Stop Tv Klan | Një format satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj.

Lin-Pogradec, dhentë në rrugë, vija e plazhit si shteg dhish

Një kope dhensh ka vërshuar në rrugë në Lin të Pogradecit. Në po këtë vend vija e plazhit duket si shteg dhish.Tre kabina postare pranë zyrave të Postës Qendrore në Tiranë nuk punojnë, e duken si objekte muzeale.

Sipërfaqja e lumit Drin nuk duket për shkak të mbetjeve të hedhura aty.Në sipërfaqen e lumit Metallës në Shijak peshq të ngordhur kanë dalë në sipërfaqe. Janë këto disa nga episodet, që shfaqen e komentohen në pjesën e parë të emisionit, në rubrikën, “Hitparade i absurdit shqiptar”.

Durres, pallati i rikonstruktuar si ditën e tërmetit, banorët pa strehim

Jemi në qytetin e Durrësit, pranë pallatit Kevin, në lagjen nr 17 , pallat, që u dëmtua nga tërmeti i vitit 2019. Banorët tregojnë, se firma, që e mori për rikonstruksion, e mbylli në muajin prill, por la shumë gjëra të papërfunduara, duke filluar nga elektriket, shkallët, pajisjet hidraulike etj. Banorët thonë, se nuk mund të futen në të tilla apartamente, por nga ana tjetër bashkia u ka ndërprerë bonuset e qirave, pasi pallati është dorëzuar.

Durres, pallati i rikonstruktuar si ditën e tërmetit, banorët pa strehim

Ne pamë vetë me kamera situatën e pallatit, që dukej si të nesërmen e tërmetit.Kontaktuam në telefon me njërin prej ortakëve të firmës “Inert Shpk”, Halil Muho, i cili thotë, se pallati është përfunduar, por aq para ishin parashikuar në projekt. Sipas tij, fondi prej 2.2 milionë lekësh, nuk mjatonte për ta bërë pallatin, sic e duan banorët.

U dëmtua nga tërmeti, firma e rikonstruksionit dorëzon pallatin pa përfunduar punimet

Një pallat në qytetin e Durrësit në lagjen Nr.17 u dëmtua nga tërmeti i vitit 2019. Për të bërë riparimet e shkaktuara nga tërmeti, Bashkia Durrës kontraktoi një firmë. Ndërsa banorëve ju paguan bonuset e qirasë dhe çdo familje ju dhanë rreth 5 milionë Lekë të vjetra për të bërë riparimet në ambientet e brendshme.

Tani banorët janë ankuar pranë emisioni Stop në Tv Klan dhe thonë se firma e punimeve ka dorëzuar pallatin, ndërsa ka lënë shumë gjëra pa përfunduar, duke filluar nga elektriket, shkallët, pajisjet hidraulike etj. Banorët thonë se nuk mund të futen në të tilla apartamente, por nga ana tjetër bashkia u ka ndërprerë bonuset e qirave pasi pallati është dorëzuar. 

Jemi banorë të pallatit tek firma Kevin. Ra tërmet, u prish nga tërmeti, e fitoi një firmë për ta rindërtuar pallatin. Shkalla e dëmtimit të pallatit ishte DS4. Dhe këtu erdhi firma për të bërë ndërtimin. Firma Inerti shpk. Punimet filluan në vitin 2021 dhe punuar disa muaj. Më në fund firma e deklaroi të mbaruar pallatin në Maj-Qershor 2022. Ne prisnim që firma të vazhdonte punimet. Ndërkohë kemi vajtur në bashki, i jemi ankuar kryetares së bashkisë dhe na ka thënë do çojmë avokatin tonë atje. Kemi pritur dhe s’ka ardhur asnjë njeri. Problemi qëndron se pallati nuk është përfunduar dhe ka njerëz që vijnë marrin çelësat të hyjnë për të jetuar sepse ju është shkëputur dhe bonusi dhe nuk jetojnë dot se s’ka as korrent, as ashensor, asnjë gjë brenda. Firma nuk na i hap telefonat”, thotë një nga banorët e pallatit.

Kamera e Stop pa në brendësi pallatin, gjendja e të cilit dukej si në ditën e nesërme pas dëmeve të shkaktuara nga tërmeti. Linjat elektrike dhe hidraulike ishin lënë të papërfunduara, ndriçimi në korridore dhe shkallët e përbashkëta nuk ekzistonte, ashensori ishte dëmtuar, dhe sipas banorëve, ka ndodhur pasi punëtorët e firmës i transportonin materialet ndërtimore dhe ashensorin e pallatit.

Gazetarja e Stop kontaktoi në telefon me njërin prej ortakëve të firmës “Inert Shpk”, Halil Muho, i cili thotë se pallati është përfunduar, por aq para ishin parashikuar në projekt. Sipas tij, fondi prej 2.2 milionë Lekësh nuk mjaftonte për ta bërë pallatin siç e duan banorët.

“Tani, është bërë rikonstruksioni i atij, sipas preventivit që është parashikuar, jo totalisht. Afati ka qenë gati një vit, më duket. Dhe punimet kanë përfunduar sipas projektit, të gjitha, ç’a kanë qenë për t’u bërë. Mund të ketë nevoja dhe për shumë gjëra të tjera, por ata kanë marrë nga 5 milionë Lekë, çdo familje. Veç qirasë dhe nga 5 milionë, për t’i mbyllur të tjerat. Shkallët kanë vetëm elektriket, asnjë gjë tjetër. Pallati do 10 milionë euro të mbyllet i gjithi, siç e duan ata”, thotë Halil Muho, i cili mohon që punëtorët të kenë përdorur ashensorin e pallatit, por ndryshe tregon video që kanë filmuar banorët, ku duken punëtorët duke ngarkuar karrocën brenda ashensorit. /tvklan.al

Kamëz, pa shkolla e pa transport, fëmijet shtypen si sardele në furgon

Jemi në Kamëz për problemin me mbingarkesën e nxënësve në furgonët e transportit për në shkollë. Shkolla 9 vjecare “Lidhja e Prizrenit” në Paskuqan nuk ka përfunduar dhe fëmijët kanë kaluar në gjimnazin “Isa Boletini”.

Fëmijë dhe prindër bëhen me dhjetra në një mikrobus të vogël.E njejta situatë edhe me shkollën 9 vjecare dhe kopshtin në Kamëz. Ndërtesat janë prishur, ndërsa godina e gjimnazit në Babrru është në rikonstruksion.