.