Stop/ Hitparade i absurdit shqiptar.

Në zonën e Gjirit të Lalzit, një qytetar ka mbledhur mbeturinat e bërë instalacion me to. Pas prokurororëve, vetingut po i nënshtrohen edhe pemët në organin e akuzës. Janë këto disa nga videot, që shfaqen e komentohen në studion e “Stop”, në rubrikën “Hitparade i absurdit shqiptar”.

Stop/ Mungesa e fizikes ne gjimnaz, djeg maturanten e ekselences nga mjeksia.

Jemi në Durrës për problemin e maturantes, Dajana Suci, e cila ka përfunduar gjimnazin “Dom Nikoll Kacorri” me rezultate të shkëlqyera, por nuk ka arritur të jetë fituese në asnjërën prej degëve të mjeksisë, që ishte dhe ëndrra e saj.Kjo, për shkak, se në vitin e tretë nuk ka bërë fizikë, pasi nuk bëhej dot një klasë me këtë lëndë, ndaj dhe i është llogaritur 4 në sistemin e pikëve.

Stop/ Fizika i dogji mjeksine, drejtoria vendore: nuk e dime, na vjen keq!

Për problemin e maturantes Dajana Suci, morëm takim në zyrën vendore të arsimit parauniversitar Durrës dhe takuam drejtoreshën e kurrikulave Matilda Leka. Ajo na tha, se kjo zyrë nuk kishte dijeni, për situatën, që Dajana ishte e interesuar të bënte fizikë.