Stop – Emisioni 220 (sezoni 4)

Stop – Emisioni 220 (sezoni 4)

21:02 05/07/2019

Hitparade i absurdit shqiptar.

Një nga shikuesit e emisionit ka pikturuar Aulonën dhe e ka sjellë në redaksi.Një shkresë zyrtare tregon, se Rroskoveci është edhe bashki edhe njësi administrative.Në Golem pushuesit me kostume banjoje janë angazhuar në pastrimin e plazhit.Plazhi i Durrësit i ngjan më shumë një tregu rrobash të përdorura.Shkolla e Mamurrasit të kujton një gërmadhë, që po lyhet me mjete primitive.janë këto disa nga episodet, që shfaqen e komentohen në studion e emisionit “Stop”, në rubrikën “hitparade i absurdit”.

Elbasan/ vëllai i ndërton mur, ku kishte derën, por trualli është shtetëror.

“Stop” është ndalur në Elbasan në lagjen “Haxhias”, në pronën e familjes Ruci, që përbëhet nga 2 bashkëshortët Hanife e Sali Ruci, si dhe 3 fëmijët Vjollca, Eduard e Qemal Ruci.Nga 2005 deri më sot, kjo familje ka aplikuar për leje tek Aluizni, por nuk është pajisur me këtë dokument.Eduardi tregon, se në vitin 2014, i vëllai, Shkëlqim Ruci, i birësuar nga gjyshja, del me legalizim tek oborri i tij dhe ka marrë edhe tapi. Madje, kur e gjithë familja ishte në Greqi, Shkëlqimi i merr celësat komshiut dhe vendos një mur pa leje, duke i marrë të vëllait oborrin e shtëpisë dhe duke e lënë atë pa derë. Pas denoncimit, Inspektoriati ndërtimor ia prish si ndërtim pa leje dhe pas pak kohësh, ai pajiset me leje legalizimi, për një truall tjetër aty pranë.Vetë Shkëlqim Ruci,shprehet, se ka aplikuar për një copë toke dhe i është aprovuar. Tani gjithë problemi është dera.Gazetarja e “Stop” u interesua në zyrat e Aluiznit të Elbasanit, ku thonë, se Shkëlqimi nuk ka të drejtë ta heqë derën dhe as IMT nuk duhet të veprojë pa u konsultuar me Aluiznin.Madje sipas përgjegjësit të Aluiznit, dera është në truall shtetëror.

Bilisht, farmacitë 4 muaj pa insulinë, diabetikët luten për jetë.

Insulina është jetë për të gjithë të sëmurët me diabet.Por Astrit Bregu nga Bilishti është përballur me mosmarrjen e sasisë së duhur të insulinës nga farmacitë e Bilishtit.Në farmaci Astriti i kanë dhënë vetëm 2 sasi Novomix me rimbursim, nga 5 që ka nevojë. Për të tjerat i thonë, se duhet t’i blejë.Astriti tregon, se nuk e përballon dot blerjen, pasi jeton me kemp, por në farmacitë e Bilishtit, medikamenti në fjalë, mungon prej më shumë se 4 muajsh.Në farmaci dhe spital e pranojnë këtë problem, por thonë, se përgjegjësia nuk është e tyrja.





Grupi
LAJMET

Të ngjashme




Grupi