Stop – Emisioni 229 (sezoni 5)


Stop – Emisioni 229 (sezoni 5)

21:02 16/07/2020

E enjtja parlamentare/Momentet kulmore të nje sesioni kuvendor.

Sot është e enjtja e fundit për këtë sezon televiziv të emisionit “stop’ dhe si për të mos prishur traditën e kësaj dite, ne ju propozojmë momentet më pikante të punimeve të parlamentit.Gjatë këtij sesioni kuvendor nuk kanë munguar debatet e batutat mes kryeministrit Rama dhe deputetëve të opozitës së re.

Paguan agjensinë për punësim në Gjermani e kurs gjuhe, por humb 900 euro.

Dritan Malaj tregon, se në prill të vitit 2019, ka firmosur një kontratë me një kompani punësimi për në Gjermani, që quhet Meto&Genta. Sipas kësaj kontrate, detyrat e tij ishin të plotësonte dokumentacionin dhe të bënte një kurs për gjuhën gjermane. Detyrat e kompanisë ishin, që t’i ofronte punësim dhe integrim në shtetin gjerman. Por i gjithë problemi është, se në kontratë nuk përcaktohej afati. Dritani bëri kursin për gjuhën gjermane, për të cilin nuk mori as certifikatë edhe pse pagoi 300 euro për të. Ndërkohë duhej të paguante dhe 600 euro të tjera, pra në total 900 euro. Kaloi një vit dhe duke parë që po mashtrohej, Dritani vendosi të bënte një kërkesë me email për kthimin e dokumentacionit dhe pagesës. Ndërkohë në takime me administratoren, iu tha se do t’i merrte për dy javë, por asgjë nuk iu kthye. Kjo e fundit i thotë gazetares së emisionit “Stop” , se kontrata është pa afat, ndaj qytetari nuk ka të drejtë të kërkojë pagesën. Ajo pretendon, se duhet të investigojë tregun gjerman dhe kjo mund të zgjasë edhe 5 vjet.Përsa i përket pagesës së kursit, ajo thotë se në cdo vend mund të bësh kurs, të paguash dhe nuk merr certifikatë Ndërkohë zonja pranon, se certifikatën nuk e njeh as ambasada gjermane.

Performancat e karantines/ Fituesja 6 vjeçare nga Kruja në studion e Stop.

Gjatë periudhës së karantinës emisioni “Stop” prezantoi nismën “rri në shtëpi-rri me Stop”, duke u sugjeruar të gjithë prindërve, që t’u mbushnin kohën fëmijëve të tyre, duke zhvilluar talentet e tyre, në kushtet e izolimit.Me qindra video mbërritën në redaksinë tonë dhe shumë prej tyre janë transmetuar në program të premteve.Sot në studion e emisionit tonë, bashkë me Saimirin e Gentin është fituesja e vendit të parë,Sabrina Kaciu 6 vjece nga Kruja, e cila u pëlqye më shumë nga publiku në performancën e saj në piano. Ajo interpretoi edhe në studion e TV Klan dhe tregoi gjatë emisionit, mbi pasionin e saj, që shpalli fituese.




Të ngjashme