Video, me aftësi ndryshe, fëmijët dërgohen të marrin kafe për kujdestaret

Një video e mbërritur në redaksinë tonë tregon kushtet në qendrën komunitare për fëmijë me aftësi të kufizuara në Durrës.Anëtarë të kësaj qendre, dërgohen të marrin kafe për punonjësit në barin përballë, duke kaluar rrugën, pavarësisht rrezikut nga automjetet.

Video skandali, xhamia monument kulture zaptohet nga ndertimi pa leje

Jemi në Berat në sheshin “Harmonia”, që nga dy anët e saj ka Kishën dhe Xhaminë e Plumbit. Por zona pas xhamisë është zaptuar nga një rrethim i shëmtuar. Bëhet fjalë për një ndërtim pa leje, që zgjat prej tre vjetësh. Bashkia e ka për detyrë ta mirëmbajë këtë shesh dhe Xhaminë, që është dhe monument kulture i kategorisë së parë. Xhamia në fjalë është një vepër e rëndësishme e trashëgimisë arkitekturore të shekullit XVI në Shqipëri. Pjesa e rrethuar pas Xhamisë së Plumbit u pezullua para tre vjetësh, por që atëherë nuk është hequr nga Bashkia e Beratit. Gjithë ky territor i përket Xhamisë dhe aty janë gjetur varre të vjetër. Ne interesohemi në Bashkinë e Beratit, por aty nuk ka asnjë lëvizje, drejtuesja e IMT-së është një zonjë shtatzënë, që nuk ndodhet në punë. Nga burimet tona kemi mësuar, se Bashkia ka njoftuar subjektin privat, që ta heqë vullnetarisht rrethimin, por nuk dihet, se për c’arsye kjo bashki nuk ndërhyn.

Kaluan arkivolin dorë më dorë, hapet rruga pas transmetimit të Stop

Para disa ditësh treguam, sesi familja Muçllari ka privatizuar një ndërtesë, që dikur ka qenë e kooperativës në fshatin Çërravë të Pogradecit. Më vonë ajo u pajis me certifikatë pronësie për 300 m2 truall, por me ndërtimet e viteve të fundit, mbeti pa rrugë.Familjarët pretendojnë, se sipas dokumentave kanë rrugë dhe kjo i ka futur në sherr me një familje komshinjsh, duke e akuzuar, se ka bërë mur të paligjshsëm. Familja tjetër, nga ana tjetër, thotë, se ka dokumenta të rregullta.Edhe pse cështja ka vajtur në institucione, asnjë prej tyre nuk e ka zgjidhur dot konfliktin.Pak kohë më parë është ndarë nga jeta kryefamiljari Mucllari, por e cuan të pajetë dorë më dorë në banesën e fundit, për shkak, se nuk kishte rrugë, ku të kalonte.Në përballjen mes fqinjëve në konflikt, këta të fundit i thellojnë sharjet dhe kërcënimet ndaj njëri-tjetrit, duke i hedhur edhe më shumë benzinë zjarrit.Pas transmetimit tonë denoncuesja Eliverta Muçllari,na njofton, se problemi i saj u zgjidh. Ajo thotë, se me ndërhyrjen e kryetarit të bashkisë u hap rruga në një pjesë tjetër, jo aty ku bëhej sherri.

/tvklan.al