Hitparade i absurdit shqiptar.

Kazanëve të plehrave në Durrës u është vënë flaka. Një furgon hedh plehrat jashtë kazanëve të mbeturinave.Disa tapete janë nderur në kangjellat e shkollës 9 vjecare në Vorë. Ura në Laknas është më shumë një tufë me shkarpa. Një qyetar ka zënë vendin e parkimit, duke lënë  një karrike. Janë këto disa nga episodet, që shfaqen e komentohen në pjesën e parë të emisionit, në rubrikën “Hitparade i absurdit shqiptar”.

Skandali/Merr titullin “profesor”, kur ceshtja eshte ne gjykim per plagjiature.

Në redaksinë tonë erdhi një ankesë, që ka të bëjë me fitimin e titullit të lartë akademik “profesor” nga ana e  pedagogut të departamentit të Histori-Gjeografisë në universitetin “Aleksandër Xhuvani” Elbasan, z.Qamil Lirëza.Denoncuesi anonim shprehet, se kjo situatë është absurde, pasi zoti Lirëza është dënuar njëherë nga gjykata për plagjiaturë, apo riprodhim teksti. Bëhet fjalë për një padi, që profesori i njohur i gjeografisë, Gjovalin Gruda, e ngriti ndaj kolegut Qamil Lirëza, pasi ky i fundit i kishte kopjuar tekstin “Gjeomorfologjia”.Pedagogu i Elbasanit i kishte hequr disa faqe dhe ua kishte shitur studentëve të vet disa vite më vonë, me të njëjtin titull, por si cikël leksionesh. Gjykata vendoi të pranojë pjesërisht padinë, duke detyruar palën e paditur, që t’i paguajë një shumë monetare z.Gruda.Ministria e Arsimit dhe Universiteti i Elbasanit na informuan, se z.Lirëza e ka fituar titullin “profesor” në vitin 2020, nga Komisioni i Promovimit të Personelit Akademik të Universitetit të Tiranës.Sa për ndonjë cështje gjyqësore me objekt riprodhim teksti ose plagjiature, thonë, se nuk kanë dijeni.Ne u lidhëm me zotin Linert Lirëza, avokat i pedagogut Qamil Lirëza dhe djali i tij.Ai thotë, se pavarësisht padisë, ajo nuk mund të bëhet pengesë për të zvarritur procesin e dhënies së titujve.

Gabimi/Mbaron studimet s’i japin kartonin e diplomes per pagesen e masterit.

Vajza e drejtuar në “Stop” ka përfunduar 2 ciklet e studimeve në fakultetin e ekonomisë. Për ciklin bachelor ka paguar tarifën e plotë, në një kohë, që duhet të ishte përjashtuar, pasi ka nënën invalide. Kur është informuar për këtë gjë, ka bërë një marrëveshje, për gjysmën e pagëses në studimet master.Ajo ka mbaruar provimet dhe 2 vitet master dhe ka mbrojtur edhe diplomën, por nuk i japin kartonin, me pretendimin, se nuk ka bërë pagesën e masterit.Vajza idrejtohet sekretarisë së fakultetit, ku në fillim i mohohet, që ka dorëzuar dokumentet, për t’u perjashtuar nga tarifa. Më pas dokumentacioni u gjet.Admnistratori i fakultetit ekonomik, Ermal Haxhiajpranon gabimin e bërë dhe kërkon me shkresë orientim nga bordi i fakultetit dhe rektorati.