Stop – Emisioni 225 (sezoni 6)


Stop – Emisioni 225 (sezoni 6)

21:02 16/07/2021

Kur nuk permbahet e qeshura ne studion e “Stop”.

Me cfarë ritmi po ecën procesi i vaksinimit, ndërsa pritet, që vaksinat të na i hedhin me helikopter. Më cfarë valleje do të dalë PD-ja në fushatë elektorale. A quhet hero mjeku kardiolog, i cili u kap me 500 milionë lekë në shtëpi e zyrë. Sa kohë i bie të bëjë dashuri Monika Kryemadhi me Ilir Metën, pas deklaratës së Monikës, se këtë gjë ka bërë në karantinë. Janë këto disa nga episodet, që kanë shkaktuar shumë të qeshura në studion e “Stop”.

Kur nuk permbahet e qeshura ne studion e “Stop”.

Presidenti Meta deklaroi para zgjedhjeve të përgjithshme, se do i pritet dora, kujtdo, që vjedh votat e shqiptarëve. Në cdo takim me qytetarët, Edi Rama është pritur si hero dhe ka marrë deklarata mbështetjeje dhe mirënjohjeje, sikur fjalimet t’u kenë shkuar atyre në faturat e ujit.E njejta gjë ndodh edhe në takimet e kreut demokrat Lulzim Basha, ku qytetarët e mbështesin dhe kritikojnë kryeministrin Rama.

Kur nuk permbahet e qeshura ne studion e “Stop”.

Si klasifikohen marrëdhëniet SHBA-Shqipëri. Monika Kryemadhi propozon ta bëjmë Shqipërinë si Danimarka, ku nuk rritet sallata jeshile.Cilat janë mënyrat, që ne e hamë japrakun. Cfarë do të thotë balli i vetes. Cilat janë fjalët e vjetra dhe të panjohura në fjalorin e gjuhës shqipe.








Të ngjashme