Replikat Basha- Berisha ne versionin origjinal me marioneta alla Stop.

Një ditë më parë nga një takim në Fier, Sali Berisha tha, se Basha është peng i Edi Ramës, ndaj duhet të kthehet nga ka ardhur. Por sot, në një deklaratë për mediat, kreu i PD-së Lulzim Basha u mbrojt, duke thënë, se për 8 vjet Rama e akuzonte si kukull të Berishës, ndërsa ky i fundit po e etiketon si peng të kryeministrit. “Stop” sjell një version origjinal me marioneta të këtij debati brenda demokratëve.

Merr leje per Hec ne Kukes, italiani nderton pa leje dhe e perze.

“Stop” tregon sot, se mosfunksionimi i institucioneve shtetërore është bërë shkak për falimentimin e një biznesi në fushën hidrike. Rasti në fjalë ka të bëjë me një leje ndërtimi për një Hec në fshatin Fshat të Kukësit, dhënë nga MIE.Por në territorin e kësaj leje një firmë tjetër me pronar italian, që operon në të njejtë fushë, ka ndërtuar pa leje, duke u bërë pengesë për zbatimin e projektit të miratuar nga institucionet.Ndërtimi pa leje nuk prishet, edhe pse ka ankesa zyrtare për këtë.Italiani ka punësuar një kompani private, që i ndalon punonjësve të firmës së rregullt, të kalojnë për të shkuar në Hec-in me leje. Ky konflikt ka 3 vjet, që vazhdon dhe policia e Kukësit nuk bën asgjë, megjithëse ka qenë 10 herë në fshat për këtë problem.Inspektori i policisë pranon, se italiani është në shkelje, por ai nuk ka fuqi të veprojë.

Pas nderhyrjes sone, autoritetet prishin objektin pa leje te italianit.

Lidhur me ndërtimin pa leje të italianit në Fshat të Kukësit, IMT shprehet e pafuqishme të ndërhyjë, për t’i hapur rrugë firmës së rregullt, “Gjoka”,të zhvillojë lejen e dhënë nga MIE.IMT Kukës thotë, që këtë kompetencë e ka Tirana. Bashkim Gjoka tregon, se dëmi i tij financiar i tij është 1.5 milionë euro dhe kjo, për shkak të neglizhencës së institucioneve.Pak ditë pas ndërhyrjes së emisionit “Stop” zoti Gjoka tregon, se firma e shtetasit italian, që e pengonte pa të drejtë në projektin e tij, me një objekt pa leje, u prish.