Erdhen pushimet/ Ku dhe si do te hallakatemi, pas ketij dimri pandemik.

Në prag të pushimeve verore, Klintoni u është drejtuar qytetarëve, duke i pyetur, se ku do të pushojnë këtë verë, pas një dimri të gjatë e të vështirë, edhe për shkak të pandemisë së covid 19.Nuk mungojnë humori e batutat e banorëve të Tiranë, të cilët e lidhin cështjen e pushimeve, me ekonominë, por edhe kulturën tonë.

Memaliaj/ Le shtepine per shkolle, bashkia nuk i jep parate e qirase.

Jemi në fshatin Komar, njësia administrative Buz, rreth 20 km larg nga Memaliaj. Kemi ardhur për problematikën e qytetarit Xhemil Xhafa. Ndërtesa për të cilën bëhet fjalë, ka funksionuar si shtëpi nga viti ’88 deri në 2016-ën. Në vitin 2018 Xhemili e jep shtëpinë, për të funksionuar më pas si shkollë për nxënësit e  fshatit, në këmbim të qirasë.Xhemili tregon, se në atë kohë nuk kishte lidhur një kontratë, pasi nuk kishte certifikatën e shtëpisë. Certifikata ka dalë në 2020-ën dhe ka marrë pagesën për vitin 2020-2021, por jo për 2018-2019. Pagesa, që duhet të marrë, është 50 lekë për metër katror, pra 47 mijë lekë në muaj. Bashkia nuk ia jep, duke e sorollatur.Xhemili thotë, se ka vërtetim nga drejtoresha e shkollës, që e ka përdorur atë ambient si shkollë, që prej vitit 2018.Nënkryetarja e bashkisë i thotë, Xhemilit, se kanë kaluar paratë e vitit 2018, por më pas shprehet, se nuk i takojnë.Ndërsa kryetari i thotë gazetares së emisionit “Stop”, se, nuk e di, si e ka ligji dhe për këtë cështje, do të ketë përgjigje zyrtare. Ai shprehet, se nuk ka qenë kryetar, në kohën kur objekti është dhënë me qira.

Soldariteti/ Stop e Fundjave ndryshe plotesojne amanetin e Elones se ndjere.

Elona Kuburja, 13-vjeçarja e cila preku zemrat e gjithë shqiptarëve, ndërroi jetë në shtator të 2019-ës. Ajo vuante nga një sëmundje e rëndë, që nga lindja. Në gusht të po atij viti fondacioni “Fundjavë Ndryshe” bëri thirrjen për ndihmë në mënyrë, që Elona të kurohej jashtë shtetit. Në një kohë rekord u arrit dërgimi i saj në Turqi. Por, me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, Elona nuk arriti t’ia dalë.Vec kësaj fatkeqsie, tërmeti i 26 nëntorit, shkatërroi shtëpinë e vjetër të familjes Koburja, duke i lënë dy prindërit dhe 3 vajzat e vogla në qiell të hapur.

Shtëpia ishte dhe amaneti i Elonës së ndjerë pak para se të ndërronte jetë. Emisioni “Stop”, “Fundjavë Ndryshe” së bashku me donatorin Philip Morris i dhuruan familjes një shtëpi të re në Tiranë. Veç shtëpisë, “Fundjavë Ndryshe” është kujdesur edhe për shkollimin e vajzave të vogla, ndërsa vazhdon mbështetja për çdo nevojë të familjes.