Stop – Emisioni 224 (sezoni 4)

Stop – Emisioni 224 (sezoni 4)

21:02 11/07/2019

Persona me uniformë policie e targa anlgeze ndalojnë qytetarin.

Sot u mblodh për herë të parë komisioni hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.KQZ është mbledhur sërish, për të shqyrtuar ankimimet për procesin zgjedhor, ku bien në sy ankesat e PD-së, megjithëse kjo e fundit nuk e njeh procesin zgjedhor të 30 qershorit.Një qytetar ka sjellë një video në “Stop” , ku debaton me persona me uniformë policie. Këta të fundit janë me makinë me targa angleze dhe i bëjnë me drita qytetarit, që të ndalojë.Më pas transmetojmë një video, ku kamerat e sigurisë, tregojnë, sesi është vjedhur një bicikletë nga një qytetar.

Fier/ avokati s’i jep klientit dokumentat e tij dhe e kërcënon: do të të vras!

Ligor Thomai, nga Levani i Fierit tregon, se ka në pronësi një tokë bujqësore me dokumentacion të rregullt dhe në tokën e tij ka vendosur antenat një kompani celulare. Ai thotë, se ka 15 vjet në gjyq me kompaninë në fjalë. Së fundi ka marrë një avokat nga Fieri, Agron Cela duke e paguar me 600 mijë lekë si fillim.Prej një viti cështja nuk ka filluar, por avokati tani nuk i kthen as dokumentat origjinale.Kur i kërkon dokumentat, merr si përgjigje nga avokati shprehje ofenduese e kërcënime.Kur Ligori shkon të takojë avokatin bashkë me gazetaren e “Stop” avokati ndryshon ton dhe thotë, se do t;ia japë dokumentat e nuk e ka kërcënuar kurrë.Gazetarja iu drejtua Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, për të kërkuar kopjen e njehsuar të dokumentacionit original të Ligor Thomait.Pas disa ditësh Ligor Thomai merr në dorë dokumentat e tij origjinale.

Dënimi i Ergys Kolaverit, prindërit bëjnë thirrje për marrjen e provave

Në 26 dhjetor 2018, emisioni “Stop” transmetoi rastin e Ergys Kolaverit, i cili vuan dënimin, i akuzuar për një vrasje.Në 30 korrik 2016, rreth orës 16.30 ndodhi një incident në afërsi të burgut të Vaqarrit.Një i burgosur u plagos me armë zjarri dhe prokuroria fajësoi për këtë shtetasin Ergys Kolaveri.Gjithë akuza u ngrit, me arsyetimin, se Kolaveri kishte ngatërruar objektiv, duke tentuar eleminimin e Gazmir Dacit, për t’u hakmarrë për vrajsen e të vëllait.Prindërit e Ergysit thonë, se djali i tyre nuk ka lidhje me ngjarjen e megjithatë, është dënuar me 30 vjet burgim për tentativë vrasjeje.”Stop” solli në dhjetor pamjet e vendit, ku ndodhej Ergys Kolaveri në kohën, kur ka ndodhur incidenti pranë burgut të Vaqarrit.Eksperti kriminalistik Artan Rexhepi,bëri ekspertimentin, për të shkuar nga aty, ku shfaqet Ergysi e deri në burgun e Vaqarrit, por rezultoi, se i akuzuari nuk mund të ndodhej aty në momentin e ngjarjes.Prindërit e Ergysit bëjnë sërish thirrje, që të merren të plota provat për fajësimin e të birit, që ai të mos vuajë pa të drejtë dënimin për një krim, që sipas tyre, nuk e ka kryer kurrë.

Të ngjashme
UKT