Stop – Emisioni 223 (sezoni 4)

Stop – Emisioni 223 (sezoni 4)

21:02 10/07/2019

Dashuria e Metës për qentë/ si i vrasin qentë në Vlorë…!

Presidenti Meta e ka nisur ditën, duke postuar një video nga Bosnja me një qen dhe duke thënë, se do ta prezantojë me macen e tij.Pak orë më parë kreu i shtetit shqiptar ishte shfaqur në një tjetër video në Sarajevë me tifozët e Celtic FC, para ndeshjes së turit të parë kualifikues të Champions League.Qytetarë nga Vlora kanë sjellë në “Stop” filmime të helmimit të qenve të rrugës nga ana e zyrtarëve lokalë.

Kodër Vilë-Durrës/ leja problematike për 4 kulla rrezikon banorët.

Në 10 mars të vitit 2018, firma “JEDAS SHPK”, hapi 5 gropa në lagjen numër 1 të Durrësit, në Kodër Vilë. Sipas informacioneve në vitin 2011 po kjo firmë është pajisur me leje ndërtimi për ndërtimin e 4 kullave, por kjo leje u pezullua dhe nuk u ekzekutura,pasi nuk plotësonte kriteret sizmiologjike, arkeologjike dhe ishte sipërfaqje e gjelbër. Xhoxhi Stasi, Inxhinier Konstruktor, thotë, se ky terren nuk duhet prekur, sepse është tokë rrëshqitëse dhe përbën rrezik. Dorina Ndreka,avokate e bonrëve të pallateve pranë, tregon, se banorët iu drejtuan Gjykatës së Shkallës së parë, për pezullim të lejes ndërtimore dhe marrjen e masës së sigurisë dhe gjykata ia pranoi kërkesë padinë. Pala kundërshtare e apeloi dhe Gjykata e Apelit rrëzoi vendimin e Gjykatës së Shkallës së parë, duke mos e llogaritur fare ekspertizën, që parashikon rrezikun.”Stop” pyet Shefin e Urbanistikës, Adhurim Qehajaj, personi përgjegjës i dhënies së kësaj lejeje, se mbi c’kriter dhe c’masa sigurie është dhënë ajo.Ai thotë, se ka pyetur inxhinierët, praktikisht baxhanakun e tij dhe tashmë për cdo gjë përgjigjet siguracion. Nga ana tjetër, Luiza Bala, eksperte ndërtimi, shprehet, se bashkia duhet ta anullojë sa më parë atë leje, sepse ajo do të sjellë një katastrofë, për pallatin 11 katësh, që është afër, për 4 kullat, si dhe banorët e shtëpive.

Vlorë/ nuk fitoi gjyqin e nuk i kthen paratë, denoncimi te Krimi Ekonomik.

Pak ditë më parë transmetuam denoncimin ndaj “Studio Ligjore Cunaj” në Vlorë.Një denoncuese anonime tregoi, se ka një problem me avokaten Luljeta Cunaj.Për njohjen e rastit të saj, avokatja kërkoi 500 euro, pastaj me premtimin, se këtë cështje do ta zgjidhte, kërkoi 8 mijë euro. Pas dy javësh kërkoi edhe 6 mije euro të tjera, dmth 14 mijë euro në total. 3 muaj më pas denoncuesja zbuloi, se kishte humbur gjyqin.Zonjës iu premtuan paratë mbrapsht në 28 qershor.Por në datën e caktuar, avokatët i kthejnë qytetarëve 3 mijë euro, pa i sqaruar këta të fundit dhe pa bërë asnjë llogaritje. Pirro Zbogo thotë, se nuk e pranoi këtë shumë qesharake dhe për ta cuar cështjen deri në fund i është drejtuar Krimit Ekonomik.

Të ngjashme
Kolegji Profesional AKSHI