Stop Tv Klan | Një format satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj.

“Luftë gjelash” në parlament në ditën e falenderimeve

Sot është dita e thanxgiving, ose festa e falenderimeve. Simboli i tryezës së festës në SHBA, ku kjo ditë ka traditën e saj, është gjeli i detit.Ndërsa në Shqipëri, kjo e enjte, si zakonisht u karakterizua nga “lufta e gjelave” në sallën e parlamentit. Shumica dhe opozita u përlasën për debatin e projektit të ri të Portit të Durrësit.

Video, banorët përplasen me ndërtuesen, që shiti tre herë banesat e tyre

Në vitin 2019 Stop ka publikuar rastin e Luan Nikollarit, i cili denonconte ndërtuesen Drita Daci, për shitje dy herë të apartamentit, që e kishte blerë me kredi në vitin 2015. Cifti Nikollari ka ndërruar jetë, por ndërtuesja Daci vijon të shkaktojë probleme pa i hyrë gjemb në këmbë. Banorët e dy pallateve të ndërtuar nga Drita Daci denoncojnë këtë të fundit, pasi ajo ka braktisur objektet dhe banorët janë detyruar, të të zgjidhin bashkë energjinë, ujin, ashensorin dhe hipotekën e apartamenteve.Më në fund, në 2021-shin, këto dy objekte u legalizuan me kërkesën e banorëve dhe me shpenzimet e tyre. Në një ceremoni pompoze certifikatat u dhanë nga kreu i Kadastrës Artan Lame. Por legalizimet u anuluan, pasi Drita Daci bëri një denoncim në Spak me pretendimin, se banori, që u mor me legalizimin, ka marrë para.Banorët e penalizuar nga abuzimi dhe pandëshkueshmëria, përballen me ndërtuesen problematike, duke ia numëruar në fytyrë të gjitha problemet.

Juristët në bllok dënojnë abuzimet e Suela Dashit: Për studim në shkollë!

“Stop” rikujton mënyrën, sesi ish-prokurori Emëror Kasaj dhe gjyqtarja Suela Dashi shfrytëzuan postet për hakmarrje personale ndaj avokatit Arben Llangozi.Këtij të fundit, mungesa e profesionalizmit nga cifti Kasaj-Dashaj, dhe sjellja si në pronë të babait, i kushtuan avokatit pezullimin e licensës për 7 muaj.Kreu i shoqatës së avokatëve penalistë Saimir Visha dhe ish prokurori i përgjithshëm Genc Gjokutaj analizojnë situatën, duke folur për abuzim nga ana e zyrtarëve të drejtësisë.Madje ky i fundit thotë, se ky rast është aq unik, sa duhet të studiohet në fakultetin e drejtësisë.Avokati Llangozi ka bërë dhe një ankesë në ILD për gjyqtaren Suela Dashi, por prej 7 muajsh nuk ka përgjigje. Eugen Beci, ish-prokuror, thotë, se ILD i ka instrumentat ta verifikojë këtë rast dhe të marrë masa administrative deri në heqje të ushtrimit të profesionit për Suela Dashin.