E enjtja parlamentare/Si vleresohen deputetet nga qytetaret e Tiranes.


Të enjteve jemi mësuar të ndjekim punimet e seancës parlamentare. Sot Klintoni u është drejtuar qytetarëve, për t’i pyetur lidhur me vlerësimet e tyre për të zgjedhurit, gjatë këtij sesioni kuvendor.Nuk mungojnë batutat për deputetët dhe emra të vecantë të sallës së parlamentit, që kanë qenë protagonistë të debatit politik dhe publik.

Korce/Psikiatrja perndiqet nga eproret per shkak te punes jashte orarit.

Nikolina Bode është mjeke psikiatre e punësuar në Qendrën komunitare të shëndetit mendor Korcë si përgjegjëse shërbimi. Ajo thotë, se po i bëhet një padrejtësi, për shkak se bën edhe punë të tjera part-time.Ne i drejtohemi Njësisë Vendore të Kujdesit shëndetsor Korcë dhe drejtori Mikel Llogori  u shpreh, se mjekja mund të punojë pas orarit. Për mësimdhënien e doktoreshës, ai thotë, se duhet marrë miratimi i titullarit. Ndërsa për punën vullnetare në poliklinikë, e quan të pamundur, pasi humbet fokusi në qendrën komunitare të shëndetit mendor. Një tjetër problem është edhe komisioni i KMCAP-it,u bën pjesë një mjek që ka dalë në pension dhe është në pikëpyetje Nikolina Bode.Jemi drejtuar për këtë problem dhe në operatorin e kujdesit shëndetsor Elbasan ngaku varet njësia e Korcës, po nu kemi një përgjigje për anëtarët e KMCAP-it.

Laknas/Perkeqsohet shikimi i babait, por vajza nuk merr dot kujdestarine.

Pranvera është drejtuar në redaksinë e emisionit “Stop” për një problem të babait të saj. Prej vitit 2012 ka qenë përfitues i kempit me statusin e të verbrit, grupi i dytë. Ndërkohë gjendja e tij është rënduar dhe Pranvera e ka marrë në shtëpi, për t’u kujdesur për të. Në mënyrë që të përfitojë kujdestarinë, është drejtuar pranë Kmcap Epror, por tre mjekët, që e kanë vizituar kanë thënë, se gjëndja e tij është rënduar dhe ka një dëmtim të parikthyeshëm. Ndërkohë Pranvera thotë, se i ati do kujdes 24 orë.Ne iu drejtuam një okulisteje, për të marrë mendimin e saj për ekzaminimet. Ajo tha, se gjendja e pacientit është tejet e rënduar, megjithatë nuk është marrë parasysh nga Kmcap Epror, por mesa duket është parë vetëm libreza e tij, ku shënohet, se është i verbër i grupit të dytë nga 2016-ta e përgjithmonë.